Plani i Eurogrupit, një dalje "aksidentale" e Greqisë

10 Mars 2015, 10:36Rajoni TEMA

Eurogrupi duket i gatshëm në parim ta ndihmojë Greqinë, por realiteti mund të jetë më i shpejtë. Shumë specialistë shprehen për “graccident” dalje aksidentale të Greqisë nga Eurozona.

Qëkurse në rendin e ditës është dramë e Greqisë, ministrat e eurogrupit takohen pak më herët që të shmangin seancat e gjata deri në mesnatë. Për herë të katërt ata diskutojnë në Bruksel për planet dhe dëshirat e kolegut të tyre grek Janis Varoufakis. Ajo që dihet parprakisht është se mundësitë për përparime në bisedime janë të ulëta.

Si është gjendja reale në Greqi?

Troika ishte për herë të fundit në Greqi në tetor. Dhe të gjitha vlerësimet e deritanishme nëse Greqia është para falimentimit ose së ka falimentuar tashmë kanë qenë supozime, edhe pse thirrjet e fundit për ndihmë nga Athina tregojnë një situatë të tensionuar. Sipas raporteve në mediat greke të ardhurat nga tatimet në muajin shkurt duhet të kenë rënë përsëri me 1,5 miliardë euro. Edhe rritja ekonomike është ndalur dhe në tremujorin e katërt të vitit 2014 ishte në minus. Për të financuar buxhetin aktual qeverisë iu desh të merrte në mars të holla hua nga fondet e pensioneve.

Kryeministri Alexis Tsipras kërkoi në një intervistë me revistën “Spiegel” që Banka Qendrore Evropiane duhet t’i aprovojë Greqisë kredi afatshkurtra shtesë për financimin e buxhetit shtetëror dhe i kërkoi shefit të komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker një takim krize. Përveç kësaj thuhet se një anëtar i qeverisë greke ka kërkuar nga Komisioni i BE-së në Bruksel ndihmë humanitare për vendin. Megjithatë shifrat mungojnë. Athina ka shlyer këstin e parë për kreditorët prej rreth 300 milion eurosh. Por deri në fund të marsit ajo duhet të paguajë gati 2 miliardë euro si interes mbi obligacionet dhe për paratë që ka marrë nga FMN-ja. Ende nuk duhet nëse Greqia mund t’i paguajë këto shuma.

Plani gjashtë pikësh i Greqisë i pamjaftueshëm

Janis Varoufakis ka kërkuar pagesa paraprake prej 7 miliardë eurosh nga paketa e shpëtimit të BE-së dhe FMN-së.

Por shefi i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem mendon se plani gjashtë pikësh i Greqisë është i pamjaftueshëm. “Nga 20 masat që duhet të ndërmarrin grekët, ata kanë paraqitur gjashtë,” tha Dijsselbloem. Eurogrupi duket i gatshëm në parim ta ndihmojë Greqinë, por realiteti mund të jetë më i shpejtë. Gjithnjë e më shumë specialistë të ekonomistë dhe të financave po shprehen tani për “graccident” dalje aksidentale të Greqisë nga Eurozona, sepse vendi po rrëshqet më shpejt se sa pritej në një falimentim të shtetit.

Plani grek është një përzjerje masash të arsyeshme por edhe kontraproduktive. Pozitiv është krijimi i një institucioni të pavarur për buxhetin dhe një administrim më i mirë i buxhetit në ministri. Por nga ana tjetër ka edhe plane për krijimin e një ushtrie private spiunësh të përbërë nga studentë, amvisa dhe madje edhe turistë që pritet të padisin tregtarët, pronarët e restorantëve apo të hoteleve që nuk paguajnë TVSH-në. Këtu, me sa duket qeveria do të ketë në shenjëstër sikurse edhe qeveria paraardhëse pronarët e biznesit të vogël, sepse deri tani nuk ka thënë asnjë fjalë për oligarkët që bëjnë evazion fiskal.

Plani grek nuk përmban masa që kërkohen prej eurogrupit dhe kreditorëve të tjerë, si privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, reformimi i arkave të pensioneve dhe forcimi i administratës fiskale.

25 komente në “Plani i Eurogrupit, një dalje “aksidentale” e Greqisë”

  1. Bimi says:

    Varufakis me pashaporte australiane ka 2 jave QE rri neper hiltonet e europes DHE Duket sikur Tallet me Europen por tallet me greket ..,dalja nga euro Nuk do te thote dalje nga Europa ,kur te fillojne te ndryshojne mentalitet do hyjne prap.

    1. Tironci says:

      gjynah……….

      1. it'sme says:

        Presim ndonje koment nga tfgs, vëra e zezë e Janullës.

  2. Suferina says:

    Komedia greke po i afrohet fundit. Epilogu do jete drame nga me te rendat qe ka pesuar shteti i pavarur grek. Arsya eshte e thjeshte: Vodhen te gjithe duke menduar se Evropa vetem do hidhte para ne kete vend. Gati gjysma e grekeve jane me nga dy e tre eksoxiko dhe me disa aktivitete te pavarura. Si gjithnje barren e krizes e paguajne shtresa me pa mbeshtetje e pa te ardhura.

  3. eleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Shkrime bajate te DW !! Mire qe i publikoni, te pakten informohuni para se ti publikoni pasi ky shkrim nuk ka sens me realitetin !

    1. anticensurë 311 says:

      klepti përse nuk na sqaron ti??
      përse nuk na nxjerr ti nga ersira që duan të na fusin këta gjermanët që ju krijuan ju në kurriz tonin!?bile dhe ky maskarai mero!!
      klepti na nxirr një shkrim të ndonjë gazete fshati, në greqisht dhe po qe e mundur në dialekt!!
      thjesht për të mos e kuptuar fare!!
      shko moj pirdhu!dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë,më keq se një pjesë e mirë e shqipove!!
      harrojnë këta bashkombasit e mi se ne jemi në të njëjtën gjëndje,i vetmi ndryshim është se ne nuk kemi përfituar gjë!!ju të paktën keni përfituar ddisa vjet!!ju ishit në një nivel deri diku të lartë,në krahasim me ne,dhe po thyeni hundët tashti!!ne, si do që të ndodhë,si thyejmë hundët!ne jemi me hundë në tokë!!
      e keqja tonë është se ne nuk zëmë mënd!nuk mësojmë!ndoshta për faktin se nuk e dimë se ka më mirë!!ne kavërdisemi në mutin tonë!zgjedhim politikanët që na gënjejnë më shumë!ata që shajnë më shumë dhe ata që janë batakçinj më të mëdhej!!bile dhe kur na vjedhin ne i hyjnizojmë,bile dhe i mbrojmë!!
      shiko berishë e metë,bile dhe dritan priftin!!vodhën sa u kënaqën,vranë e prenë sa u kënaqën!!ishamë dhe u ngritëm në demostrata për ti rrasur bërnda,u vramë dhe tashti ka rrezik të vritemi për ti mbrojtur!kërkuam ti dënonim sepse ishte hajdut në radhët e kundërshtarit,tani i mbrojmë sepse është hajdut në krahun tonë!!
      nga do që të rrotullohesh ata të hajdutë të mënçur,ne të vjedhur budallenj!!
      kurse ti o klepti je me të gjithë bajgat e tua!mjafton që krenaria tënde greko ortodokse të mos nëpërkëmbet!!
      shëndet dhe bytë të forta o dhi e zgjebosur me bisht përpjetë
      përshëndetje nga një cjap po aq i zgjebosur

      1. eleΥΘeriskeΨi (1) says:

        “Zoteri”,
        kerkoni ti pergjigjem shkrimit tuaj ne te cilen nuk egziston asnje pike referimi, me qellimin e vetem te villni “kocimaren” qe keni pire;;
        C lidhje keni ju me kulturen e Klimax, Claus, Katarakti etj..

        Pervec se jeni i pasjellshem jeni edhe idiot!

        1. jorgo lypsari says:

          Rufa alvaniko kavli rufiana

        2. anticensurë 311 says:

          moj debile injorante,nuk të kërkova përgjigje por të thashë mos ha se stë bën mirë!!ti vetë e di që ato që shkruan nuk i ke nga vetdija por nga emocioni!!vetë ato që shkruan janë jashtë llogjikës!!ti e di mirë se politikanët tuaj ju kanë mashtruar,këta të qiprasit,po ashtu,dhe prap vazhdon tia vësh fajin shkrimeve të DW!!jo moj zonjë nuk është faji i të tjerëve pse në greqi,ju,u shtrinë këmbët shumë më gjatë se jorgani!!ashtu si nuk është faji i të huajve përse shqiptarët janë të përçarë gjithnjë!!popujt kanë fajet e tyre!!zgjedhin qeveri të qelbura që “punojnë” një vit për popullin dhe,popullit,i duhen dekada të ndreqë të “mirën që i kanë bërë”!!
          kjo është moj lefti dhija e zgjebosur!!
          prind i mirë është ai që ekonomizon pasurinë e familjes së tij jo ai që merr borxhe për ta bërë fundjavë tërë vitin!!kjo ndodhi me ju!!kjo po ndodh me ne!!ti aq tru nuk ke sa ta kuptosh një gjë të tillë!ti je aq e trashë,aq emocionale sa të pranosh të flësh nëpër karton rrugëve dhe të mos e ulësh hundën para “allvanove”,por moj debile harron,si harrojnë dhe debilat tanë,se dhe ne jemi në të njëjtin nivel!!akoma ska plasur,por dhe ne jemi po aq keq sa ju!!borxhet e mara për të larë borxhet e tregojnë gjëndjen tonë!!
          kështu moj debile,si ju dhe ne nuk duhet të pranojmë më politikanë që na ngopin me “rritje rrogash”,por ata që na ulin koston e jetës!!kjo do të bëjë që të shkojmë përpara!!
          qiprasi juaj ju propozoi një bllof në vënd të rimëkëmbjes së ekonomisë me shtrëngim rripi dhe ju e pranuat!!me të vërtetë në ’45ën u bë një plan marshall,por duhet ta dish se popujt e përdorën atë ndihmë për të filluar punën dhe jo për të ngrënë!!nuk pati ndihma sociale por pati punë dhe një tas supë për tërë ditën!!sot ne kërkojmë mish të pjekur verë të mirë dhe punës i shkërdhejmë brekët!unë skam harruar atë që më kanë treguar prindërit e mi!pas lufte kanë punuar për hiç buka ishte me racion,kur kishin!puna skishte racion!harrove si kanë punuar grekët pas lufte?në të njëjetën gjëndje jeni dhe tashti!përpara se të më ndërsehesh mua,kërko që ata qeveritarët e tu mahstrues të rikëthejnë paratë e nxjerra jashtë!!përpara se ti hakrrohesh puntorit gjerman për mbrojtjen që i bën djersës së derdhur prej tij,taksave të tij,kërko që pasanikët e tu të ndyrë,po ata që kanë qënë dhe bashkpuntorë të nazistëve,të paguaj rregullisht taksat!të paguaj dëmet që i ka shkaktuar shtetit me mospagimin e tyre për dekada të tëra!!
          kështu moj klepti debilja,klizma,claus e katarakt(nuk i kam lexuar të gjithë shkrimet e tyre)por që në fund të fundit nuk bëjnë gjë tjetër veç se fajin ja lënë dobiç dikujt tjetër!!atij që deri dje ju mbushi me para!atij që ju bëri realitet mirqënjen tuaj!atij që ju dha mundësinë që të zhvilloheshit!
          POR QË JU I BËTË KAKËN KËSAJ MUNDËSIE!
          QË JU E BËT SI DIKUSH,FESTË TËRË JAVËN!
          U BË DETI KOS E U BURRA GARRUZHDET!!
          ky është qëllimi i shkrimit tim moj klepti!moj debile e pandreqshme,moj emocionale nacionaliste trape!moj tipike ballkanase!njerëz si ti do të nalënë kështu lesh e koqe,të përçarë ne ballkanasit!!në vënd që të mësojmë nga njëri tjetri nga ato që kemi pësuar,ne i fshehim dhe godasim njëri tjetrin!!shkatërrojmë veten dhe të tjerët!!ne që kemi qënë dikur civilizimi,fillozofia e botës sot jemi bishti i saj!
          klepti unë zgjeben time kërkoj ta shëroj ta heq qafe kurse ti kërkon ta mbulosh!unë dua të shërohem,ti do të dukesh e bukur!!
          vëri gishtin kokës e mos ja hidh fajin atij që punon,gjermanit,por atij që vjedh e përfiton politikisht,të pasurve dhe “puntorëve politik”me të cilët keni mbushur administratën tuaj!
          ky moment për greqinë,nesër për shqipërinë,ëshë një ’45!pa shkatërrime,por me shtrëngim rripi dhe përveshje mëngësh!po su bënë këto,keni,kemi,për të jetuar në koma farmakollogjike për kohë të gjatë!kemi për të lënguar shumë gjatë!!

          1. jorgo lypsari says:

            @anticensurë 311

            shoku mos u merr me prifterinjte e janulles, e kane llogjiken 0. humbje kohe

    2. h says:

      Na ndriço pak ti se kjo “pacavurja ” gjermane sben!
      Cili eshte realiteti?

    3. arbereshi says:

      O binjaku i Pucofagos, gjykon ti DW, dhe shkrimet e DW tu dukan bajate dhe raliteti Grek, dmth jevgjeria, te duken moderne.OO PALLLLLLLLLLLL. O katunarorural te cilesise se fundit.Shpellaret jane nje shkalle me lart se ju.Ju qekeni Beduin amazone

  4. Bentirona says:

    Dalja e Greqise nga EURO perben nje rrezik per ekonomine Europiane, por per popullin greg do ishte fatale, ose mjerim i papare.

  5. katarakti says:

    Keshtu ndodh kur bie ne dore te fajdexhinjve. Te marrin shpirtin. Por faji kryesor nuk eshte i fajdexhinjve, por i te “parit te shtepise” qe per tu bere i mire me femijet e tij, qe ata ta “duartrokasin” shkon e merr borxhe per tu blere “femijeve” çokollata dhe bonbone. Por ne fakt gjysmen e ketij borxhi e fut ne xhepin e vet per te bere jete! Dhe nxjerr shtepine ne ankand. Dhe vjen koha qe duhen paguar borxhet. Dhe fajdexhinjte atehere te kerkojne shtepine. Normal. “Femijet” lebetiten dhe fillojne te qajne dhe te shajne. Por nuk shajne “babain” e tyre harapçi dhe maskara, por fajdexhiun. Femijet ndofta nuk kane faj, por greket qe kane qene nje popull i zgjuar dhe me tradita, nuk duhet t’i kishin lejuar politikanet e tyre t’i genjenin me rroga dhe nje nivel jetese qe e tejkalonte shumefish gjendjen reale te Greqise. Tani ata duhet t’i kerkojne llogari qeveritareve dhe deputeteve te tyre te dikurshem qe i moren keto borxhe, gjoja per te miren e vendit. Duhet te hetohen dhe te burgosen Karamanlisi, Papandreu, Simitis e kompani. Bashke me te gjithe deputetet e atehershem qe i votuan keto borxhe dhe kete jetese mbi mundesite reale te Greqise. Dikur ne Shqiperi sundonte nje udheheqes gjakatar. Por ai e kishte ndaluar me kushtetute marrjen e borxheve dhe kredive te huaja. Por pastaj erdhi nje “shpirt njeriu”. Ai jo vetem qe shkaterroi gjithçka qe kishte ndertuar gjakatari, por per inat te tij ua shiti edhe te gjitha pasurite kombetare ketyre fajdexhinjve dhe per me shume filloi edhe ai te merrte borxh per 7 pale qejfe. Po ndertoi edhe disa piramida ku shqiptaret mjaftonin te futnin kursimet e tyre dhe brenda disa muajve ato shumefishoheshin!
    Keshtu e pesojne popujt dhe vendet qe nuk ndjekin politika nacionale, por terhiqen nga hunda. Jo me kot nje intelektuali i njohur çek pati bere thirrje disa dekada me pare: “Popuj jini vigjilente”!

    1. Pelasgian says:

      Shume i sakte !!!

      Faji kryesore eshte i PAPA-NDREVE ( Me siguri me prejardhje Shqip….KARE)

      I MicoTAQVE (Me siguri edhe ky mund te ket prejardhje S….KARE)

      dhe i shokve SAMAR GOMAR E VENIZELOS .

  6. Klimax says:

    Dalje “aksidentale” e Greqise nga BE????!!! Mos e keni “muhabetin” per “dalje aksidentale e Greqise nga euro (€)” , ashtu si dhe perpiqet te “sqaroj” artikulli, se ndryshe kur shkruhen tituj “bombastik” kaq te papergjegjshem, kaq femijnor, kthehemi vertete ne qesharaker!!!
    BE, BQE dhe FMN rifillojne punen duke u rikthyher ne Athine. Nuk ka rendesi se ky ekip do te quhet Trojka apo dika tjeter. Me e rendesishmja eshte ky “bast” i BE-se dhe i Fondit Monetar Nderkombetar per te perfunduar programin e tyre, ky program qe ka pese vjet qe ka filluar (däri tani teper i dhimbshem dhe pa rezultat) per shmangien e Greqine nga katastrofa dhe rikthimin e saj me normalitet ne tregjet boterore.
    Pra i vetmi “plan” ne Eurogrup eshte “plani i shpetimit” sepse cdo ide tjeter e kundert ne mendjen e ndonje burokrati te Brukselit do te ishte nje vetvrasje! Dhe atje ku perfundon “shakaja” e dites fillon kompromisi i radhes, sepse vetem kompromisi eshte ne interes te te gjitheve!

    1. anticensurë 311 says:

      por ka kompromis e kompromis!!
      eutanazia është gjithashtu një kompromis!!
      këtë duhet ta dish,kuptosh!besoj!!
      gangrena nuk mbahet thejst për të pasur gjymtyrën,por pritet gjymtyra për të ruajtur pjesën e shëndoshë të trupit!!

  7. Insistoj says:

    Një pyetje “shumë e thjeshtë”: Sa shqiptarë emigrantë në Greqi, janë kthyer në Atdheun e tyre “të dashur”, tani që Greqia “po shkatërrohet”…???!!! Po ju a them unë: As 0,5 përqind…!!! Konkluzionet tuaja, zotërinj “patriotë”, nacionalistë e internacionalistë…!!!(??????)

  8. zhuli politikes tone says:

    çar ka bo vaki mre paska bo vetvrasje tgfs

  9. Apollon says:

    Besa e shqipetarit eshte Shqipetaria.
    Kjo Shqipetari qe realizimi isaj eshte sikur te fluturosh me presh ne bythe dhe te arrish ne Mars.
    Si behet kjo?
    Ndertohet nje instittucion qe te quhet Kishaxhamteqe keshtu qe bashkimi behet ne nje pjese me me bythe perpjet, ngatjetra me duart larte se do presin dollare nga “Zoti” dhe keshtu behet realitet”endra”ose oniro e Placko Vashes qe u ngop me loqene festimet e pubeve.

  10. ss says:

    Sipas eres mut po vjen nuk do shum te qelbet shteti grek Europa po mundohet te shenoj tek thembra e Akilit ku ka mbetur forca e paket e shtetit grek e cila ka qene moll sherrei i nje femije te llastruar gjithnje me jep.

  11. ylli polar says:

    shqiptaret nuk jane kthyert nga greqia por me te shumtit jane pa pune dhe hane ne mencat kolektive te kishes dhe te shoqerive te ndryshme bamirese .do rrine sa tu mbarojne dhe eurot e fundit e do kthehen ne shqiperi ashtu sic iken ne greqi ne 90-en.

  12. Claus says:

    Perse nuk merr “Tema” emisionet e kanalit ARD qe u tranesmetua dje dhe te rrenqethej mishi kur e degjoje?

    Ishte me te vertete tmerr kur ” 3 tekniciene” te FMN, BQE dhe KE, vendosin per fatet e vendeve si ne Portugali, Irlande dhe ne rastin konkret Greqise.

    Pa kontrolle parlamentare, pa njohurite mbi ekonomite e ketyre vendeve merr kalemin dh shkurto masa te gjera, pastruesa ministrish, sanitare dhe infermeire spitalesh, hidh ne rruge mjeke dhe zyrtare shkurto rrogat ne masa katastrofale dhe ja keto jane reforma.

    Degjova dhe u mterrova, kur ne Portugali rrogat mujore kane shkuar rreth 400 €, kur ne PBB ne Greqi ne vitin 2013ka shkuar rreth 182 miliarde € kur ne vitin 2006 ishte 217,8€!!!!
    Borxhi jo vetem qe nuk eshte por ka shkuar firifiu rreth 315 miliarde €!!!!

    Dhe injoranti me i madh me shkolle fillore e kupton qe tere ajo reforma eshte vetem nje ushqim te pallogaritshem per bankat gjermano-franceze.
    360 milione € vetem nga interesat kane fituar bankat gjermane nga viti ne keto 3-4 vitet e fundit.

    Greqia ka nxjerre ne pah korrupsionin gjigant

    1. Claus says:

      Greqia ka nxjerre ne pah korrupsionin gjigant qe ka pushtuar qeverite dhe vete institucionet financiare europiane.

      Eshte nje loje e felliqur qe po u nxjerr bojen.

      Sa per “DW”, te nderuar, ai eshte nje stacion zyrtar qe mbahet me taksat e taksapaguesve gjermane dhe qe permban ne bordin e saj drejtues politikane te CDU dhe SPD.
      E fundit eshte nje seksion kosovaresh dhe ne kete pike nuk dua te zgjatem shume.

      E dini cilen ka patur stacioni qendror gjerman ZDF ne bordin e saj drejtues:
      Te mirenjohuren Doris Pack!

      Eshte mire se para se te flisni, lexoni dhe informohuni pak dhe pastaj merrni kalemin dhe shkruani.

      Po si shqiptare nuk e dime se c`eshte dinjiteti dhe humanizmi.
      Cila qeveri eshte rrezuar per shkaqe ekonomike ne Shqiperi?
      Asnje!
      Ne hedhim qeveri vetem per shkak videosh dhe bloqesh.
      Tek planet ekonomike nuk kemi shkuar akoma, jo se nuk duam, por nuk kemi, se ekonomia eshte gjithe kohen ne krize.
      Kudo ne Itali, Greqi bien qeverite per ulje rrogash dhe rritje cmimesh, po tek ne?
      Aq e kemi hirozontin.
      E dini se ku jemi?
      Te enjten kemi Protesten e radhes per Video e Doshit!!!

      Ndersa varferia eshte pjese e jetes mes tritolit dhe plumbave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje