Çështja Doshi/ Didi e Çipa do të dëshmojnë gjatë javës

15 Mars 2015, 17:58Kronika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi dhe ai i Tiranës Ardian Cipa pritet të jenë dy nga zyrtarët e tjerë që do të dëshmojnë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me cështjen Doshi.

Dëshmitë e Didit dhe Cipës pritet të jepen gjatë kësaj jave, ndërsa organi i akuzës do të  vijojë të sqarojë në një tjetër seancë ballafaqimi dëshmitë e depuetetit Tom Doshi dhe vrasësit të penduar Durim Bami.

Prokuroria e Përgjithshme deri më tani  ka konfirmuar vetëm një fakt: Durim Bami, njeriu i vënë në praga që prej 5 marsit , nuk është bashkëpunëtori i drejtësisë.

Ai është i akuzuari i vetëm për vrasje të mbetur në tentative të deputetëve Doshi dhe Fufi edhe pse në dëshmit e tij ai e ka hedhur poshtë këtë akuze. Në dëshmitë e tij, Durim Bami ka deklaruar se e gjithë kjo histori është një sajesë.

I vetmi që ka mbështetur Doshin në këtë akuze, është Dritan Prifti. Pas dëshmisë së dhënë në prokurori Prifti deklaroi: Kam ardhur të denoncoj një vrasje. gj.k/

 

2 komente në “Çështja Doshi/ Didi e Çipa do të dëshmojnë gjatë javës”

  1. Pallat e qeverise Albanistane says:

    Cfare presin keta ,qe ata te pranojne ,hetusiy ,prokuroria duhet td bszohet ne fakte te tjera qe bien ne kundershtim me theniet e tij .sot te gjithe kriminelet nuk pranojne asgje .

  2. skifteri says:

    ***…Artan Didi eshte nje nga policet me shembullor qe kam njohur ne shqiperi,me I ndergjegjshem,me I vendosur per te zbatuar ligjin. Si ky polc ka nevoje sot shqipria . Te jeni te bindur qe ky njeri zbaton vetem ligjin.Kushe VIHET PERBALL TIJE ESHTE I HUMBUR ne serjozitet dhe vendosmeri per zbatuar detyren si te shenjte.Deponimi qe do te beje ne prokurori ka vlera te mdha per zbardhjen e ngjarjes Tom Doshit e [email protected]@@@@@@

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje