Krujë/ Persona të maskuar lidhin dhe torturojnë bashkëshorten e kreut të Komunës Bubq, vihen në pranga

13 Mars 2015, 10:00Kronika TEMA

Tre persona të armatosur dhe maskuar, kanë grabitur banesën e kreut të komunës Bubq në Krujë, Qemal Daci.

Por, ata nuk janë mjaftuar me kaq.

Mësohet se grabitësit kanë lidhur dhe torturuar bashkëshorten e Dacit.

Ky i fundit nuk ka qenë në banesë gjatë ngjarjes së rëndë.

Policia ndërkohë identifikoi dhe arrestoi tre personat e dyshuar të ngjarjes.

Ata janë 3 adoleshentë nga zona, Fatjon Korriku 23 vjeç, Fatjon Dani 18 vjeç dhe Fatjon H. 17 vjeç.

Mësohet se ata kanë detyruar gruan t’u tregonte ku i mbanin paratë dhe kanë vjedhur 10 milion lekë të vjetra./b.l

13 komente në “Krujë/ Persona të maskuar lidhin dhe torturojnë bashkëshorten e kreut të Komunës Bubq, vihen në pranga”

  1. Albani says:

    Hajdutet shkuan dhe vodhen kryehajdutin.
    Perse nuk vodhen komshiun e tij ata?….
    I denueshem vetem dhuna ndaj bashkeshortes n.q.s. eshte e vertete,jo lidhja e saj se per ta lidhur do e lidhnin ata,por dhuna n.q.s.ka pasur.

    1. Sandra says:

      Ike mo pirdhu ti anadollak, e tere ngjarja eshte kriminale, po na justifikoke vjedhjen ti!

      Neqoftese ka vjedhur kryetari, mos u beni Robin Huda po shkoni denonconi!

      1. Albani says:

        Po ti kush je bashkeshortja apo dashnorja e kryetarit?
        Denoncimeve ia kemi pare hajrin.
        N.q.s. dikush te perdhunon shko e denoncoje,pas 6-muajsh te perdhunon dhe te vret.

  2. komuna says:

    kur qeka martu komuna bubq …………..hahahahahaah

  3. lapsus says:

    mos eshte bashkshortja e kryetarit te komunes bubq ???? apo njelloj eshte?

  4. Njonî says:

    Artikull i qëlluar!!

  5. Tema korigjoje kryeartikullin se nuk ka mundesi qe te gjith burrat e fshatit Bubq te ken nje grua,se e bet te shkreten punetore moteli !? Mos donit te shkruanit gruaja e kryetarit te komunes Bubq ?

  6. Me deshire mund te beni dhe disa Satistika per keta fshataret
    grabitesa,hajduter n°1 ne ket zone te F.Krujes,mire ate zone e kane te veten dhe bejne si te duan por me e tmerrshme eshte qe nga ajo toke po dalin kryhajdutet me te rrezikshem te Shqiperis,jo vetem per ate zone por jane perhapur ne Tirane,Durres,Kruje etj te perhapur me grupe qe veprojne naten,i bejne vizita te gjithve familjeve pak nga pak per cdo dite,muaj ,vite ,ushqehen me te mirat e te tjerve ku
    shikojne qe dikush eshte ne gjendje te mire Ekonomike duke bere vizita diten dhe duke e studjuar ate per te vepruar naten.
    Mire ne Shqiperi,por jane perhapur ne tere Europen duke vjedhur,grabitur
    familje te ndryshme ,duke dhunuar ne menyre cnjerzore te moshuar , pasi jane njerez qe nuk kane force(mosha e thyer)dhe pikerisht perfitojne per ti grabitur,me pak fjale njerez te paftyre dhe DNA. BASTARDE…….!

    1. loni says:

      ti more kopil duhet te kesh lindur te cezma afer ferres.,qe ofendon njerezit pa i njohur.

  7. TONI says:

    Te gjithe adoleshentet e Bubqit u quakan Fatjon!

  8. shqip says:

    dje si per çudi , gjate manifestimit te shpellareve te zinte syri tek tuk ndonje parrulle. bubqi zgjedhje te parakohshme. apo thumana meta ik. apo kruja rrofte luli. e te tjera te zones se tritolsave. kete ngjarjen me sa duket e kane bere t’ja faturojne meta-stazes. mbetje otomanesh qe nuk njohin as ligj e as maliq.kur i pyet se per se kane ardhur ne tirane, te pergjigjen rrofte sali berisha. u ka zene frymen injoranca shqupqareve.

  9. v.duka says:

    Zoterinje te hetusise,”majtas ndero”, ndeshkoni grabitesit, por “djathtas mos haro”, pse i mba gjithe ato leke ne shtepi nje kryetare komune, biles te verifikoje burimin e atyre lekeve.

    Me respekt V.Duka.

  10. fatmiri says:

    Nje vrejtje per ju te gazetes Tema: 23 vjeç nuk eshte adoleshente , por i rritur. Ne kemi deputet nga 23 vjeç qe na bejne ligje. Me korrekt ne shprehjet tuaja. Adoleshent quhet nga 14 deri maximumi 18 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje