Mbrëmë rreth orës 19.30 shërbimet e Policisë Kufitare në Vlorë bllokuan një një peshkarexhë me mbishkrimin “Cobra III”, me flamur të huaj e regjistruar dhe e nisur nga Mola di Bari, Itali.
Mjeti u zbulua nga radarët dhe menjëherë u ndalua dhe u bë kontroll në peshkarexhë.
Autoritetet kufitare bënë shoqërimin e saj dhe ekuipazhit prej 4 personash për në brigjet shqiptare.
Për shkak se mjeti lundrues gjuante peshk pa leje në territorin shqiptar, është bllokuar ngarkesa e gjetur në bord.
Policia Kufitare procedoi kapitetin e peshkarexhës P. Dilorenzo, 39 vjeç me shtetësi italiane, lindur dhe banues në Mola di Bari, Itali, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Kjo tregon se shteti ka filluare te funksionoje te dashur shqiptare.
Hidhi hekrat ketyre terronve