Operacion antitrafik në 5 shtete, 2 të arrestuar në Shqipëri/ Tahiri: Partnerët na besojnë

10 Mars 2015, 14:09Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një operacioni të gjerë antitrafik të shtrirë në disa shtete dhe në kuadër të të cilit janë arrestuar në total 40 persona.

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “ALBA NOSTRA 2”, i cili është zhvilluar  në Itali (qytetet Milano, Pavia,  Macerata,  Asti) si dhe në Gjermani, Belgjikë, Rumani dhe Shqipëri, policia shqiptare ka arrestuar:

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më datë 09.03.2015, sepse Gjykata e Pavias në Itali, ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar  për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Si rezultat i bashkëpunimit midis strukturave të Policisë së Shtetit (Interpol Tirana dhe Sektorin Kundër Trafiqeve të Paligjshme) me Policinë Italiane, si dhe koordinimit me Drejtoritë e Policisë Qarqeve, Durrës, Elbasan dhe Lezhë është bërë arrestimi i këtyre personave në orët e para të mëngjesit të ditës në Durrës, si dhe shpallja në kërkim e një personi të tretë.

Në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar janë arrestuar në total rreth 40 shtetas.

Sipas autoriteve italiane shtetasi Albert QAFA, arrestuar sot është një ndër anëtarët kryesorët të këtij rrjeti kriminal.

“Operacioni vijon në bashkëpunim të ngushtë me policitë e vendeve partnere“, deklaroi Artur Beu, përfaqësues i Policisë.

“Partnerët na besojnë operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar. Besojnë te Policia, tek përkushtimi, serioziteti dhe profesionalizmi, që deri dje mungonin tërësisht”, shkruan ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në fb, për rezultatet e operacionit.

4 komente në “Operacion antitrafik në 5 shtete, 2 të arrestuar në Shqipëri/ Tahiri: Partnerët na besojnë”

  1. patrioti says:

    Na flliqen. Nuk mund te themi krenar me qene shqiptar me kta mafioze. Le t kalben n burg tere jeten.

    1. Klimax says:

      Ne mes te lluces se ujrave te zeza kemi qene e jemi o patriot! Nuk e ndjen kundermimin e aromes se fekaleve?! Atehere kur jemi kthyher si krimba jashteqitjeje ske perse te trembesh se mos felliqesh nga nje zbrazje e zakonshme e nje WC-je! Dhe mbi te gjitha mos u lodh te kerkosh krenarine e te qenit shqiptar se ske per ta gjetur kurre! Thjeshte, vazhdojme te genjejme vetveten me fallcitete te kota per te mbijetuar nga frika e realitetit! Deri kur?

  2. qytetari says:

    Tahiri i ben qefin vetes dhe gangove te grupit te vet:”partneret na besojne”:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje