Shqipëria kthen ne Angli unazën e pilotit britanik

9 Mars 2015, 16:00Kronika TEMA

Në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua sot një ceremoni, në të cilën u krye akti i dorëzimit të unazës së pilotit angalez, rreshterit Xhon Tompson, rënë në krye të detyrës gjatë Luftës së Dytë Botërore, në tetor të vitit 1944, në Kaptinë të Martaneshit.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon, nipi dhe motra e pilotit rënë në krye të detyrës Xhon Tompson, familjarë dhe të afërm të familjes Çala etj.

Unaza e tij ishte gjetur rastësisht rreth viteve 1960 nga Jaho Çala, i cili ia kishte lënë amanet të birit të tij, Xhemil Çala, që ta ruante me kujdes dhe kur të vinte rasti të gjente mundësinë për t’ia nisur të afërmëve të tij. Në këtë unazë martese ishin të shkruar inicialet “Xhon dhe Xhois”. Me ndërmjetësinë e Ambasadës Britanike në Tiranë dhe Ambasadës Amerikane u bë e mundur identifikimi i kësaj unaze dhe lidhja me familjarët e ish-pilotit të vrarë në Britaninë e Madhe.

Muhamet Aliçka, personi që kontaktoi me Ambasadën Britanike, tregoi shkurtimisht historinë e kësaj unaze.

Folën gjithashtu edhe nipi i pilotit të vrarë britanik, Alan Webster, si dhe ambasadori britanik, Nicholas Cannon.
Në këtë ceremoni, ministra e Mbrojtjes, Mimi Kodheli u shpre se “Rreshteri britanik Xhon Tompson, në një ditë të ftohtë të tetorit 1944 humbi jetën kur avioni i tij “Halifax” u përplas në malet shqiptare pas furnizimit që u kishte bërë njësive tona në luftë me okupatorin nazist. Djaloshi 23 vjeçar dha jetën për një kauzë të përbashkët dhe ne sot po kujtojmë të gjithë ata që bënë sakrificën finale për vendet tona, po kujtojmë dëshmorët e rënë që nuk u kthyen kurrë tek miqtë dhe familjet e tyre”.

Ndërkaq, Kodheli vlerësoi kontributin e madh që dhanë për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë aleatët tanë natyralë, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nga një regjim totalitar kaluam në një tjetër më të egër, që zgjati për 45 vjet të errëta. Ata që erdhën në pushtet e injoruan kontributin e aleatëve tanë anglo-amerikanë.

Rreshteri Xhon Tompson i la të dashurit e zemrës përpara kohe, jeta iu shkurtua në një fushë-betejë të largët mijëra milje larg nga Anglia qendrore. Por kujtimi i tij jetoi gjatë si në Angli ashtu dhe në Shqipëri, mes familjes Tompson dhe familjes Çala”, është shprehur ministrja Kodheli.

Me këtë rast, Kodheli ka falënderuar përzemërsisht familjen Çala, për mbajtjen gjallë të kujtimit të një të rëni për çlirimin e Shqipërisë, Ambasadën Britanike në Tiranë për përpjekjen e gjatë për identifikimin e të ndjerit Xhon pas kaq shumë vitesh, ndërsa një falënderim të veçantë ajo përcolli për familjarët e rreshterit Tompson, për motrën e tij, Ëebster, e cila ndonëse në një moshe të thyer ishte e pranishme në këtë ceremoni.

“Sakrifica e tij sublime do të jetë e paharruar. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, tha ministrja Kodheli.

Më pas, Xhemil Çala, djali i Jaho Çalës, i dorëzoi unazën motrës së pilotit të vrarë, Xhon Tompson, Dorothy Ëebster. Ministrja Kodheli i dorëzoi Webster një kuti me një pjesë të avionit dhe gurit të malit të Sinojit, ku ishte rrëzuar mbi 70 vjet më parë avioni.

Po kështu ,  Kodheli i akordoi “Çertifikatën e Mirënjohjes” Jaho Çala, e cila iu dorëzua të birit, Xhemil Çala.
Gjithashtu, nga pala britanike u dhanë disa dhurata simbolike, si dhe letra mirënjohje të dërguara nga Forcat Ajrore Britanike për familjen Çala. /gj.k/

6 komente në “Shqipëria kthen ne Angli unazën e pilotit britanik”

  1. Claus says:

    Akt i larte i Ministrise se Mbrojtjes, por me i larte eshte akti i familjes Cala.

    Veprim sa “modest” aq edhe human. Me te vertete nje akt qe mediat britanike nuk besoj se do ta harrojne.
    Akt mbreselenes ky i te atit dhe te birit.

    Falenderim te vecante per kete lajm qe na dhuroi kjo familje.
    Sa nevoje kemi per to.

    1. MM dhe kreu i saj znj. Kodheli meritojne pergezime per kete gjest dhe aktivitet… Berishistet le te vazhdojne me skena e prapaskena deri tek ky i diteve te fundit TOMDOSHI-Gate, se gjate do rrine ne Opozite dhe rruge gjithashtu…

  2. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Nje veprim i shkelqyer njerezor,e teper mallengjyes.-BRAVO !

  3. Vladimir says:

    Faleminderit zonja Kodheli dhe familja Cela! Gjeste te vogla, por shume mbreselenese per dashurine qe percjellin, dashuri qe ne shqiptaret e kemi marre qe ne qumeshtin e nenes. Shpresoj qe kjo ceremoni te leri gjurme e te pasohet nga te tjera ngjarje te bukura ku mikpritja jone tradicionale, dhimbsuria e zemergjeresia shqiptare te cilat aq mire i ka pershkruar Baironi- dalin ne pah shume bukur, duke sfiduar keqbesimin qe shfaqet jo pak here ndaj njerezve tane.

  4. Daje Ceni says:

    Anglezet na paskan derguar arme? Shpifje, ne ia morem armet armikut pasi i beme te dorezoheshin nga thirrjet e furishme “Para partizane” dhe sulmet qe u beme te armatosur me sopata e thika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje