Policia e Shtetit dhe OSHEE përgjatë një jave kanë kryer 5.593 kontrolle, nga të cilat ka rezultuar vjedhja e energjisë elektrike në 23 raste. Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, është identifikuar vjedhja e energjisë nga 23 persona, ndër ta 2 faturistë dhe 1 elektriçist të OSHEE-së për shpërdorimdetyre.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 9 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, janë shpallur në kërkim 6 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 8 persona , ndër ta 2 Faturistë dhe 1 elektriçist të OSHEE përshpërdorim detyre.
Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 3.357 lidhje të abonentëve debitorë dhe 20 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 121 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. /gj.k/