Përplasja me armë në Shkodër ku u vra 19-vjeçarja dhe u plagos i fejuari i saj, për një këngë

9 Mars 2015, 10:05Kronika TEMA

Përplasja e ndodhur orët e vona të së shtunës me armë në Shkodër, ku mbeti e vdekur një 19-vjeçare, duket se ka ndodhur për një këngë.

Paulin Ndoja, 22 vjeç, kishte shkuar në lokalin me muzikë live me të fejuarën, Elsa Tusha, 19 vjeç dhe një shok, Toni Toma.

Ata kanë porositur që të luhej një këngë, por ajo është vonuar dhe pas dy orësh, ata janë konfliktuar me 56- vjeçarin Selim Aleti, që kujdesej për lokalin.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe djali i 56-vjeçarit, Mirsadi.

Pas kësaj, tre të rinjtë janë nisur drejt makinës së tyre, një “BMË X5”, dhe Toni Toma ka nxjerrë një automatic, me të cilin ka goditur Selim Aletin.

Ky ka mbetur i plagosur, ndërsa në këtë moment ka ndërhyrë i biri, që i ka rrëmbyer automatikun Tomës dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Për pasojë ka mbetur e vdekur Elsa Tushe, ndërsa i fejuari i saj u plagos./b.l

17 komente në “Përplasja me armë në Shkodër ku u vra 19-vjeçarja dhe u plagos i fejuari i saj, për një këngë”

  1. Tironsi says:

    Po mir mer jahu, kur do bohemi njerez prej verteti ne?!???

    A bohet sherr per nje kenge? Po varja kenges, edhe sikur mos e kendojne fare, nderro lokal dhe varja!!!

    Iku goca e shkrete kot fare!

    (Po policia a i bo ndonje kontroll ketyre X5 dhe X6??
    Tahiri, bej postblloqe te premte dhe te shtune naten, po jo me nje polic, por postbllok tamam, qe te bejne shurren nga frika keta trimat me kallash)!!

    1. Alban says:

      TE pershendes Tironso.
      Ndaj te njejtin mendim me ty.
      Duhet te bejne me shume kontrolle te befasishme kudo.

      1. Adriatik says:

        Sa here lexoj kroniken e zeze te keti vendi bindem per origjinen ariane te banoreve.

        Keto jane krime tipike rrac ariane.

    2. eko says:

      Hallall. Ca debila me pak. Pe lesh shkofshit perdite, sa me shume.

  2. alti says:

    Pune shqiptaresh dhe aq me keq pune malokesh. Te iki njeri sikur te jete nje qen

  3. Bimi says:

    E zot I madh..Si levizin akoma me arme ,me keq se kafshet ne usa

  4. Tironci says:

    Kjo rinia e sotme jane bo vari ka.. . Bohen tape me nje kanoce redbull e jo me pastaj me pije alkolike.
    Ta fusesh nje familje ne zi per nji mut konge, ky eshte kulmi.
    Ku eshte toleranca dhe respekti i Shqiptarit?. Cfare bohet, u prish dynjoja.

  5. Led says:

    Per nje kenge?!?!?!?!? Nje jete njeriu?!?!?!? O zot cbehet keshtu?

  6. jori says:

    22 vjec me X5 dhe ben sherr per nje kenge por per kete djalin nuk ka koment!!!!!Ngushellime per vajzen por nje keshille per vajzat e tjera qe te studiojne, te punojne dhe te mirat materiale ti fitojne me djersen e tyre jo ti marrin te gatshme,ne kohe shume te shpejte dhe pa e ditur se si jane arritur keto te “mira” qe ne fakt jane “e keqja” e rinise se sotme.

    1. pilo pela says:

      Dakort që ti fitojnë me djersë mor Jori,po nuk na the me ç’farë djerse,me djersën e ballit apo me djersën e bythës!

      1. realisti says:

        Ngushellime familjes per humbjen e vajzes. Askush nuk duhet te vdese ne nje moshe aq te re e per me teper ne rrethana aq absurde.

        # pili Desha te thoja se vajzat e zgjuara punojne vete dhe jane te pavaruara, nuk kane nevoje per laca qe t’i blejne rroba e te dalin lokaleve. Por qe te arrish tek kjo filozofi duhet studiosh, te ulesh te punosh, te sakrifikosh dhe te kursesh. Pasuria nuk vihet qe 22 vjec shoku!

  7. kasemi says:

    Ja pra malokeria e maks velos, po per nje kenge o tu mbyllte???!

  8. H. Malo says:

    E çuditshme.Toni ka nxjerre automatikun dhe ka plagosur Selimin. I biri Selimit i ka rrembyer automatikun dhe ka qelluar, jo Tonin por çiftin brenda ne makine.

  9. endri says:

    Ndoshta ka qene ndonje kenge me rendesi te vecante per cunin e ri 22 vjec me BMW X5 !!! Kesaj kenge do ia degjoni kengen me vone kur te dali qe ky ka qene i porositur nga Ilir Meta, por ia ka treguar te gjitha Tom Doshit dhe kenga vazhdon …. popull injorant dhe gjaknxehte. Keshtu do jete gjithmone … Sa trishtim.

    1. true says:

      “popull injorante dhe gjaknxehte” jane dhe norvegjezet qe jane gomeret e europes. Eshte politika ajo qe keqperdore shqiptaret, ndersa norvegjezet e kane nga ADN qe jane te gjithe si popull psikopeter!

  10. lavdosh says:

    Policia nuk mund te kontrolloj te gjithe veturat ne cdo kohe
    Kjo tregon se ka tek akoma cuba dhe ne kete rast duhet te behet fjale per njerez me precedente, sepse njerezit normale nuk dalin me kalashnikove jashte shtepise
    E pazakonshme qe per hic gje te nxjeresh kalashin
    Forca goditese e policise eshte ne kete rast zbulimi dhe arrestimi i shpejte i autoreve

  11. fieraku4u says:

    TALLAVA, ORIENTALIZEM, INJORANCE TOTALE SHQIPTARE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje