Gramsh, përplaset autobuzi i nxënësve me një mjet, 1 i vdekur 10 të plagosur

9 Mars 2015, 09:03Kronika TEMA

Një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në orët e para të mëngjesit, teksa një autobus me mësues e nxënës është përplasur me një automjet tip “Fuoristradë”.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Çekrez të Gramshit.

Përplasje mes dy automjeteve shkaktoi daljen nga rruga duke rënë edhe rreth 2 metra nga ura.

Viktima është 55-vjeçari Hysen Braçja, i cili ka qenë duke udhëtuar me fuoristradën AA875CK.

Autobusi transportonte nga Sulti drejt Skënderbegasit mësuesit e shkollave të kësaj komune.

Mësohet se të plagosurit, kryesisht mësues, janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje