FOTO/ Udhëtonin drejt Greqisë me 500 gramë heroinë, arrestohen dy persona

9 Mars 2015, 09:49Kronika TEMA
FOTO/ Udhëtonin drejt Greqisë me 500 gramë heroinë,

Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 550 gramë lëndë narkotike heroinë dhe ka arrestuar në flagrancë dy persona.

Personat e arrestuar janë  Luan Bakiaj , 57 vjeç, nga Fieri dhe Mandi Arapi, vjeç 33 nga Vlora.

Këta dy shtetas po udhëtonin në drejtim të Greqisë, kur në makinën e tyre tip Wolsvagen me targë FR 7297 C, drejtuar nga 57 vjeçari  Bakiaj u gjet sasia e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të automjetit në ambientet e brendshme u konstatua se në pjesën e shasisë (dyshemeja) në brendësi, poshte sediles së shoferit u konstatua një pako e mbeshtjellë me plasmas të zi, për të cilën u dyshua se është lëndë narkotike, ku pas peshimit rezultoi se pesha e saktë ishte 550 Gramë lëndë Narkotike e dyshuar Heroinë.

Menjëherë u njoftuan Specialistët e Sektorit të Narkotikëve në D.P.Q.Gjirokastër të cilët kanë mberritur menjëherë në vendngjarje dhe pas kontrollit të automjetit , kanë bërë shoqërimin në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër të drejtuesit të automjetit dhe të pasagjerit për veprimet e mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore , u bë arrestimi në flgarancë i dy shtetasëve të mësipërm për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike , kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kalun Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme./j.h

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje