Ballafafaqimi Doshi-Frroku, i tensionuar: Bëhu burrë Mark, e thuaj të vërtetën

10 Mars 2015, 09:34Kronika TEMA

Ballafaqimi i djeshëm mes Mark Frrokut dhe Tom Doshit ka qenë i tensionuar.

Doshi ka këmbëngulur para prokurorëve, se ka qenë pikërisht Frroku ai që e ka lajmëruar për planin e vrasjes.

“Më ke marrë në gusht në telefon kur kam qenë jashtë shtetit, jam kthyer dhe jemi takuar”, i ka thënë Frrokut Doshi para prokurorëve.

Por, Frroku ka mohuar të ketë dijeni për atë që thotë Doshi.

“Bëhu burrë Mark, e thuaj të vërtetën”, i është drejtuar sërish Doshi atij.

Kjo bisedë sipas Doshit është bërë në prani të shoferit të tij, shtetasit Klodian Mema, i cili gjithashtu ka dëshmuar ditën e djeshme.

Por, Frroku ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

Për këtë arsye, Doshi ka kërkuar nga prokuroria të marrë tabulatet telefonike të tij dhe deputetit Frroku, çka sipas tij tregojnë bisedën që ata kanë pasur në gusht të vitit të shkuar./b.l

10 komente në “Ballafafaqimi Doshi-Frroku, i tensionuar: Bëhu burrë Mark, e thuaj të vërtetën”

  1. kaurri realist says:

    Nuk ka burrnì m’ate ane te Drinit, o Tom Doshi, burre Kelmendi. Burrnija e ndera e Gegenise ndalet prej Zotit e natyres te rrjedha e paster e lumit Drin.

    1. loku says:

      hajde drejtsi hajde ne kemi gjith kriminelat ne pushtet e ne drejtsi njerez me arme me drgoge vrases me pages jan te lire kure ligji shiptar i kodi penal eshte 3 vjet burgim vetem per armmbajtje pa leje kure se kta vrasin presin shesin droge jan te lire ik se lat nam ven ne prokurori per shfaqe se asgje ska per te dal per ceshtjen doshi frroku jan tabulatet qe vertetojn kush genjen eshte shum e thjesht kta duan enverin ti qi robt te gjithe ktyre pushtave

  2. Besa says:

    Mbreme Ilir Meta ne Opinion deklaroi se kishte marre ne telefon Doshin per kete ceshtje kur e mori vesht para 6 muajsh por duke qene se Toma e kishte te fikur telefonin ai mori Markun i cili ishte me Tomen dhe bisedoi aty per aty me te nepermjet telefonit te Frrokut.

    me kete deklarate te Ilir Metes bie deklarimi i Frrokut se nuk ishte ne dijeni per ngjarjen. Ndaj prokuroret duhet ta rimarrin ne pyetje Frrokun i cili besoj katerciprisht se po shantazhohet per te mos folur per gjerat qe di.

  3. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Nuk e di si mund te jete e verteta, por nqs eshte keshtu sic thote Toma, keta Frroket jane te gjithe pa burrni, (i vellai ne burg, ca me shume)!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. Denid says:

    Mos e peshtjello me tej lemshin ore Dosh Kodoshi,se vete do biesh Brenda,po I ben nje sherbim te madh Berishe Kriminelit.

  5. mira says:

    Psikologet e vertete dine te dallojne horrin dhe cubin e vertete.
    Toma ka bere para hiç me shume se te gjithe birbot e politikes, por per burni e pame kur rrinte mes plumbave ne 21 janar, kur rrufjanet e politikes u futen ne strehim dhe e ndiqnin ngjarjen si ne film prapa xhamave.

    Populli nuk eshte budall.

  6. Spartaku says:

    Tom Doshi duhet te vizitohet te ndonje psikiater i mire se mund te jete i semure,me depresion,si Sali Berisha qe eshte i çmendur.

  7. Cufi says:

    Eh or Spartak or Idiot duhet drejtesi.
    Ti do marresh rroge ne administrate edhe 2 vjet pasta do kalosh 4 vjet te tjera ne protesta e greva urie keshtu do ti ver filli sorrollopit tend brez pas brezi.

  8. Bossi -kossi says:

    Cubat me histori jan te pabese

  9. Bossi -kossi says:

    E kamikaze te veshtire te menoj qe ne drejtsin shqiptare ka ndonje gykates te ndershem por dua te shpresoj. Se tom doshi me kete rast nuk do ti jepet e dreja menoj qe Tom te bajn drejtsi vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje