Komisariatet/ Pas zyrave të shërbimit, radha e kushteve në dhomat e shoqërimit

9 Mars 2015, 16:04Kronika TEMA

Për 200 mijë banorët e Tiranës që marrin shërbime në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, është fuksionale një zyrë e re e shërbimit unik.

Ajo ofron rreth 70 shërbime në një sportel të vetëm dhe në kushte optimale.

Për Ministrin e Brendshëm ky është një tjetër shembull i vendosmërisë për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe shmangien e praktikave korruptive.

I pyetur nga mediat për zgjidhjen e problemit të mbipopullimet në Komisariate, një rekomandim i theksuar edhe nga Avokati i Popullit,  ministri Saimir Tahiri tha se po hartohet një plani strategjik lidhur me përmirësimin e kushteve të atyre që ndalohen në Policinë e Shtetit.

“Kemi filluar me Zyrat e Shërbimit ndaj qytetarëve, sepse t’ju marr shembull vetëm në Komisariatin nr. 1 ofrohen rreth 70 shërbime për afërsisht 100 qytetarë në ditë, ndaj është parë më prioritare përmirësimi i shërbimit në mënyrë thellësisht cilësore për qytetarët, eliminimi i korrupsionit dhe do vazhdohet paralelisht me përmirësimin e kushteve sa i takon dhomave të shoqërimit”, tha Tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje