Çështja Doshi/ Agim Rama dëshmon në Prokurori, nesër në mëngjes dëshmon edhe Dritan Prifti

9 Mars 2015, 19:26Kronika TEMA

Kunati i Sali Berishës, Agim Rama mësohet se po dëshmon  në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me daljen e emrit të tij në “Çështjen Doshi”.

Ai po e jep dëshminë  e tij në këto momente.

Emri i Agim Ramës u përmend pas akuzave që bëri Tom Doshi në drejtim të Ilir Metës se ai kishte porositur vrasjen e tij, ndërsa Meta iu kundërpërgjigj duke thënë se Doshi shkoi tek ai për t’i thënë se kunati i Sali Berishës në bashkëpunim me persona të tjerë kërkonin ta eleminonin fizikisht.

Ndërkohë ditën e nesërme ne oren 09:00 të mëngjesit pritet të dëshmojë edhe Dritan Prifti.

Prifti deklaroi 4 ditë më parë  se Ilir Meta kishte urdhëruar vrasjen e deputetit Tom Doshi, për mbështetjen që ky i fundit i dha Priftit në publikimin e videos së Metës për aferën korruptive prej 700 mijë euro./j.h

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje