Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në periferi të Pavias, ku është masakruar një 30-vjeçare shqiptare.
Mediet italiane shkruajnë se viktima punonte si prostitutë.
Ajo është vrarë në shtëpinë e saj nga Carmine Losio, 50 vjeç.
Mësohet se ky i fundit kishte shkuar në shtëpinë e viktimës rreth orës 22:00.
Më pas, të dy ata ishin zhveshur.
Por, në këtë moment ai ka rrëmbyer një thikë në kuzhinë dhe ka goditur disa herë 30-vjeçaren shqiptare.
Më pas, ka goditur edhe vetën në qafë dhe bark.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar britmat dhe të alarmuar, kanë njoftuar policinë.
Për momentin identiteti i vajzës shqiptare nuk bëhet i ditur.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por mediet italiane shkruajnë se autori i krimit ka pasur në të kalurën probleme psikologjike./b.l
BOBOOOO CA BOHET KSHTU MOR AMAN , NE CDO GAZETE VETEM KRIME , VRASJE E VJEDHJE .
DUHEN DIKTATORET SE KSHTU SI PO SHKOJNE PUNE PO DHITET BOTA KEQ FARE.
A ka njeri ndonjë “statistikë”, se sa shqiptare (dhe shqiptarë(?!)), punojnë si prostituta (legale dhe ilegale) në Shqipëri dhe nëpër Evropë…??? Shikoni dhe videot e TEMËS, për “festimin” e grave, në 8 Mars, në striptizaret e Tiranës…!!!!