Monika Kryemadhi thërritet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar mbi akuzat e Doshit

10 Mars 2015, 19:47Kronika TEMA

Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka thirrur për të dëshmuar Monika Kryemadhin.

Mësohet se Monika Kryemadhi do të dëshmojë rreth akuzave të ngritura nga Tom Doshi.

Ky i fundit ka deklaruar se Monika Kryemadhi e ka njohur Tonin e Kombinatit.

Kur nisi parlamenti, duke pas atë miqësi që kishim përpara, u bëmë dy seanca dhe me Ilirin nuk komunikuam më. Bisedova me një shok timin që më thotë a t’i them kështu- kështu është situata.

Isha në Shëngjin për një darkë me Blendi Klosin dhe më mori ky shoku për të folur me Metën. Meta më thotë çfarë janë këto muhabete?!

Mirë i thashë, hajde pijmë një kafe nesër. E mora në telefon ditën tjetër, shkuam te Sheratoni dhe ja shpjegova, i thashë Toni në emrin tënd ka shkuar ka bërë porosinë për të më vrarë mua dhe Mhill Fufin. Unë i thashë që nuk e besoj, është absurde, të quaj mik ty. Thirri edhe Monikën. Më tha po lajmëroj ambasadat.

Pyeti Monikën dhe i tha ti e njeh Tonin? Po i tha Monika, Toni i Kombinatit. A e di, i tha, ku e ka lokalin? Po, i tha, afër shtëpisë tonë. Më tha mua po shkoj të takoj pak Ramën. I çova mesazh Ramës ku e njoftova që i thashë Ilirit që t’i s’ke dijeni. Shkoi Meta te Rama dhe Rama luajti rolin se s’dinte gjë. U kthye prap Iliri.

Kemi ndenjur rreth 4 orë bashkë. E kishte një siklet. E lamë në darkë për t’u takuar në Durrës, ku vjen me Ramën me Saimirin. Duke qenë bashkë i thashë që nuk dyshoj tek ti, duhet të jenë ata tjerët i thashë. Kushedi ka dash Berisha me krijuar destabilitet.

Ky u qetësua. Këtë ja thashë edhe në zyrë, por këtu nuk ka lidhje as kunati i Berishës dhe asnjë prej krahut kundërshtar. Kisha dashur të ishin ata, që të mos ndodhte tek krahu im politik”, tha Doshi..

4 komente në “Monika Kryemadhi thërritet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar mbi akuzat e Doshit”

  1. Kojshia e dosh doçit kodoshit says:

    Ky Doshi nuk e di se cfare bene zoti e misherofte shkone te ver vetullat dhe po nxjerr syte thote populli, krijoj kete alibi dhe tash vjen verdall me dal nga ky lemsh po me sa duket do perfundoj ne burg si shpifs ordiner dhe i pa vlere zoti te misherofte o qenie gjalle e parlamentit sharlatan.

  2. isu says:

    njelloj si AI Qorri Prifti Apo hoxhapara 3 vitesh.

  3. dida says:

    Meta pyet Moniken e e njeh Tonin. Monika e njihte Tonin – tha edhe Meta tek tv Klan (Opinjon). Pra Monika po del shume e fuqishme njeh mire dhe boten e krimit sidomos te zones se Lacit Lezhez te atij pellgu dhe per cudine me te madhe na paraqitet nga Rama si nje kandidature per Kryetare Bashkie per Tiranen. Gjerat ndoshta jane me thelle, flitet se Meta nuk ben gje pa dhene ok Monika. Mendoj se nje intrige eshte thurur por zbulimi eshte i veshtire.

  4. human says:

    Me keto historira te frikshme, te trilluara ose te verteta, keto palo deputete dhe politikane i kane vene nje vule tjeter te zeze vendit tone.

    Si guxojne keta politikane qe Europa te na pranoje ne BE ?!

    Me keto ngjarje Shqiperia ka bere 20 vite prapa. Haram i paçin te gjtha perfitimet te cilat nuk i meritojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje