Policia arreston 10 drejtues mjeti pa patentë/ Vitin e kaluar u hoqën 5700 patenta në Tiranë

10 Mars 2015, 15:52Kronika TEMA

Dhomat e shoqërimit në Drejtorinë e Tiranës mëngjesin e së martës ishin të mbipopulluara.

Vetëm policia e Qarkullimit kishte arrestuar 10 shoferë, gjatë orëve të vona të natës.

Në aksionin që zgjati disa orë u organizuan kontrolle në pika kyçe, mbi mjetet që konstatoheshin me probleme.

Në shumë raste u ndaluan drejtues mjeti që lëviznin edhe pse patenta u ishte pezulluar për një shkelje.

Burime zyrtare thanë për TemA-n, se të arrestuarit janë: Vebi Bushi, Bajram Sheftelia, Blerim Masha, Gazmend Rexha, Besim Hoda, Mario Mjekra, Albert Pjetri, Sadik Shurdhi, Mefali Lleshi dhe Pal Preka.

Në muajin e fundit, policia e qarkullimit është treguar ofensive, sidomos me arrestimet për dhënie rryshfeti.

Kështu brenda 20 ditësh janë mbi 30 vetë të vënë në pranga për ofrim parash, teksa ndaloheshin nga patrullat policore për shkelje në rrugë.

Rastit i fundit ishte sot në Librazhd, kur 30-vjeçari Imer Koduzi tentoi të korruptonte me 1 mijë lekë efektivët e qarkullimit, pasi u ndalua për xhamat e veshur me plastmas të zi.

Ndërsa gjatë vitit 2014, vetëm në kryeqytet policia e qarkullimit ka penalizuar me heqje patente rreth 5700 shoferë shkelje semafori, shpejtësi të lartë etj.

1 komente në “Policia arreston 10 drejtues mjeti pa patentë/ Vitin e kaluar u hoqën 5700 patenta në Tiranë”

  1. m says:

    kontrolloni neser e pasneser se do keni plot pa patente qe do vine per te enjten e sali serbit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje