SHISH, shkresë policisë: Nesër mund të ketë dhunë, në protestë edhe persona të rrezikshëm

11 Mars 2015, 15:49Kronika TEMA

Policia e Shtetit paralajmëroi në një konferencë mundësinë se në protestën e PD-së mund të ketë dhunë.

Kjo gjë mësohet se bazohet edhe në një shkresë të Shërbimit Informativ, përveç deklaratave agresive të drejtuesve të PD-së.

Në këtë shkresë thuhet se në protestë pritet të marrin pjesë edhe persona me rrezikshmëri të lartë dhe precedentë penalë.

Sipas shkresës, rreth 80 persona të tillë pritet të jenë vetëm nga Qarku i Shkodrës.

Dyshohet se ata vijnë me qëllimin për të shkaktuar trazira.

“News24” thotë se ka siguruar telegramin urgjent që Policia e Shtetit u ka nisur komisariateve në rrethe me detyrat për parandalimin e ndonjë akti kriminal dhe për sigurinë.

Në shkresë citohet se “me qëllim parandalimin e ndonjë akti të mundshëm kriminal dhe sigurimin e rendit publik gjatë zhvillimit të kësaj proteste, nga ana e Policive në qarqe kërkohet:

-Të merren masa të shpejta dhe të sakta për identifikimin e personave pjesëmarrës që mund të kryejnë veprime të dhunshme ndaj institucioneve të shtetit dhe objekteve të tjera.

-Të orientohet puna për të siguruar informacion ndaj personave me precedent kriminal, me tendencë kryerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve shtetërore.

-Të merren masa për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca të tilla me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe sigurimin e rendit dhe qetësisë publike.

-Për çdo të dhënë për veprimtari kriminale krahas masave të kontrollit të dërgohet informacion brenda datës 11.03.2015./b.l

14 komente në “SHISH, shkresë policisë: Nesër mund të ketë dhunë, në protestë edhe persona të rrezikshëm”

  1. fieraku4u says:

    ME FALE PAK, SE KJO NUK KA KUPTIM…??

    KETA PERSONA QE DIHEN QE JAN ME PRECEDENTE KRIMINALE, DHE QE DIHEN SE NGA JAN DHE KU JANE, PSE NUK JAN ARRESTUAR ME KOHE, QE MOS TE KETE PROBLEME TE TILLA…??

    POR DUHEN TE MERREN TANI KETO MASA.

    ESHTE SHUME E THJESHT, NXIRRNI GARDHIN ME POLICE FEMRA, DHE PO I DHUANUAN, ATEHER LIGJI TE VEPROJ.

    1. Labi Vlore says:

      @fieraku4u.Ashtu ka per te ndodhur.Gardh me Police Gra dhe nese dhunohen,fillon dajaku dhe rrahja si daullja ne dasem e protestuesve me qellime kriminale.Arrestime ne mase dhe burgosje te qindra mijra protestuesve qe do kerkojne gjak.

    2. eeeeccc says:

      Μοs keni frike nga protestat ,duhen qe te shkundet qeveria dhe te punoje me mire .. sa per zerat se do kete rremuja,esht qesharake te mendosh se disa te forte te pd me saliun ne krye kane forcen te bejne gje. Iku koha e nanos . Uroj te qeshim neser me surprizen e rradhes nga edi rama per kryengritesit e sales neser

    3. Bimi says:

      Perdorni dronat o police

  2. Zef Kallami says:

    SHISH-i!Z.Visho Ajazi!

    Jo me ka cue nana me lagojen!
    Neser mund te kete dhune,ne proteste edhe persona te rrezikshem.

    Nuk don vendi konstatime dhe keshilla.Don organizim per eleminimin e dhunes dhe prangosjen e njerezve te rrezikshem.Duhet cfrytezue ne maksimum rasti i keti pellgu gjuetie per kapjen,mposhtjen e njerezve te rrezikshem.Ky rast protestimit asht ma i begat se te lidhesh per te kap nepermjet Interpolit njerzit e rrezikshem.

  3. billy says:

    Policia te mbaje SHISH-in ne ruajtje dhe vezhgim.

  4. prokurori says:

    Njoftimi i SHISH-it,duke munduar se kush e drejton, ben pjese ne skenarin e Saliut per te tensionuar artificialisht situaten.

  5. Aldo says:

    Ore po SHISH sikur nuk punonte?? Apo njehere i Lenes njehere i Prenes si ti teket piktorit?

  6. anticensurë 326 says:

    “SHISH, shkresë policisë: Nesër mund të ketë dhunë, në protestë edhe persona të rrezikshëm”
    e përse nuk i nxjerrin me emra të përvetshëm kur i kanë nxjerrë me foto në plan të parë??

  7. juristi says:

    ARRESTONI ramen,meten,berishen,bashen,dhe s’do kete asnje rremuje,,,

  8. SHQIPE says:

    Po e perseris,gjak po kerkon Vampiri i Vicidolit prandaj edhe keto paralajmerime jane ne fakt antipasta per te pergatitur opinionin me gjakun qe do e derdhin vete per te fajesuar qeverine e per ti nxjerre tymin Tiranes!

  9. Blendi Malinj says:

    Bravo organizata e parties se SHISH, u rilindet edhe ju me ardhjen e parties meme ne pushtet. Ju krimbat e sigurimit te shtetit qe akoma vegjetoni ne radhet e SHISH nuk munde te ndrydhni urretjen popullore karshi krimineleve ne Kuvend, qeveri dhe kudo ne administraten shteterore perfshi edhe ju. Ku ishit ju funderrinat e Bahri Shaqirit me 21 janar kur u derdh gjak shqiptaresh. Pse nuk I jepni ketij populli nje spjegim se perse po ndodhin keto ngjarje, pse po destabilizohet vendi, se cfare fshihet pas Tom Doshit dhe lukunise se krimineleve te tjere ne politike?

  10. Flamur_Vlore says:

    KA FYTYR KJO-KTA TE DALIN NESER NE PROTEST ME MISHRA PER TOPE!!! https://www.youtube.com/watch?v=RShhf7PmDiY

  11. Idioti Sali says:

    O Labi Vlore nga i nxjerr ti mijera protestues… I shumezon per njemije 1 person? Keshtu i bie te jesh edhe ti aty veti i njemije. Ti rruani bithen qeverise. Nuk ka me qifte te daja si ne 1998 me arkivolin e Azemit qe vrate. Tani ja u shkerdhejne pragun keta qe jane ne qeveri. Do ta shohesh kurven Salu, aka babane tend si do perdridhet si kurve. Do ta hani tocin sic jeni mesuar ta hani gjithnje juve kurvat e PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje