Tashmë që të tre ata kanë dhënë dëshminë e tyre për “planin” e denoncuar nga Tom Doshi për vrasjen e tij, me urdhër nga Ilir Meta.
Për këtë arsye, prokuroria ka vendosur që t’i ballafaqojë Tom Doshin, Fatjon Skënderin dhe Durim Bamin.
Doshi thotë se Durim Bami është kontraktuar nga Skënderi, për të vrarë atë dhe Mhill Fufin.
Por, Bami e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se Doshi e kishte paguar që të thoshte ashtu në videon e publikuar nga ish-deputeti socialist.
Edhe Skënderi e ka mohuar të ketë kontaktuar Bamin për të vrarë Doshin.
Për këtë arstye, prokuroria ka vendosur që t’i ballafaqojë ata sy më sy./b.l