Tjetër rast tronditës, nëna mbyt në rezervuarin e Kukësit foshnjen e sapolindur

17 Mars 2015, 09:39Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Kukësit.

Policia bën me dije se ka ndaluar një grua, e cila akuzohet se ka mbytur në rezervuarin e këtij qyteti foshnjën e sapolindur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 mars.

Gruaja e ka mbytur fëmijën e vet dhe më pas e ka lënë në digë, ndërsa foshnja e seksit mashkull është gjetur nga banorët e zonës.

Për momentin nuk dihen arsyet e këtij krimi tronditës.

Vetëm një ditë më parë, një tjetër grua mbyti djalin e saj 40-vjeçar, pasi ai, për shkak të alkoolit dhe drogës, e dhunonte atë./b.l

7 komente në “Tjetër rast tronditës, nëna mbyt në rezervuarin e Kukësit foshnjen e sapolindur”

  1. A says:

    Ne keto 25-se vjet tranzicion te ashtuquajtur demokraci por qe eshte nje demokraci e degjeneruar e futur totalisht nga politikanet shqiptar nga grupimet e kryesuara nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, EDI RAMA dhe LULEZIN BASHA kemi kete gjendje te rende ekonomike, sociale duke u shtuar injoranca nen teorine “Terapia e shockut, ekonomia zero”. Ku shoqeria shqipetare eshte nen nje shock nervor, mendor e cila vjen nga mos drejtimi i vendit sepse drejtimi eshte lene ne duart e personave qe jane jashteqitja me e keqe dhe e rendomte e popullit shqiptar. Prandaj kemi ngjarje makabre. Ne nje kohe qe duhet ndergjegjesim i plote i shoqerise se emancipuar shqiptare qe te marri ne dore fatet e vendit i cili po shkon drejt nje humnere. Ne Shqiperi eshte instalu nje kapitalizem i eger, primitiv, hajdut dhe mafioz qe nuk ben tjeter vetem shfrytezon vendin me maskaralliqet dhe pangopesine per te vjedhur, grabitur gjithcka per interesat e tyre personale perverse.

    1. rezart says:

      Ky eshte KAPITALIZMI,o popull!
      Pse mos kujtuat ju se pas rrezimit te SOCIALIZMIT,do vinte MREKULLIA???
      KURRE!!!
      SOCIALIZMI ESHTE SISTEMI ME NJEREZOR NE BOTE!
      Sado te meta te kishte ai,ka qene 1 milion here me NJEREZOR SE KAPITALIZMI!
      Ndersa me shqiptaret PEENDIMI po ben EKSPERIMENTE duke na perdorur si KAVIE,sepse per 25 vjet KAPITALIZEM,qe eshte gjysma e jetes aktive te nje njeriu ,AKOMA JEMI NE TRANZICION(ne fakt jemi duke u rrenuar vazhdimisht)!!!
      ASNJE SHPRESE NUK KA POPULLI SHQIPTAR se dikur do te behet mire per kete popull!
      Mire qe Berisha eshte i shpallur ARMIK I SHQIPTAREVE,por edhe Edi Rama ,qe shpalli REFORMEN E PENSIONEVE eshte TALLUR ME NE MIZORISHT!!!
      Cfare lesh REFORME mund te quhet kjo,kur te gjithe RREMIJEN DHE PADREJTESITE E BERA ME LIGJ E VKM per 25 vjet NUK U RREGULLUA ASGJE???
      Ne Sigurimet Shoqerore eshte nje RRUMPALLE KRIMINALE,por qe qeveria RAMA akoma nuk ka vene dore!!!
      Dhe kjo ndodh se Sigurimet Shoqerore i jane caktuar si PLACKE LUFTE PDIU-se per nevoja elektorale!!!
      TURPI E MBULOFTE EDI RAMEN,qe nuk ka bere ASGJE per PADREJTESITE KRIMINALE qe u jane bere ish USHTARAKEVE per pensionet e tyre!!!
      HARRAM VOTAT TONA ,EDI RAMA!
      Pergjigfjen e sakte do ta marresh ne 21 qershor!
      Ke tallur menderen me votat tona dhe ne vuajme per buken e gojes,pa shtepi etj!!!
      Edhe femijte tane i ke hequr nga puna dhe ke SY E FAQE te na kerkosh voten prap!!!

  2. gimi says:

    Po ate dite ishte hajduti Meta atje dhe tha qe do hapte vende pune qe populli te kete mundesi ti rrise keto bebe dhe jo ti mbysin.

  3. heretiku says:

    Dita dites po behet e qarte se shqiptaret, meshkuj dhe femra, kane ikur dhe po ikin per lesh manalli.

  4. fieraku4u says:

    EHHH CPO NA LEXOJN SYTE DHE DEGJOJN VESHET..CFARE BENI KESHTU I POPULL..??

  5. Elona says:

    Mundet te jete psikoze postpartum; shume nena nuk e njohin e nuk dine ku te drejtohen per ndihme. Ato nuk jane dhe q te vetedijshme per çfare bejne! Me vjen shume keq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje