Tom Doshi: Po përdoren dy standarte. Durim Bami mbahet në burg, ndërsa Toni ndodhet i lirë

15 Mars 2015, 18:58Kronika TEMA

Tom Doshi ka reaguar sërish në lidhje me hetimet për “planin e vrasjes” së tij.

Ai thotë se gjatë hetimeve po përdoren dy standarte.

Nga njëra anë, sipas Doshit, Durim Bami po mbahet në burg, ndërkohë që nga ana tjetër, personi që e kontaktoi atë për vrasjen e Doshit, Fatjon Skënderi, është lënë i lirë.

Të nderuar qytetare,

Ju falënderoj për mbështetjen dhe interesimin Tuaj të vazhdueshëm për çështjen që kam denoncuar ditë më pare.

Kam bërë publike mungesën e besimit ndaj institucionit të Prokurorisë, çështje për të cilën në mënyrë të arsyetuar i jam drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm.

Kam rezerva të arsyeshme në lidhje me hetimin, të cilat në respekt të insitucionit dhe të funksionit që mbaj si pjesë e legjislativit, i kam bërë e do i bëj prezent konform ligjit. Pavarësisht kësaj në respekt edhe të opinionit publik, jam i detyruar të jap vlerësime në lidhje me proçesin, për aq të vërteta sa dihen publikisht.

Deklarimet e mia kanë qenë publike dhe me emra dhe ngjarje specifike: konkretisht kam bërë publike skemën e ngjarjes së përgatitur kundër meje dhe emrat e përfshirë në të si porositës, ndërmjetës dhe ekzekutor.

Konstatoj se hetimet në kuadër të kësaj deklarate kanë qenë me dy standarte:

Nga njëra anë personi që ka hequr dorë vullnetarisht nga krimi, Durim Bami, mbahet i arrestuar dhe nën terror psikologjik, madje qëllimisht gjoja për masa sigurie vazhdon akoma të qëndrojë nën mbikqyrje të Policisë së Shtetit e jo nën mbikqyrje të organeve të specializuara sikurse janë burgjet që monitorohen nga Prokuroria dhe standartet dhe ruajtja kryhet nga Policia e Burgeve (e papërfshirë në këtë proçes)

Nga ana tjetër, ndërmjetësi i krimit (Fatjon Skënderi) pasi thirret me ndërmjetësim të dyshimtë nga Gjermania, i jepen garanci se nuk do ketë asnjë masë shtrenguese ndaj tij -dhe nuk ka në fakt.

Dallimi mes tyre është se:

Durim Bami – ka hequr dorë vullnetarisht nga krimi dhe më ka vënë në dijeni në lidhje me të – për pasojë është i arrestuar e nën presion e terror policor që të detyrohet të deformojë të vërtetën e pranuar më parë prej tij

Fatjon Skënderi – nuk ka hequr dorë vetë nga krimi por thjesht ju dekonspirua skema, ndërsa ndryshe nga i pari vijon bashkëpunimin me porositësin e vrasjes edhe për dështimin e proçesit hetimor – për pasojë është i privilegjuar duke mos u marrë asnjë masë shtrenguese ndaj tij që të vijojë të mos thotë të vërtetën

Në dukje hetimi nga prokuroria e kësaj çështje në të cilën autor është edhe numri 2 i shtetit, ngjan mision i pamundur por Ju garantoj se jam besimplotë që me prova të pakundërshtueshme dhe ndihmën e ndërkombëtarëve kjo do të bëhet e mundur shpejtë.

Natyrisht për këto diferencime në hetim do njoftoj të të gjitha institucionet përgjegjëse por edhe përfaqesuesit ndërkombëtar të akredituar në Republikën e Shqipërisë”, thotë Doshi.

9 komente në “Tom Doshi: Po përdoren dy standarte. Durim Bami mbahet në burg, ndërsa Toni ndodhet i lirë”

  1. i panjohuri says:

    Shumica e njerzve nuk te perkrahin se e dine qe eshte nje sajese e jotja aresyet nuk i dime por i marim me mende Ndoshat ju kini te drejte pse ju nuk jeni arestuar edhe une ate mendim kam se ju duhet te arestoheni dhe denoheni per kete corbe qe kini sajuar.

    1. Pilo Lala says:

      PD dhe Toma e do Bamin te lire, ta coj per “Gjah” si Kosta Trebicken.
      Bami mbahet ne Prokurori per ta ruajtur, se ata e dine mire qe ai nuk ka bere asgje, vec eshte urdheruar per nje vidjo.

    2. drejtesi says:

      Z. Tom, mendoje e ka sajuar vete kete histori, me perspektive per tu shperblyer nga PD , sepse e ka te qarte qe Rama nuk mund te vere kandidatura per deputet me shume se dy legjislatura, keshtu qe po ndjek shembullin e Kastriot Islamit,me mendimin qe ska cfare te humbas por nuk e ka studiuar mire lojen se mund te perfundoje edhe ne burg,per sajesa te tiulla, sepse me sa shohim koha e pandshkueshmerse ka marre fund, por me thene te drejten shumen e eurove prej 500 mije e ka vene shume fare, ndoshta per ti dhene rendesi vetes, vete shuma prej 500 mije eurosh te bene te mos besosh fare ne perralla te tilla, ndersa nga ana tjeter PD bene lufte qe nuk po i zbatohet plani i saj per vraes imagjinar, me qellim per kalim ne zgjedhje te parakoheshme. Une personalisht qeverine Rama nuk e kam shume qejf edhe per faktin se aty po dalin ne pension deputet te viteve 90,2000,apo 2005 teresisht te paafte, ndoshta duke perjashtuar Gramoz Rucin, por ne fakt ne disa element Qeveria Rama, ose me sakt Rama po bene disa gjera qe duhen vleresuar, por ama nga ana tjeter,po e cone vendin ne fukarallek te metejshem me taksat qe ka aplikuar dhe fakti qe ende ka jo pak shqiptar qe largohen nga vendi eshte nje tregues qe qeveria nuk eshte ne sherbim te qytetareve.Por alternative tjeter nuk ka qe sic u menjanua PD te shemangej edhe PS.Modelin e Greqise une e pelqeje dhe ashtu duhet edhe ketu,sepse ne fund te fundit PD e PS ka vite qe provohen dhe nuk kane c’te japin tjeter.

  2. england says:

    Ik o Dosh o Doceve se te doli boja!rrace e keqe mendove se po beje te fortin ne partine qe te beri njeri,duke te sistemuar ne Tirane,vure pasuri ne menyren si ju qe zbrisni nga malet dini ta beni,duke grabitur gjithe truallin tek profarma ku sic dihet eshte prone e familjes Konti!Drejtesia pervec mashtrimit me kete te ashtuquajturen stisje per vrasje,duhet te hetoje dhe per zaptimin e ketyre tokave qe nuk jane te tuat,por i ke grabitur duke perfituar nga pozicioni i deputetit.

  3. USA says:

    ….BAMI DUKET ME FAKTUE VRASJEN QE TI KE ORGANIZUE NDAJ “MIKUT”TEND “BANKIERIT” SANTO…VRASJA E TIJ ESHTE BERE NGA MAHMURRESI E POROSITUR NGA SHKODRA ME UDHEZIM NGA TIRANA…KOKA E KESAJ VRASJE JE TI TOM DOSHI…

  4. Lull says:

    Akoma luan teater ky

  5. Argita_B says:

    Diferenca ndermjet Durim Bamit qe mbahet ne burg dhe Tonit qe hetohet i lire eshte teper e thjeshte, Bami ka vetdeklaruar se ka mare para per te vrare dhe per kete ka video, ndersa Toni nuk ka deklaruar diçka t’es tille dhe nuk ka asnje prove materiale !!
    Nese Doshi do te ishte burre i civilizuar duhet te ishte dorezuar mandatin e deputetit per tu gjykuar si shtetas i lire e jo si deputet.

  6. 2g2 says:

    Futja porrdhes o tome

  7. Pallat e qeverise Albanistane says:

    Toma ka perfunduar si limon i shtrydhur nga Rama ,dicka duhet bere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje