Mazhoranca dhe opozita u përfshinë nga debatet në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Dekriminalizimin, ndërsa palët akuzuan njëra-tjetrën për mungesë vullneti në zbatimin e marrëveshjes së 24 Dhjetorit.
Në fillimin e mbledhjes, Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar nga opozita që të mos bojkotojë më mbledhjet në komisionet parlamentare me pretendimin e dorëheqjes së Metës, por të respektojë marrëveshjen e dhjetorit dhe të rikthehet në Kuvend.
“Të nderuar kolegë, kjo është mbledhja e dytë, për adresimin e problematikave të rëna dakord. Do të doja ta filloja me kërkesë drejtuar jush, meqë po diskutojmë marrëveshjen, duhet të respektoni pikën e parë, rikthimin e opozitës në Kuvend duke hequr dorë nga bojkoti.
Kemi rënë dakord që për tu rikthyer ju në kuvend, secila prej palëve ka detyrime. Ju keni detyrimin të jeni në komisionet parlamentare, ku për të tretën mbledhje radhazi opozita bojkoton mbledhjen e komisionit të integrimit. Nuk dua përgjigje tani por ta adresoni këtë në kryesinë e PD.
Është arritur një marrëveshje dhe të respektohet. Sa i përket pikës 1, ngritjes së sekretariateve dhe ekspertëve jam dakord por të bëhet në respekt të rregullores së Kuvendit sepse ky nuk është komision hetimor”, tha Balla.
Por deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri tha se marrëveshja e dhjetorit kishte si synim kyç dekriminalizimin e Kuvendit dhe jo rikthimin e opozitës në Kuvend.
Strazimiri ironizoi gjithashtu duke u shprehur se kur flasim për dekriminalizimin dhe punën e këtij komisioni, në fund shkresat do të vijnë me firmën e kryeparlamentarit Meta, duke e lidhur me akuzat ndaj këtij të fundit.
I menjëhershëm ishte reagimi i Ballës i cili kundërshtoi deklaratën e Strazimirit ndërsa shtoi se komisioni nuk është mitingu i PD.
“Këtu nuk je në mitingun e drejtorëve të bashkisë. Unë s’të lejoj as ty dhe askënd tjetër të flisni me gjuhën e rrugës në këtë Komision. Nëse do të ikësh, merr edhe Saliun dhe Lulin dhe dilni në mitingun e drejtorëve të bashkisë”, tha Balla.
Disa nga debatet në Komision
Balla:Të nderuar kolegë, kjo është mbledhja e dytë, për adresimin e problematikave të rëna dakord. Do të doja ta filloja me kërkesë drejtuar jush, meqë po diskutojmë marrëveshjen, duhet të respektoni pikën e parë, rikthimin e opozitës në Kuvend duke hequr dorë nga bojkoti. Kemi rënë dakord që për tu rikthyer ju në kuvend, secila prej palëve ka detyrime. Ju keni detyrimin të jeni në komisionet parlamentare, ku për të tretën mbledhje radhazi opozita bojkoton mbledhjen e komisionit të integrimit. Nuk dua përgjigje tani por ta adresoni këtë në kryesinë e PD. Është arritur një marrëveshje dhe të respektohet. Sa i përket pikës 1, ngritjes së sekretariateve dhe ekspertëve jam dakord por të bëhet në respekt të rregullores së Kuvendit sepse ky nuk është komision hetimor
Halimi: Ne si struci nuk kemi pse fshihemi. Ajo që qytetarët dhe ndërkombëtarët presin është të dekriminalizohet parlamenti dhe administrata publike. Nese kryeministri del e thotë se do ta bëj dekriminalizimin por në mazhorancë nuk ka persona me të shkuar kriminale, atëherë nuk jemi seriozë. Nëse kryeministri dhe mazhoranca thotë që në administratën që i emëroj personalisht nuk ka persona me të dhëna kriminale, atëherë për ccfarë jemi mbledhur këtu? Qytetarët e mbajnë mend se përse e bojkotuam. E mbajnë mend mirë se pse u kthyem. Qytetarët presin dekriminalizimin e parlamentit, dhe lidhjen e duarve të kryetarëve të partisë që në zgjedhjet e qershorit të mos ketë persona me të shkuar kriminale, siç u kërkua nga ndërkombëtarët.
Manja: Që nga dhjetori dhe deri më sot, bihen dhe ngrihen me fjalën dekriminalizim. Madje në funksion të kësaj Kuvendi miratoi edhe një rezolutë që është shkelur. Opozita është tërhequr nga kjo rezolutë sepse nuk e ka pasur asnjëhrë kauzën e dekriminalizimit. Po ta kishin seriozisht do ta kishin një draft të shkruar. Kryeministri e ka bërë të qartë vullnetin e shumicës, jemi dakord me çdo lloj drafti nga opozita, mjafton të respektohet Kushtetuta. Po çfarë ka ndodhur? Opozita është tërhequr sepse kanë lindur rrethana të reja politike që e hedh poshtë rezolutën, që rruga për dekriminalizimin nuk është parlamenti por sheshi. Që të ndodhë dekriminalizimi duhen analizuar shkaqet dhe faktorët e kriminalizimit dhe duhet të goditet modeli i kriminalizimit të politikës. Që nga marsi i 1991 ka një instrument të kriminalzimin dhe ky është Sali Berisha. Pse opozita nuk ka vullnet për dekriminalizim? Rekord kriminal do të thotë që një person që kërkon të futet në jetën politike të mos ketë bërë shkelje, përshirë kodin penal, çka do të thotë edhe të ndalohesh për gjendje të dehur është rekord kriminal. Sot kemi liderin e opozitës zotin Basha, ai është shumë më lart sepse ka një procedim penal për korrupsion në vlerën e 200 milionë eurove. Unë do të jap votën time për draftin për këdo që ka penguar të ardhmen evropiane. Nëse e keni seriozisht, bëjeni gati draftin dhe hajde ta votojmë përpara zgjedhjeve të 21 qershorit. Por ju këtë nuk e bëni sepse ju kanë lindur oportunitete të tjera dhe ju duhen këta persona me të dhëna kriminale në zgjedhjet e qershorit.
Bylykbashi: Tek parimet juridike do ta ngulim punën tonë, që të gjithë ata që me bekgraundin e tyre kriminal kanë arritur deri në Kuvend, me standarded më të ashpra ligjore. Dhe për rrjedhojë ne do të tregojmë kontributin tonë, dhe unë uroj që ajo që ju thatë jetë vetëm retorikë. Marrëveshja e 24 dhjetorit është e një rëndësie shumë të madhe, dhe ngriti nevojat për dekriminalizim. Partnerët ndërkombëtarë janë të mirëpritur. Ajo që ka shkaktuar reagimin e opozitës ka qenë konkretizimi i kriminalizimit. Ne do të vendosim standarde që duke nisur nga më i larti e deri më i ulëti të mos jetë më pjesë e parlamentit.
Balla: Nëse do të respektosh marrëveshjen filloje nga termat. Mos keqpërdor mikrofonin e këtij komisioni për Lulzim Bashën dhe 72 drejtorët e bashkive.
Strazimiri: A mund ta përdorim termin Meta i këpucës së Saliut?
Balla: Sa terma ka për ty Strazimir. Është gjuhë parlamentare kjo që tha? Nuk të toleroj fare me këtë gjuhë. Merre Lulzimin dhe Saliun dhe përjashta.
Bylykbashi: Unë besoj që me vullnetin tuaj, ne do të arrijmë që brenda një kohe të shkurtër të bëjmë propozimet e duhura. Shpresojmë të mos e bojkotoni.
Balla: Më fal po tallesh?
Bylykbashi: Fjalën ta jap unë. Kërkoje dhe ta jap unë.
Balla: Ok. Më jep fjalën.
Bylykbashi: Të mbaroj dhe ta jap fjalën. Komisioni do të ketë nevojë për ekspertët. Ne propozojmë Gazmend Bardhin dhe Fatmir Topollajn.
Balla: Më lejoni të ju përsëris që ky është Komisioni për zbatimin e marrëveshjes. Një ndër problematikat ka qenë bojkoti i opozitës.
Bylykbashi: Opozitën e ke në Kuvend.
Balla: Këtë e vlerësojnë qytetarët. Propozuat dy ekspertë. Kërkoj që në dokumentacionin e tyre të sillni edhe dëshmitë e penalitetit sepse për njërin prej tyre kam informacione se ka rekorde kriminale. Tani të sillni këta persona për të punuar për dekriminalizim është një problem tjetër.
Manja: Zoti Bylykbashi fjalët e mia i thashë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk kishin kontekstin që morët ju. mazhoranca qeverisëse e ka bërë të qartë vullnetin politik. Kolegët e mi janë dhe do të jenë këtu. Ne kërkojmë që të sillni një produkt, por meqë nuk e keni ne do të jemi ccdo herë në këtë tavolinë për të diskutuar për produktin. Ne jemi këtu sa herë të doni ju për të ju mbledhur. /gj.k/
Ju doli boja ktyre socialistave, u bene te padurueshem, vetem mafie tritol sherre.
Safet, kam pershtypjen se te kane hequr nga puna para pak kohesh
Pa pune ke per te dale ne pension fshatar muti
PS-LSI ne pushtet deri ne vitin 2025
Alfons,
Je i madh, me kete pergjigje.
Alfons u bere si ata Kuksianet e ministrive qe pinin raki te holluar me uje dhe zinin be per kok te Berishs qe po i humben zgjedhjet ne 2013 e kishin gati planin per ta sjell PD ne pushtet me pushk.
o palle e paske kap 1 ven doganieri ke rilindja eeee…
safetttt ore fshataromalok po ikore rujè bagetine ku merr vesh nga jeta ti ore ditè ziiiiii.
Safet! me njerez gomar si ty nuk mund te merret njeri.Ti shko te ruash dhite,se aq di ti.Tersin po e sjellin ata te pd-ke ti thua socialistet.Ke tru ne koke apo ne b…e.
Baba Takut ketu me siper nuk ia kane mesuar ne shkolle numrin shumes. Ka dhe gomere qe akoma nuk kane mesuar drejtshkrimin e gjuhes shqipe dhe japin mend.
o safet haleja boja ju ka dale ju plehrave qe keni qelbur Shqiperine me injorancen tuaj dhe sa per tritolin mor bastard ata qe e vendosin jane kriminelet e partise tende te mallkuar me saliun ne krye,,,
O Ermir o trim qetesohu vella lere tritolin per ne dark , se tani eshte drek po flen njerezit… Perpara se ta ndezesh fitilin hip siper ketij timi e shiko pak futet ne p..dh sateme e pastaj shperthe o kokloqe
Ik ore Safet se je bere si tartabiq
Safet Butka te jete ky? Apo i biri Uran Butka?
Mjaft me me kete dyshje PS PD qe vetem tallen me ne me keso show médiatique! Mos i votoni me,mos votoni per keto d’y parti,
Hapeni dyte edhe ndeshkoni te dyjat nje here mire,qe mos te tallen me kombit siç bejne cdo dite! Cdo dite ma shume horrleqe,cdo dite keqqeverisje ne cdo nivel ,ne cdo institution!
Stop me ! Ndeshkoni perdorin vuajne e votes!
balla te mbaje premtimet te fuse ne pune librazhdiotet njehre pastaj te beje gam gam si i ndershem
Safeti po shan komunistet tuaj
Ju po shanì komunistet esafetit
Te dy palet shqip po flisni
Po spo merreni vesh.
Ah mor te mjere e degjoni veten? Safetin e kan hequr nga puna dhe ja ka zene vendin Alfonsi. Vazhdoni o te paafte te psini nga partit politike dhe vrisni sho-shoqin per Liken dhe Salen se keshtu ju do partia. Beni more njehere te vetme nje gje te mire per veten tuaj se ngelet parazit sa majtas djathtas.
Ulsi Manja Prokurori i Shkodres!!!! Miku i te forteve dhe bisnesmeneve trafikante! Kjo eshte fytyra e Prokurorise?! Nga ky duhet te gilloje dekriminalizimi!!!!!
Deputetet e PD-es nuk jane perfaqesues te denje,te politkes shqipare..Per deri sa keta pinjolle udhehiqen dhe drejtohen nga satrapi Berisha..Maxhoranca te ruaj ekuilibrin,dhe mardheniet me popullin,kurr mos te kete kontestime,pervecse mir kuptime..
Persa I perket problemeve qe jane krijuar ndermjet jush dhe opozites,
mos harxhoni frymen me ta,se ata jane si njerezit pre historic,te ardhur nga fundi I botes..Dhe ju po mundoheni ti konsideroni si qytetar..lerini te livadhisin,po kurr mos I lejoni te kullosin ne pronat publike dhe ato private..
Kur mbeti politika ne dore te breke kuqit,Taulant,ketij vendi vertet i ka ardhur
fundi.
Dajaku ka dal nga xheneti.Do rrahur edhe nje her ky Strazimiri
SAFET,te gjithe e dine se tritoli ka vetem nje emer
SALI TRITOL BERISHA.