Frroku e Doshi, takim kokë më kokë në hotel Sheraton

18 Mars 2015, 12:12Politika TEMA

Deputetët Mark Frroku dhe Tom Doshi janë takuar paraditen e sotme në mjediset e brendshme të hotel Sheraton.

Ata kanë biseduar kokë më kokë në një takim që duket se është fiksuar më herët, raporton Respublica, që iu referohet dëshmitarëve okularë.

Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 10 minuta.

Frroku ka thënë pas këtij takimi, se nuk kanë biseduar mbi akuzat e fundit, por për një biznes të përbashkët që kanë te “Rruga e Durrësit”.

Pas prishjes së miqësisë, ata kanë biseduar sot për ndarjen e çështjes së këtij biznesi.

Emrat e të dyve janë përfshirë në çështjen kryesore që po merr sot vëmendjen e publikut dhe është kthyer në luftë politike, atë të akuzës së Doshit për një atentat që është organizuar ndaj tij.

Më herët, Frroku pat deklaruar se pas përfshirjes së emrit të tij në mënyrë të pavërtetë e të padrejtë nga Doshi, miqësia e tyre nuk mund të vazhdojë më.

21 komente në “Frroku e Doshi, takim kokë më kokë në hotel Sheraton”

  1. blerim says:

    Po Dritan (spy camera) Priftin ku e keni lene. Apo e keni kuptuar qe lala ja u futi tullumin dhe sdilni dot nga rruga qorre qe ju qorrollepsi bushtra.

    1. Prec Ulaj says:

      Dritan Prifti e coi lajmin tek Tema, filmimin e ka fshehur.

    2. @blerim says:

      Mos u nxito mor Blerim! Historia po merr ere dhe sduket me aq e thjeshte sa ne fillim. Duro deri sa gjykata te shprehet per Frrokun dhe nese do te vendose sipas kerkeses se prokurorit (cka do te ishte e arsyeshme) besoj se do te degjosh shume qyfyre dhe memecit do ti vije goja.

    3. DREJTESIA says:

      E hengre me duket o Froco. Dhe vellain ta lane ne burg dhe me Tomen e humbe miqesine

  2. eri says:

    po e dha pertencen prokuroria tani do i bashkohet tomes

  3. venus says:

    Doshi dhe Frroku – Dy kollose te mençurise njerezore!
    Ah sikur te bashkohej me ta dhe zoti Fufi….lere pastaj dhe zoti Sterkaj….

    1. nini says:

      qenke nga jugu ti …palaco

      1. Sapun venus says:

        Jo un sjam jugor te kuptoj qe keta derra sdine te lexojne

  4. AK-47 says:

    Eshte Doshi qe e ka prezantuar Frrokun me Bardhok Planin-per kete kane biseduar, qe kur te pyetet, Frroku te mos deklaroje qe kete person ma ka prezantuar Doshi…….

  5. human says:

    Doshi dhe Frroku
    Te dy nga PS-ja
    Njoni, thote dun me m’vra
    Tjetri, une nuk di gja

    Po ti ma çove lajmin e mke tregue
    Se asht ngref puna e dun me m’qerue
    Jo mor mik thote Frroku
    Une nuk po di ç’ka thue

    Si nuk po e din, hej burre
    Gjithçka don me e mohue
    Se Bami me Tonin
    Bashke kane veprue

    Shiqo mor lum miku
    Une s’jam tu kuptue
    Pse n’ket valle cubash
    Po m’perfshin dhe mue

    A e din mor Dosh
    Se vllaun ma kan denue
    Qe sa t’jet gjalle
    Jeten n’burg me e çue

    Madje edhe mue po m’cysin
    E dun me ua tregue
    Mbi nje krim tjeter
    Qe rendon mbi mue

    Edhe n’paça fol
    Per Bamin dhe Tonin
    Nuk e kam pas dijt
    Sa larg fijet t’çonin

    As une nuk e dija
    Lojen qe ata bonin
    Tuj germu kam gjet
    Hasmin e vertet

    E tash qe kam pa
    Kush fshihet mbas tyne
    Nuk po du kte pune
    Me e lan pa krye

    1. Pilo Lala says:

      Shume e bukur.
      Tomen e ka futur ne kete mersele Frroku dhe Dritan Prifti.
      Besoj qe keta do jene te arrestuarit e pare te kesaj ceshtje.

  6. nd-ih-ma says:

    Keta duhen ne biruca te ndare nga njeri tjetri,e te vizitohen vetem nga Sali Topalli.

  7. iliri says:

    pone cubash malsie doshi cufi frroku sterkaj etj pune dragobie kto vende t egra mendojne qe eshte akoma kanuni e ngujimi n shpella pse me kta njerez do bohet malia europiane.na cmenet me kett ceshtje toma njerzit kane halle plot sdo merren me tomen e me kta politikan gjithmon

    1. malesori says:

      Nuk eshte kaq e thjeshti o Ilir eshte pak me e komplikuar sepse askush nuk na pyeti kur kryetari I vendosi ne krye te listave zgjedhore dhe me beso ilir ata qe thua ti ashtu kane qene korjeret e droges te vendosur nga mafja e Tiranes per te drejtuar trafikun e saj drejt malit te zi dhe Europes Prendimore.Shefat e droges dhe te krimit jane ne krye te pushtetit ne Tirane dhe Tomat sterkajt , frrokajt jane vetem te punsuarit e tyre dhe sic duket Tomen e kane shkarkuar

  8. stela says:

    Ky ishte tamom lajm VIDH-ash, me fal VIP-ash!!!!!!! Sikur ishte takuar Merkel me Putin te Sheratoni.

  9. mirel drejtesia says:

    Shqiperia eshte kthyer vend i cudirave…..!

  10. Cerriksi uk says:

    Qe ne fytyre te dy duken mafjoza!

  11. Emigrantii blwvw says:

    Po “cjetnicia” ishte e montuar ne tavoline apo ua coi kamarjeri.Ky po mund te hahet si kombinacion i Prokurise me policine, jo ai me Tomin e Bamin e blinduar me anti plimb.Ne rast se nuk e kan shfrytezuar rastin atehere nuk jane investigues te mire, te marrin ndonje nga ata te shtepise me gjethe.Kam degjuar se ata kane qene mjeshtra, ose ndonje te sektorit te vecant qe ka Saliu. qe arriti te pergjoi dhe ambasadat e huaja qe kane kunderzbulues me fame.

  12. Gora says:

    Po car do vazhdoj miqesia toma kA si guruar fakte qe Jane kundra tij, e mor tom mor tom tani dhe te verteta te Ken qene kush do te besoj ty 1- kundra 50, ma merr mendja dhe PD e ke kundra.

  13. frank says:

    kjo me duket se ky frroku si mirditor e tregoi se sa servila jane dhe sa te pa bese jane jeta ashte ma shume se te shikosh interesin tend personal burrat duhet te mbesin burra .them kshtu se une nuk kam interes per asnjanin ,por jam i sigurte se ponte ishte tom doshi ne kte pozicion kurre nuk do ta kishte prere ne bese sepse eshte malsore me bese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje