Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit nuk është një angazhim elektoral i Qeverisë, por detyrim përballë të gjithë atyre që vuajtën përndjekjet e regjimit komunist.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se tashmë ato nuk mund të përdoren si mjet presioni.
“Ne morëm përsipër ta thyejmë këtë heshtje dhe ta ndërmarrim këtë nismë jo për shkak të ndonjë angazhimi elektoral e ambicie për të fituar kapital elektoral, por se ne besojmë që kjo nismë është një detyrim që ne e kemi ndaj të gjithë atyre që vuajtën përndjekjen e regjimit të shkuar por po aq edhe ndaj të gjithë fëmijëve të këtij vendi”, tha Rama.
Ligji për hapjen e dosjeve synon tu japë qytetarëve të prekur drejtpërdrejtë nga veprimtaria e ish-sigurimit të shtetit mundësinë për të parë me sytë e tyre gjithçka që lidhet drejtpërdrejtë me ta, por nga ana tjetër synon tu japë në dorë atyre që dëshirojnë ta përdorin këtë material për arsye të shkencës dhe historisë instrumentin e ballafaqimit të drejtpërdrejtë me të vërtetën.
Ky ligj i jep mundësi shoqërisë përmes formave të organizimit të saj për të hulumtuar dokumentacion në interes të ndriçimit të zonës më të errët të së shkuarës. Janë mbjellë spekulime pa fund”, theksoi Rama.
Ndërsa zëvendësministrja e MMSR-së, Gentiana Sula u shpreh: “E gjithë qasja e Qeverisë ndaj kësaj çështje ka qenë e frymëzuar nga një e vërtetë e thjeshtë, që një përballje e sinqertë dhe e plotë me të shkuarën e diktaturës në Shqipëri ndihmon në konsolidimin e lirisë në vend. Debati i dy muajve të fundit mbi këtë çështje vetëm ka ndihmuar të shfaqë edhe më qartë sa vonë kemi qenë në trajtimin e kësaj çështje dhe nevojën për ta kryer atë”.
Sipas Ramës Presidenti, Qeveria, administrata publike, sistemi i drejtësisë, institucionet e pavarura kanë mundësi të njohin marrëdhëniet eventuale të personelit të tyre me sigurimin e shtetit, dhe vendosjen e këtyre marrëdhënieve nënë dritën e një transparence që i shërben shëndoshjes së marrëdhënieve tona sociale në tërësi dhe vendosjes së një raporti të drejtë mes nesh, të shkuarës dhe të ardhmes”.
Deklarata e plotë e Kryeministrit Rama
Hapja e dosjeve ka filluar që në javët e para të punës së qeverisë sonë në vjeshtën e vitit 2013. Janë bërë paralelisht të gjitha përpjekjet e nevojshme për të kuptuar pritshmërinë dhe gadishmërinë e opinionit publik lidhur me këtë nismë dhe ndër to rezultatet e një ankete flasin për justifikimin e plotë të nevojës që ne të merremi sot me trashëgimin e hidhur të një organi të errë3t dhe misterioz të diktaturës, sigurimit të shtetit, që veç të tjerash kishte tiparin krejt të veçantë të të qenit ilegal për faktin se as nuk ishte krijuar dhe as nuk kishte funksionuar mbi bazën e ndonjë ligji të shtetit të athershëm shqiptar. Të gjendur para një trashëgiminë komplekse ku rritja e borxhit publik ishte një vazhdimësi alarmante dhe në kushtet e një vendi me një nivel alarmant paligjshmërie në fushat më jetike të veprimtari dhe të qenies së vete, vendimi për të filluar edhe procesin e hapjes së dokumenteve të fshehta të së shkuarës në Shqipërisë u pa dhe shihet edhe sot jo si një prioritet por si një shtesë e tepërt në barrën e rëndë të problemeve të trashëguara me të cilat ne duhet të merremi. Moria e problemeve akute ishte e tillë dhe mbetet e tillë saqë e bënte të dukej këtë projekt të veçantë të qeverisë shqiptare si një luks të panevojshëm për disa dhe si një përzgjatje të padobishme për disa të tjerë
Hapja ose moshapja e dosjeve nuk ndryshon parametrat ekonomikë të vendit, në rrugën e përpjekje të adresuar gjërat që duhet të ndryshojnë, por pa as më të voglin dyshim përbën një ndryshim themelor në raportin me të shkuarën si një pjesë e patjetërsueshme në raportin me të ardhmen. Nga ana tjetër, kjo nismë kishte edhe një aspekt jo të pakonsiderueshëm, aspektin politik, pasi për vite të tëra çështja e dosjeve ka qenë një ekskluzivitet politik i Partisë Demokratike, e cila për fat të keq e ka trajtuar këtë çështje si një kal beteje për politikën e ditës dhe jo si një çështje themelore të moralit shoqëror sot që i takon si përgjegjësi të gjitha forcave politike. Me vendimin e datës 23 mars 2010, kushtetuesja e shpalli të papajtueshëm një përpjekje të bërë për të avancuar një ligj të dosjeve i cili në atë kohë ndeshi edhe reagimin shumë të fortë të gjithë komunitetit ndërkombëtar si një projekt i papajtueshëm me standardet ndërkombëtare dhe liritë e të drejtat e njeriut.
E vetmja përpjekje zyrtare për ta çuar kalin e betejës në fushën e legjislacionit dështoi, duke krijuar alibia të natyrës politike. Në vend të merreshin në konsideratë vërejtjet nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias dhe të shkohej drejt një projekti që të trajtonte me rrënjën problemin, qeveria e mëparshme preferoi t’i vë kapak kësaj çështje.
Pas 2010-ës për këtë temë u hesht dhe sot e gjithë ditën e vetmja trashëgimi në këtë aspekt është vetëm përpjekja zyrtare për të cilën fola dhe nga ana tjetër një mori e tërë aludimesh e alibish që kanë shtuar mjegullën lidhur me të shkuarën.
Ne morëm përsipër ta thyejmë këtë heshtje dhe ta ndërmarrim këtë nismë jo për shkak të ndonjë angazhimi elektoral e ambicie për të fituar kapital elektoral, por se ne besojmë që kjo nismë është një detyrim që ne e kemi ndaj të gjithë atyre që vuajtën përndjekjen e regjimit të shkuar por po aq edhe ndaj të gjithë fëmijëve të këtij vendi.
Është një proces që kontribuon në dhënien e një vlere të plotë për lirinë në sytë e të gjithë atyre që nuk e kanë jetuar komunizmin, si djali im që kanë lindur në momentin e ndryshimit e kanë të pamundur ta parafytyrojnë se çka mund tu bjerë të dëgjojnë për atë të shkuar është e vërtetë.
Një gjë është e qartë dhe besoj nuk ha diskutim, që opinioni publik shqiptar siç e provon anketime apo sondazhe të bërë prej nesh ose të tjera organizata, është i gatshëm dhe i dëshiruar për ta parë të kurorëzohet me sukses këtë proces. Ne nga ana tjetër kemi qenë qysh në fillim të vetëdijshëm se ky nuk është një proces i lehtë nëse nuk zgjidhet me mençuri rruga e duhur për ta çuar drejt finalizimit. Për këtë arsye i jemi referuar përvojës së Gjermanisë pasi jemi konsultuar me një sërë vendesh të tjera. Gjermania ka arritur të kapërcejë me një proces unikal.
Synon tu japë qytetarëve të prekur drejtpërdrejtë nga veprimtaria e ish-sigurimit të shtetit mundësinë për të parë me sytë e tyre gjithçka që lidhet drejtpërdrejtë me ta, por nga ana tjetër synon tu japë në dorë atyre që dëshirojnë ta përdorin këtë material për arsye të shkencës dhe historisë instrumentin e ballafaqimit të drejtpërdrejtë me të vërtetën. Ky ligj i jep mundësi shoqërisë përmes formave të organizimit të saj për të hulumtuar dokumentacion në interes të ndriçimit të zonës më të errët të së shkuarës. Janë mbjellë spekulime pa fund.
Presidenti, qeveria, administrata publike, sistemi i drejtësisë, institucionet e pavarura të njohin marrëdhëniet eventuale të personelit të tyre me sigurimin e shtetit. Vendosjen e këtyre marrëdhënieve nënë dritën e një transparence që i shërben shëndoshjes së marrëdhënieve tona sociale në tërësi dhe vendosjes së një raporti të drejtë mes nesh, të shkuarës dhe të ardhmes.
Shprehja “Kush nuk ka kontroll mbi të shkuarën nuk ka asnjë mundësi të projektojë me siguri të ardhmen”, vlen në këtë rast dhe besoj që mjafton ti referohemi shembullit të Gjermanisë si e vuri në kontroll të shkuarën e saj. Për të kuptuar dobinë e këtij procesi dhe potencial shërues që ky proces ka sidomos në shoqëri që janë prekur fort nga deformimet e të shkuarës.
Përdorimi i dosjeve si mjet presioni politik merr fund njëherë e mirë me vendosjen e shtratit ligjor mbi këtë proces, ashtu sikundër marrin fund spekulimet e natyrave nga më të ndryshmet.
I pari qe preket nga hapjet e “Dosjevet” eshte
super-killeri Sali Bisha, me sinonimin “PENICILINA” qe
ka futur duart per te fshehur te verteten e “KALUARES TIJ”
si sekretar i ENVERIT me spiunlleqet per arrestime te kolegeve te tij.
E kishte si detyrim vec te tjerash moral PD-ja hapjen e dosjeve mirpo nuk e beri. Sa per z. Rama nje bravo!
E DISATA HERE QE FLITET E FLITET EDHE NE KETO 18 MUAJT E FUNDIT …
PSE KAQ ZHURME ENDE KUR ME SHUME SE KURRE QENKA E QARTE SE :
1. ESHTE DETYRE PATRIOTIKE,
2. QE JEMI TEPER VONE NE REALIZIMIN E SAJ .
DHE SA KOHE DO TE DUHET AKOMA PER TE KONCEPTUAR DHE VENE NE EFIKASITET NJE MEKANIZEM PUNE ?!
RUAJNA ZOT N.Q.S. DO TE KEMI SI PER PRONAT,
‘LIGJIN NR.7501’ TE DOSJEVE !!!!!
PAS 25 VJETESH, SA KANE MBETUR GJALLE NGA TE VUAJTURIT E TE PERVUAJTURIT PER SHKAK TE DOSJEVE ?!
NE CILAT VILA, ZYRA MINISTRORE, OFIQE DHE PRIVILEGJE NOTOJNE ENDE SPIUNET, STISESIT, PERGJUESIT, HARTUESIT ETJ. (NJE PJESE E MIRE PUNONIN E VEPRONIN PIKERISHT NE ATA BUNKERE TE BULEVARDIT …) …?!
U BE KALI I BETEJES GOMAR SURRELI
Edi i Trete i Anglise (Edward III of England) qe lindi ne Keshtjellen e Windsor-it ne 4 korrikun e 1312-tes (tek ne nje tjeter Edi i Pare i Surrelit, ka lindur ne te njeten date 4 korrik, por te 1964-tres) mbreteroi Angline deri ne fund te jetes se tij, ne 21 qershorin e 1377-tes. (21 qershor ! – date vdekjeje mbreterish … angleze).
Kronikat e pershkruajne si shtat larte dhe adhurues i arteve te bukura, ne veçanti te pikturave murale (te jete valle koinçidence ?). Per vete natyren e tij rrugaçore e kavalereske, thuhet se u frymezua nga kaloresit e mesjetes, per te permbushur idealet e tij jetesore. Tentoi te zgjeronte territoret nen sundimin e tij ne dem te Frances dhe te Skocise, edhe pse ishte martuar me Izabelen e Frances.
Ne arkivat e kohes, jane gjetur shenime mjaft interesante e te detajuara me shume finese, nga stallieri i tij personal, Endri i Ekskilit, nje cigan i natyralizuar ne anglez. Tregonte stallieri Endri historine e Kalit te betejes se padronit te tij.
Pas perfundimit te luftes me francezet e Guaskonjes, urdheroi stallierin Endri te shfrytezonte Kalin e tij te betejes, nje kale rrace dhe shume i kushtueshem, per punet e perditeshme, transportimin e thaseve me kashte, miser e krunde mulliri, shpesh here me barre druresh te prera nga pyjet e komshinjve, megjithe kundershtimet e tij, qe mansione te tilla mund ti besoheshin vetem gomereve dhe jo nje Kali legjendar te betejave anglosaksone.
Ishte kembengules ne vendimin e tij Edi i Trete i Anglise, Kali i betejes duhej shfrytezuar deri ne palce per pune te rendometa.
Jo shume kohe me pas, tregon gjithnje Endri i Ekskilit, cigani anglez, kur Skocia i shpalli lufte Anglise, Edi i Trete i Anglise urdheroi stallierin e tij personal te pergatiste Kalin per betejen me skocezet. Po si kurrehere me pare, stallieri Endri ju drejtua me ate anglishten e tij te perzjene me çobanishte: padroni i im, per te miren tende dhe te kalit, eshte me e udhes te vesh te luftosh ne kembe. Si mund te shnderroj Kalin e kthyer ne gomar, perseri ne Kale beteje?
Nga letrat nuk e dime vazhdimin e historise se Endrit, ciganit stallier te Edit te Trete te Anglise: vajti ne kembe apo me Kalin e betejes te kthyer ne gomar, e te rikthyer ne Kale beteje !?
Ne analet turke te kohes, flitet per nje cigan te zene rob lufte, i shitur tek nje pronar hamami ne Stambollin e dylbereve te kamur ne para e te yshtur ne pekate mortale.
Edi i Pare i Surrelit sot, ne prani edhe te ambasadorit simpatik Hoffman, duke folur per rendesine e “njohjes me rraportet mes qytetareve shqiptare te prekur nga Sigurimi i Shtetit, pa ligje por vetem me vendime partie”, e quajti as me shume e as me pak por si “Kalin e Betejes” se tij kete risi te terhequr zvarre ne vite nga … te tjeret.
Stallieri i tij nga Ekskili, Endri, i kujtoi historine e similit te tij te shekullit te trembedhjete… eshte me mire te ecesh me kembe te mberthyera fort per toke … padroni im i lartmadheruar, shoku Edi !
Bravo zoti Rama
-Sali Berisha me doren e tij ka zhdukur “DOSJEN” personale te tij
“penicilina” nga Ministria e Mbrendeshme.
-Ai ka spiunuar per arrestim kolege te tij ne QSUT-se dhe
persona te tjere, pasi mbrohej nga Blloku dhe Nexhmije Hoxha,
qe i servilosej per t’a nxjere jashte ne France.
I pari qe preket me hapjen e “dosjeve” edhe
pse ka futur duart eshte super-killeri Sali Bisha.
Na plasi trapi per dosjet ne, nuk e sheh zoterote??????
I bindur, zoti Rama, se antikomunizmi juaj eshte dashuri per njeriun dhe aspak urrejtje per ndokend,kjo nisem jo vetem qe ju nderon, por edhe vete ju nuk mendoj se e imagjinoni se cfare te mire i beni shoqerise tone me kete veprim.Une i perkas PD si perkrahes, por te jeni i bindur, se nese kam ndonje qejfmbetje me Berishen, te pakten moshapja e dosjeve eshte arsyeja me e madhe. Dhe si perfundim, si individ ju premtoj se une dhe familja ime do te votojme per ju ne zgjedhjet locale, kuptohet po qe se ju hapni dosjet para tyre. Sa per lojen e Berishes per ti hapur gjoja ne 25 vjetorin e renies se komunizmit, kjo nuk eshte asgje me shume se nje shaka qe te bene te vjellesh.