“Vrasjet” e deputetëve infektojnë edhe Kosovën/ 250 mijë euro për ekzekutimin e Xhavit Halitit?

18 Mars 2015, 09:42Rajoni TEMA

Planet për vrasje deputetësh duket se kanë infektuar edhe Kosovën.

Në kohën kur prej javësh flitet për një plan për vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit, nga Kosova raportohet se ka pasur një plan për deputetit Xhavit Haliti, që për shumë vite ka qenë nënkryetar i parlamentit.

Lajmi bëhet me dije nga Koha Ditore.

Sipas kësaj të fundit, Prokuroria e Shtetit ka një dëshmi për një plan vrasjeje me pagesë të Xhavit Halitit.

Në dëshminë në formë deklarate të shkruar thuhet se vrasja ishte paguar 250 mijë euro nga Ibrahim Kelmendi, ndërsa ekzekutimin do të duhej ta kryente Florim Ejupi.

Një dëshmitar që pretendon se ka qenë pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në disa vrasje, kërcënime, shantazhe e rrëmbime, është deklaruar i gatshëm të tregojë para Prokurorisë për këtë që ai e ka quajtur plan.

Dëshmitari i ka telefonuar Halitit, duke i kërkuar falje paraprakisht se ka qenë pjesë e këtij grupi.

Pasi i ka treguar për këtë plan, ia ka dhënë një deklaratë të shkruar.

Deklarata në zyrën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, është dorëzuar nga vetë Xhavit Haliti./b.l

9 komente në ““Vrasjet” e deputetëve infektojnë edhe Kosovën/ 250 mijë euro për ekzekutimin e Xhavit Halitit?”

  1. A says:

    SHQIPERIA eshte semure rende dhe me semundje infektive me diagnoza nga me te ndryeshme si BERISHIZMI, NANIZMI dhe prej ketyre semundjet kane evoluar ne forma te reja METIZMI, EDIZMI dhe BASHIZMI.
    Semundjet dhe komplikacionet qe dalin jane me te ndryeshme dhe nga flete analiza na dalin te dhena mbi normalen me shifra te frikeshme si Korrupsionizmi, Mafiozimi, Grabitizmi, Vjedhizmi, Shperdorizmi, Intrigizmi, Ngaterreszizmi dhe tani me e fundit Krimizmi dhe Tritolizmi.
    Por personat qe hyjne e dalin ne Shqiperi ose shqiptaret qe shkojne ne Kosove i mbartin keto lloj semundjesh me vehte. Pra eshte semundje e tipit EBOLA.
    Do te pyes ndonjeri kush infektohet nga keto lloj semundjesh, nga rezultatet dalin qe njerezit e zakonshem dhe te ndershem nuk i kape. Kape dhe infektohen ne pergjithesi politikanet dhe pushtetaret ata qe i eshte mbushur mendja se kur vjedh, grabit dhe shperdoron quhesh i SHKATHET dhe kur genjen, mashtron quhesh i ZGJUAR.
    Ne kete kurth kane filluar te bine edhe politikanet dhe pushtetaret e Kosoves dhe era ka filluar ti vije edhe nga shqiptaret e Maqedonise, shqiptaret e Malit te Zi dhe te atyre te Lugines se Presheves ne Serbi.
    Sherimi nga keto semundje eshte i veshtire sepse kane karakter si orteku debores se kur te kape te perfshine pa shpetim.

  2. Mali says:

    Po kush do vras kit qen bre, plumbi kushton shtrejt…!

  3. CANI says:

    ,,Mali ,,jane do klysh sikur ju qe dojne mi vra figurat emblematike te UCK .

  4. zefi( ish dulla) says:

    Jan trillime dhe intriga,
    Vet i bajn se jan shtriga.
    Shkurra ty t’esht ber male,
    t’eshte hape mytha veja me t’dal.

  5. Toti says:

    Ky eshte vrases serik, qe po tenton te shpërlahet, te luaj rolin e viktimes.

  6. Psss says:

    Kto or ti,jan skenare tipike komuniste,asht dora serbit qi manovron me marionetat si berish e shok.Kta dun me destabilizu shqiptart,qi ma nfund
    i ka ardh ndor me ba shtet e me ken normal.normal smund t`jesh tu pa i surrat per 25 vjet qi vret njerz e me pas del e shpif se ky don me vra kte,se ky asht pagu,se ky asht kriminel,se ky ka vjedh,ky trafikant,e se me tha e i thash,se e hangri e se hangra.Kjo politik e shpifme,duhet me maru.I ka ardh koha t`iki per lesh me gjith protagonistet e saj si ky plakushi i marum i Vicidolit.

  7. tfgs says:

    nuk eshte infektim,por gjaku arab,ekstremi i vdekjes se kundershtarit politik………..pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkkkk!

  8. Scandal says:

    Ky eshte Gjenerali i UDB-se Serbe ne Kosove ky bene politiken ne Kosove tani na shitet si viktim,keshtu luajn lojen me Gjeneralin tjeter te UDB-se Ibrahim Kelmendin i cili i ben konkurrenc per marrjen e pozite se gjeneralit te pare”komandes”……kta luajn lojen Bac…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje