Veprimi i ministrit Varoufakis, polemika të ashpra në shtypin gjerman

17 Mars 2015, 21:08Rajoni TEMA

Polemikat e ashpra dhe cinike në mediat gjermane, pas publikimit të një videoje ku ministri grek i Financave, Varoufakis, sipas tyre ka bërë një gjest ofendues, duke ngritur gishtin e mesit ndaj Gjermanisë në një prej fjalimeve të tij në vitin 2013, kur ishte thjesht një profesor universiteti, janë pasuar edhe nga reagimet e qytetarëve grekë.

“Le të mos fajësojmë gjermanët, nuk e ka fajin Merkeli. Fajin e kanë politikanët dhe politika jonë”, tha Vasilis Koufis, një qytetar grek.

“Askush nuk duhet të kritikojë, atë që është duke bërë ministri i Financave si person. Ata duhet ta gjykojnë atë për njohuritë e tij dhe negociatat që po bën”, tha Markos Nikitakis, pensionist.

Megjithëse shumë grekë kanë qenë mosbesues për videon në fjalë, Varoufakis, i ftuar në një televizion gjerman, në fillim ka thënë se videoja e xhiruar në një konferencë në Zagreb para dy vitesh është produkt montazhi, por më pas ka pohuar se gjesti nuk i drejtohej Gjermanisë.

“Propozimi im ishte që Greqia, ashtu siç bëri Argjentina, duhej thjesht të njoftonte se falimentoi brenda euros në janar të vitit 2010 dhe t’i tregonte gishtin Gjermanisë, duke i thënë ‘mirë, zgjidheni vetë tani këtë problem’”, tha Yanis Varoufakis, ministri grek i Financave.

Shumë grekë, megjithëse kanë qenë në fillim përkrahës të Varoufakis, kanë filluar të distancohen prej tij, duke thënë se ekspozimi i tepërt në mediat vendase dhe të huaja dhe rivaliteti i hapur me homologun gjerman Shcauble, më shumë po i prish punë Greqisë.

Edhe ai vetë ka deklaruar se është penduar për fotografitë e fundit të tij, duke drekuar me bashkëshorten e tij me në sfond Akropolin, apo duke shëtitur rrugëve të Komos në Itali.

Por, duke sjellë si shembull fotografinë e  përçudnuar të Venusit të Milos, që botoi revista gjermane “Fokus” në vitin 2010, nuk janë të paktë edhe ata qytetarë, që mbrojnë zyrtarin kontroversial grek, që me sjelljet e tij, stilin e veshjes dhe përqasjet politike e ekonomike ka befasuar shumë kolegë europianë, të cilët po vënë në dyshim angazhimin e Greqisë për të respektuar premtimet e saj./TCH

20 komente në “Veprimi i ministrit Varoufakis, polemika të ashpra në shtypin gjerman”

  1. gjyshi says:

    Dhe ne qoftese perfundon ne EUROGLUT ???

    Dhe ne qoftese tani me githe akrobacine ,
    e Mrekullueshme te Mario Draghit ,
    Perveç Deflacionit a JO — JO
    Ngritjes Fallso te ekonomise bazuar mbi Algoritmin Astral ,
    Dhe mundesise se terhehjes se Euros ne 1,50 me dollarin ,
    se shpejti ………………………………….
    ..do kemi edhe SHALIMIN e katastrofes se bukur EUROGLUT ….??

    ç’FARE eshte ?

    1. it'sme says:

      Tfgs, zëdhënësi i pederes Janulla, a nuk po na bën komentin e parë per këtë evgjitin grek të financave, që edhe pse ka dalë nëpër Europë me torbën e lypjes në krahë, nuk e lë pa treguar halabakërinë e garipit gabel të Ballkanit.

      Phy…, racë e qelbur mesjetarësh fondamentalistë orthodhjaksë!

      1. Pilo Lala says:

        Te shikojme si do perfundoje kjo pune.
        Greket duhet te nxjerrin parat e politikaneve nga Zvicra, te fusin ne burg Kryeministra, se me llafe, do perfundojne ne kosh te plehrave si ata qe iken.

  2. Arben says:

    PERPARA PIRAMIDAT.

  3. rrumpalle hesapi says:

    Rilindasit e Rames ne Greqi. O pika qe s’ju bie dhe Grekerve qe i besuan ketyre injoranteve dhe te papergjegjshmeve

  4. Pelasgian says:

    Po bojani si Islanda , fuck off edhe dilni .

  5. Tare says:

    Ky Varikari ne 40 dite si minister 50 intervista ka dhene neper bote.
    Ne vend qe ti pervishet punes, vete dhe be show gjithandej.
    Megjithese ca pune do bej kur arka eshte bosh ske ca finance te besh me, mbeten muhabetet. vazhdo vella nxirri gishtin gjermanise se kur te ta fusin nga mbrama do gjesh leszet tamem.

    1. anticensurë 1234 says:

      tare
      ka qënë një shprehje që është përdorur në fund të ’70ës e gjat ’80
      “u nis me shpatë në dorë dhe u këthye me shpatë në bythë”!
      kështu dhe varikarët!!ky lali nuk e dinte atë lojën e kavajsve!”pirdhja një herë xhajës”!!
      shprehja “pordhët e mëdhaja grisin brekët e reja” është zëvëndësuar me “po pordhe e hëngre brënda”!!
      kështu dhe beqiri i greqisë!desh të tregohej i virgjër dhe ja pordhi xhaxhi gjermanit!!

  6. Bimi says:

    Ai e ka gati avionin per australi me ca milion.na ngelet ne greku pa buke me tfgs qe lepin prap.

  7. demokrat says:

    Rrugac ne forme, kryerrugac ne permbajtje. Per kete soj u pergjerua Kapo junior dhe deliranti lubonja se i mungonin Shqiperise. Mjere Greqia qe ra ne duar sarhoshesh, por te pakten ky ka vetem gishtin e mesit qe komandon, po psikopati qe eshte ne krye te Ministrise se Mbrojtjes, apo kllouni qe eshte Minister i Jashtem qe zoterojne ate cka i ka ngelur ne te vertete Greqise dhe jane jashte cdo kontrolli?

  8. tfgs says:

    te ”gjatin” gjermaneve dhe gjihe gyzeleve……..

    1. anticensurë 1234 says:

      o tukosumë
      një herë një plak kavaje në një udhëtim e sipër takon një çun peqini!!boj e boj muhabet arritën në përfundimin me e bo nga një të shpejtë!!futen pas shkurreve dhe si fillim ja mbështet çuni xhajës!kur i vje radha xhajës,çuni e shtrëngao fort!xhaja skish takat,çuni të fortë vrimën,e kështu nuk po bëhej puna!!çuni shtrëngohu e buzqesh,se ja hodhi xhajës,e xhaja shtrëngohu e mendo si me ja rras çunit!e kështu xhaja si i dëshpëruar i thotë çunit “unë skam takat dhe ti i ri i virgjër dhe i fort më bëre të turpërohem!as ma pjerdh një herë se sja vleka fare!?”e çuni i kënaqur i lëshon një pordhë të fortë,por që se mbaroi dot!xhaja atë priti e shkllup brënda!!

      morali i fabulës
      po deshe tia rrasësh dikujt do ta hash dhe ti!!
      personazhet
      xhaja nga kavaja-gjermani
      çuni nga peqini-gërku
      ps:kjo është historie vërtetë!çuni nuk është nga peqini por nga durrsi!!e ka emrin lili ose pseudomimin tfg

  9. Tare says:

    Ja keshtu jane politikanet Grek, duke u fundosur, nje dore e zgjasin per ndihme, me doren tjeter duan te ta fusin.
    Greket duhet te dalin nga Euro, te ulin rrogat ne nivelin e ekonomise se tyre qe te mos harxhojne me shume nga c’prodhojne dhe te fillojne nga e para.
    Kushtu jane si xhep i grisur, hidh sa te duash brenda, derdhet.
    Une djej keqardhje me popollin Grek qe nuk ishte i pergatitur per Europen dhe u udhehoq ne menyre katastrofike nga klasa e tyre politike.

  10. Mallakastrioti says:

    @@ Eshte Injorance, qe me Xhepat Boshe te beshe Premtime Elektorale, kjo vlen per te gjithe Politikanet,z.Varufaqise eshte shfaqur shume Arrogante ne Media, kur e di se eshte “I Detyruar” te kerkoje Borxhe te reja..me thene Shqipe:”Dhia e krimbur Bishtin perpjete”…shume Greke ja hedhin Fajin Gjermanise, per Falimentimin e tyre, por ne te vertete duhet tu kerkojne Llogari ish.-Qeverive te PASOK-ut, dhe ND-as,si dhe te bejne Detyrat e Shtepise te Tatojne Miljarderet, te hapin Thesaret e Kishes Greke qe kane Varrosur Miljarada Euro ne Flori ne Manastiret greke, si dhe ato te Malit te shenjte “Agios Oros”…
    -Shume mire thote Gjermania:Kurseni, kur nuk keni te Hani,shikoni se sa e keni Prodhimin tuaj te Brendshem..
    -Loja e politikes Greke eshte e “Pisete” ne Lidhje me Partneret Europjane qe i dhane greqise Miljarda,Politikanet Greke, po Mundohen me te gjitha Menyrat ti “Zhvasin” Europes Para te tjera me ane te Presjoneve,si ajo e Minstrit Varufaqis, qe kercenon me referendum, apo e Minsitrit te Brendshem qe thote se do te dergoj ne Gjermani 10-mije Arabe apo djalli vete…
    Po tju kthehet Gjermania dhe tu thote:Po kthejme ne greqi te gjithe Parazitet Greke rreth 50-mije qe rrojne nga Taksapaguesit Gjerman dhe nuk Punojne…
    -loja e Politikes greke me Russet, eshte nje Presjon i Hapur per EU-ne..por edhe sa kohe do te marre greqia para nga Europa???
    Kriza ekonomike ne Gjermani Mbulohet nga Industria, kjo e bene ate te fuqishme ,si dhe Disiplina e Shtetit dhe ,Besimi i njerezve te Shteti qe kane Ndertuar…ne Greqi, per fate te keq nuk ka Besim te Ndersjellte Shtet-Shtetas, sa per ne Shqiperi, ajo eshte nje Province Turke, me banore Homogjen..lol

  11. eleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Kur gjermanët luftojn kaq kohe dhe me nje urrejtje të tillë Varoufakin dhe Tsipren, me ben te mendoj te kunderten per ata …

  12. Dervish Malluta says:

    Ky Varifuckis le qe ofendoj gjermanet ne menyren ma primitive, por tani del e thote qe fotoja me “Stinker” perpjete (ky ishte gishti i tij)na qenka fotomontazhe!
    http://static.twoday.net/scusi/images/Stinker-Varoufakis.jpeg

  13. enter''""" says:

    Greqia do ja dale. Forca Greqia! Gjyselet shqiptare perseri do jene te dhjere por krenare.

    1. anticensurë 4321 says:

      ju jeni të dhjerë e doni të dukeni krenar o të hyftë!!
      ne e dimë se ku jemi dhe përpiqemi të mësojmë nga ato që po hiqni ju!!

  14. plaku i mocem says:

    Problemi eshte qe ti japin ca euro Greqise te na jape ca pensione andej nga jugu,si minoritar nga Novosela.keshtu, avash avash, behet Greqia e madhe me troje shqiptare,dhe pastaj i kthen borxhet…

  15. alsa says:

    SI E SHIKON NJE I VARFER NJE TE PASUR

    DHE NJE INJORANT NJE TE DITUR
    I PARI SI NJE DEMBEL QE PASUROHET ME DJERSEN E TIJ
    I DYTI SI TE RJEDHUR
    KESHTU DHE NE SHQ. I SHIKOJM POP. GR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje