Liza Minnelli është rikthyer në një qendër rehabilitimit për tu trajtuar ndaj varësisë nga droga dhe alkoolit.Aktorja, fituese e çmimit Oskar dhe këngëtarja mësohet se ka bërë një përparim të shkëlqyer pas rikthimit në qendër për tu trajtuar.
Liza Minnelli, e cila tani eshte 69 vjeçe ka pranuar më herët varësinë nga alkooli dhe drogat e tjera.
“Liza Minnelli ka luftuar trimërisht ndaj abuzimit me substancat e rrezikshme gjatë viteve dhe sa herë që ajo ka nevojë për të kërkuar trajtim, ajo e ka bërë këtë,” tha zëdhënësi i saj në një deklaratë.
Vajza e legjendës së Hollywood Judy Garland, Minnelli fitoi një Oscar për rolin e saj në fimin e vitit 1972, Cabaret.
Ajo është një nga të paktët yje që gjjithashtu ka fituar çmimet, Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.