Ashtu siç edhe e paralajmëroi disa ditë më parë, Mimoza Ahmeti nuk do të jetë më opinionistja e këtij edicioni të Big Brother Albania.
Në vend të saj, produksioni ka zgjedhur një tjetër figurë femërore. Bëhet fjalë për gazetaren Mira Kazhani, e cila do të zëvendësojë shkrimtaren, vetëm dy javë pas nisjes së reality show-t.
Lajmin e ka bërë publik faqja zyrtare e spektaklit “Big Brother Albania”, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Mira Kazhani ka nisur të punojë si gazetare që në vitin 2000 dhe ka bashkëpunuar me televizione të ndryshme si: “Koha Jonë”, “News 24″, “Klan”, “Top Channel”.
Kazhani ka qënë gjithashtu imazhi i lajmeve në “Vizion Plus”, ndërsa vitin e fundit është redaktore në DITA.
Ajo ka zhvilluar disa intervista me video ne gazete për dosjen “Hajdari” ku kanë folur me radhë, Jaho Salihi, Fatmira Hajdari, Izet Haxhia dhe deri te Hamdi Haklaj.
Mira OK.
Mira eshte me shume se OK. Big Brother eshte nje shpifesire komerciale per njerez pa jete private. Nuk meriton as Mimozen dhe as Miren…
O Mira po arrite te intervistosh dhe naj shpifes tjeter si pershembull Bamir Topin! Do arrish te zevendesosh dhe albana osmanin
Lume ju qe jetoni ne Shqiperi qe jeni te detyruar te shikoni mjerimin e cultures me emisione ” bordello” si Big brother dhe humorin e lodhur ,te konsumuar dhe krejte banal te AL PAZARIT te Agroni.Mbas turperimit te 8 Marsit argetohuni me skenat idiote te BB.
Edhe mua s’me pelqen Al Pazar, por duhet vleresuar kushdo qe shtrydh trute per te bere humor ne kete vend me shume halle. S’eshte kollaj te besh humor ne nje vend ku humoristet paguhen per dy leke, skenaristet kane vdekur dhe pretendimi i publikut eshte shume i larte.
sa i shpifur ky bigu sivjet.emision kot pa vlera
..me teper ndejta per te pare dhe degjuar Miren ,se sa emisionin e zgerdhire .
Mira me duket shume here me mire se Mimoza, nuk e di pse por ajo Mimoza ishte shume femer antipatike