Rama: Gjirokastra, thesar i trashëgimisë kulturore. Do i kthejmë shkëlqimin (inspekton punimet në Parkun e Viroit)

21 Mars 2015, 18:18Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar ecurinë e punimeve për ndërtimin e Parkut të Viroit në qytetin e Gjirokastërs.

Gjatë inspektimit Rama është shprehur se me këtë investim synohet të rivitalizohet Parku si destinacion turistik, por edhe të kthehet në një hapësirë me funksionalitet social për qytetarët e Gjirokastrës.Projekti parashikon ndërtimin nga e para të 7 segmenteve, ku kombinohen rrugët për automjete me trotuaret për këmbësorë, pista e vrapimit dhe korsia për biçikleta.

Një amfiteatër i hapur, fusha e basketbollit dhe ambiente të tjera për aktivitete sportive ndërtohen për herë të parë në hapësirat e Parkut. Gjithashtu në qytetin jugor ka nisur edhe rikonstruksioni i plotë i rrugës hyrëse të qytetit, në segmentin nga Parku i Viroit deri tek Varrezat e Dëshmorëve.

Në përfundim të vizitës së tij në Gjirokastër, kryeministri Rama u shpreh se qeveria ka kthyer vëmendjen nga ky qytet,thesar i madh i trashëgimisë sonë kulturore.

“Ishte një ditë e bukur edhe në Gjirokastër, sepse faktikisht, qyteti po fillon të marrë frymë dhe projektet e kantierit tonë të rilindjes po fillojnë të marrin formë, duke i dhënë Gjirokastrës shpresën e humbur për kaq shumë vite dhe duke i kthyer vëmendjen nga ky thesar i madh i trashëgimisë sonë kulturore. Ne do të vazhdojmë të bëjmë për Gjirokastrën edhe më shumë, dhe që tani kemi mbajtur zotimin që në qeverisjen tonë Gjirokastra do të marrë më shumë vëmendje dhe më shumë financime sesa në 20 vite të shkuara, të mbledhura së bashku.
Megjithatë, edhe në vitet e ardhshme kjo do të vazhdojë dhe Gjirokastra do të fillojë të shkëlqejë siç ka hije, falë qeverisjes së socialistëve dhe progresistëve”, theksoi kryeministri.

Në këtë inspektim Rama ishte i shoqëruar dhe nga ministrat Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj, si dhe nga deputetët të qarkut të Gjirokastërs./j.h

9 komente në “Rama: Gjirokastra, thesar i trashëgimisë kulturore. Do i kthejmë shkëlqimin (inspekton punimet në Parkun e Viroit)”

  1. aqifi says:

    Eshte vendi i yt eti !

  2. fllad says:

    A ka turp ai kryetari i Rilindjes ne Shqiperi?
    Po shkateron Tiranen dhe po e kthen si burg betoni dhe shet pordhe se si do beje Gjirokastren.

  3. veterani says:

    Bravo Rma ;pune,kontroll,inspektim.

  4. merohumis says:

    vazhdon me qeverisje pedikyre motra,te gjitha premtimet parazgjedhore nuk i ka realizuar hiku nje malok primitiv erdhi nje qytetar mashtrues kalibri,dhe mbet po ay popull trim dhe liridashes por pak i zhvilluar nga ana …..sociologjike

    1. edi says:

      qi t’et eme dava plere

  5. tfgs says:

    ”gjatosh”, c’lidhie ka kultura shekullore helene ne Argyrokastro[jo Gjirokaster]me selcuket e Zike bithcpuarit……!!!???
    keta i kendojne Sulltan Muratit e ti ja fut pordhes……
    https://www.youtube.com/watch?v=tZe-XSULmaA

    1. eleΥΘeriskeΨi says:

      Gjirokastra eshte vend me histori. Aty erdhen per here te pare stergjyshi jot edhe greket si argate ne tokat e shqiptareve.
      Vetem historise qe nuk ja mbyllni dot gojen…….

      ade korofilaku mou…… to makri….

      http://youtu.be/4RoQaDnwATk

  6. merohumis says:

    Foli nudisti i Rilindjes ,dikur i merzitur me daljet e gjata e te besdisshme te saliut per ore te tera ne TV,me te marre mandatin psikopati rama ne versionin qytetar,po na e cane menderen me surratin e tije te parruar 24 ore te dites,edhe perrallat per femije i ka marre ne patronazh vete ti prrallisi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje