Të hënën mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Nënshkruhen 8 marrëveshje, 4 prej tyre në fushën e sigurisë

21 Mars 2015, 17:07Rajoni TEMA

Ditën e hënë në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Burime konfidenciale kanë thënë për televizionin Tema konfirmojnë se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave.

Në mbledhjen mes dy qeverive pritet të nënshkruhen 8 marrëveshje, të cilat janë diskutuar edhe më herët, ku 4 prej tyre janë në fushën e sigurisë .

Mbledhja e dytë e dy qeverive vjen 1 vit mbas mbledhjes së parë që u zhvillua në Prizëren në 11 janar të vitit 2014.

Pavarësisht se kjo mbledhje ishte parashikuar të zhvillohej në Vlorë, ajo është zhvendosur për në kryeqytet.

Në mbledhjen e parë u miratuan një sërë marrveshjesh kryesore, si në fushën politike ashtu dhe në atë ekonomike, ku spikatën marrëveshja për unifikimin e doganës, e cila u konkretizua vetëm pak javë më parë me inaugurimin e “Korridorit të Përbashkët”, Kosovë-Shqipëri në doganën e Morinës, por edhe nënshkrimi i memorandumit midis ministrit të energjisë Damian Gjiknuri dhe homologut të tij kosovar Fadil Ismaili, të cilët u zotuan që të përfundojnë sa më shpejt tregun e përbashkët energjetik, i cili nis me ndërtimin e linjës 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë./t.h

5 komente në “Të hënën mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Nënshkruhen 8 marrëveshje, 4 prej tyre në fushën e sigurisë”

  1. albano says:

    rama duhet te heqi kufijte ;;;; se Europa nuk don te bashkohemi kurre ;;;;kaq gje nuk e kuptojne shqiptaret ;;;

  2. Labi Vlore says:

    Z.Mero.A dihet se perse mbledhja qe ishte parashikuar ne Vlore u zhvendos ne Tirane??Jo per ndonje gje,por thjesht ta dinim???

    1. Albani says:

      Nuk ka pranuar ‘Greku’.

  3. Dibrani says:

    Po jan te HUAJT ato qe NUK i dun shqiptaret e bashkuar….POLITIKANET TAN DIN VETEM ME VJEDH POPULLIN , jan vetem kukulla , KURSE VENDIMET e rendesishme SE CFAR BEHET NE SHQIPERI I MARRIN ARMIQT TAN.
    Nji treg EKONOMIk ne shqiperi me 6 milion banor + 2 milion shqiptar ne maqedoni , greqi , serbi e mal i zi DO TI FUSTE FRIKEN GREKUT E SERBIT E S’do flinin nat e dit nga FRIKA .
    Nji treg me 6 milion banor Esht shum me i fuqishem dhe thith investime te huaja shum me te larta se sa Jemi sot te ndar ne 2 shtete.
    MOS harrojm ketu Edhe shqiptaret qe kan imigru qe 50 vjet ne EUROP, ndoshta jan te 3-4 milion ne evrop , se CFAR shtyse di JEPNIN turzmit dhe zhvillimit te vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje