Policia serbe ka arrestuar shtatë persona të akuzuar për pjesëmarrje në masakrën e mbi 1,000 muslimanëve të vrarë në një depo në rrethinat e Srebrenicës.
Prokurorët Serbë dhe Boshnjakë thanë se shtatë personat e arrestuar janë ndër të parët që arrestohen nga Serbia për kryerjen e masakrës së Srebrenicës në korrik të vitit 1995.
Serbia ka arrestuar më parë njerëzit që nuk kanë qënë të përfshirë drejtpërsëdrejti në vrasje.
Në 2011, policia dorëzoi në një gjykatë ndërkombëtare ish komandantin serbo-boshnjak, Ratko Mlladiç. Mlladiç, është i akuzuar për organizimin e masakrës, dhe aktualisht është duke u gjykuar në Hagë.
Gjykata ndërkombëtare në Hagë ka dënuar tashmë njerëz të shumta të genocidit në lidhje me masakrën e Srebrenicës./f.b
Vetem 7…? Rrace e farmakosur.
dhe shtatë janë diçka,por më e rëndësishmia është që sërbia të pranojë që ka bërë genocid!!ajo se ka pranuar deri më sot një fakt të tillë!!
politika dhe popujt nuk ndryshojnë menjëherë,brënda ditës!!sepse po ashtu nuk janë indoktrinuar në një ditë!!
Po per krimet e 97 kur do te arrestoni ca ne Shqiperi?