Kosova, e treta pas Sirisë dhe Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve në Europë

20 Mars 2015, 16:12Rajoni TEMA

Rreth 626,000 njerëz kanë aplikuar për azil në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2014, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke u bazuar në të dhënat e agjencisë evropiane të statistikave Eurostat.

Nga ky numër, prijnë qytetarët nga Siria të cilët janë larguar nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta.

Në përgjithësi, ka rritje prej 44 për qind të kërkesave për azil në vitin 2014, në krahasim me vitin paraprak.

Numri i qytetarëve nga Siria që kanë kërkuar azil arrin deri në 123, 000 në vitin 2014.

Afganistani është radhitur i dyti, si vend origjine i azilkërkuesve, kurse Kosova e treta.

Pothuajse një e treta e aplikacioneve janë regjistruar në Gjermani.

2 komente në “Kosova, e treta pas Sirisë dhe Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve në Europë”

  1. F.K says:

    E rendesishme eshte te fitoje ,,ABDULLAHU

  2. Insistoj says:

    Apistefto qe omos alithino (e pabesueshme dhe megjithatë e vërtetë)…!!! Kosova e LIRË dhe e PAVARUR (???!!!)…kërkon azil politik…???!!! Përse…???!!! Ku janë patriotët e racës së kulluar “Ariane” (net, Ilir Hoti etj.etj…), të na e shpjegojnë dhe ne, “popullit të thjeshtë”, këtë fenomen të çuditshëm “made in Albania/Kosova…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje