Tirana po bëhet gati të mirëpres mbledhjen e dytë të përbashkët të Qeverisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës e cila do të zhvilohet paraditen e të Hënës në Pallatin e Kongreseve.
Kryeministria shqiptare ka zgjedhur si moto të kësaj mbledhje tre fjalë. Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr.
Holli pallatit të kongreseve, është konceptuar i ndarë në 3 pjësë ku bie në sy tryeza në formë rrethore me ngjyrë blu mbi të cilën janë vendosur, flamujtë e BE-s ku do të ulen të dy kabinetet qeveritare.
Në mes do të vendoset një shqiponjë 3 dimensionale, kurse anash dekori parashikon vensondosjen e flamujve të dy vëndeve.
Një kënd i vecantë është dedikuar për nënshkrimin e marrveshjeve dhe një tjetër për konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrave Rama dhe Mutafa.
Rreth orës 10:40 pritet mbërritja e delegacionit të qeverisë së Kosovës, 20 minuta më pas do të jetë fillimi mbledhjes së dy qeverive e cila do të zgjasë 60 minuta nga ku më tej do të vijohet me nënshkimin e marrveshjeve.
Pas fjalës përshëndetëse të dy kryeministrave, ministrant e punëve të jashtëme Ditmir Bushati dhe homologu i tij Hashim Thaci do të bëjnë prezantimin e partneritetit strategjik.
Por cfarë marrveshje do të jenë në tryzën e bisedimeve?
Top-Channel ka mundur të sigurojë draftin përfundimtar të dakortsuar prej dy qeverive me 11 marrveshje, ,memorandume dhe protokolle të cilat janë.
1. Për Bashkëpunim të “Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.
2. Memorandum mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”.
3. Protokoll mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.
4. Protokoll “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.
5. Memorandum i Mirëkuptimit“Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”.
6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.
7. Marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.
8. Marrëveshje për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.
9. Protokoll “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.
10. Memorandum “Mbi bashkepunimin ne fushen e bujqesise dhe zhvillimit rural”.
11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.
Kryefjala e mbledhjes së dytë të dy qeverive do të jetë thellimi partneritetit strategjik i Shqipërisë me Kosovën, i cili në në një vit ka njohur progres të rëndësishëm edhe në fushën e politikës së jashtme.
Kosova është bërë pjesë e shumë nismave rajonale dhe për herë të parë në Milano, u hap konsullata e parë e përbashkët mes dy vendeve.
Hapja e kësaj konsullate parashikohej në marrveshjen e nënshkruar gjatë mbledhjes së parë të dy qeverive në Prizren.
Muhamed Veliu TCH
Te lumte Z.Rama qe po punon i pa lodhur.Te lumte qe punon per shqiperine dhe kosoven. Te lumte qe po punon te ngresh lart kulturen tone qe serbi Sali po e shkaterronte. Urime per hapjen dhe kujdesin e muzeumeve. Ato jane vlera e kombit tone e identitetit tone qe serbia ,greqia me Sali ushtarin e zellshem te tyre po e rrenonin me qellim te zhduknin kombin tone. Ju jeni Skenderbeu i koheve moderne per ne. Ju faleminderit.Do mbetesh ne histori per gjithcka po ben per popullin ten te shume vuajtur dhe te lene ne harrese.Perendia te bekofte!!!
marrte nga ditet e tua ?
mos harroni edhe bashkpunimin mbareshqiptar dhe shkembimin e pervojes ne shitjen dhe trafikun e drogs
ne vjedhjen dhe grabitjen e bankave dhe njerive me vlera monetare
ne kurvllik
ne hajni
ne vjedhje votash
ne specjalizimin dhe perfeksjonimin per kerkimin e azilit pulitik nga qytetaret e dy palve
si dhe ne sportin e shkerdhimnimit mbaruniversal!
thu ti se po vjen nga norvegjia apo finlanda kuazimondo-ja COGLIONE ….1 cope zingaro nga zingarialand e shkinise qe per korrupsion , droge apo kurvllik eshte nr 1 ne ballkan .
Gjeja me e rendesishme eshte Bashkepunimi per gjuhen Shqipe dhe Arsimin .
Kufiri s’duhet te egzistoje fare nese mendoni per “nje toke nje enderr”.
Per te tjerat duhet forcu shume marredhenia ekonomike sepse Kosova eshte komplet e VARUR nga Serbia .
Para disa viteve tek po udhetoja per ne Kosove debatova me policet e kufirit , mbasi i legenosa per 1 problem qe se kishim ne pasagjeret por shoferi i autobuzit , kaluam kufirin. Nje Shqipe Kosove u afrua e me tha : A mund te ulem ktu ? Ok i thashe . Pa “djallzi” me tha : O duken Shqiptart e Shqipnise qe jan ma “te mencem” se ne ,ti ishe per ne parlament me tha .
Jo per ne OKB ja ktheva un duke bo shaka . Me tregoi se vinte nga Gjirokastra (Gjinokastra) e quante ai . Kishte ngel i knaq e i gezum ke Zoti i themi ne , mikprites e bujar (Kur tha bujar u cudita se Gjirokastritet bujarine se kan fort ne gjak ? ) dhe shume te sjellsshem por mezi ishin “marr vesh”.
I thashe s’eshte faji jone , eshte faji i shkaut qe na ka nda e ju sot flisni 1 gjuhe me shume huazime serbe –
1 Histori e vogel per te tregu se akoma jemi te percare aq sa nuk merremi vesh me njeri tjetrin .
Ne fillim edhe un qe jam “Geg” mezi i kuptoja kur flisnin “Gegnisht” pa serbizima se pastaj kur i fusin “Majicat” dhe “Sobat” aty thosha me vete jan tu me sha .
LoL!!!
U bene boze kto mbledhjet zoti kryetar.
Butafori e sqajuar per te shplar mendjet e shqiparve ne te dyja anet e kufirit ne nje koh kur te gjitha kancelarit europiane i kan mbyullur dyert qeverritarve shqiptar.
Pavarsisht se skam ASPAK simpati per Edi Ramen apo per partine e tij un i heq kapelen ksaj qeverie qe ne krahasim me Salheun tend te dashur eshte “LULE”.
Kancelarite e huaja po i presin dhe po i mbeshtesin , jo si salheun qe as ne Burundi nuk e ftonin se kishin frike se i trembte femijet .
KJO QEVERI PER 2 VJET KA BO ME SHUME SE SALHEU NE 13 VJET PUSHTET .
I hoqi kthetrat e serbve nga energjia .
ju lumte, mbare u ecte. Bashkimi do te jete rrjedha llogjike me pas. Per te nuk duhet humbur me kohe.
kam besim qe kjo qeveria rama po ec ne drejtim te mire sa i perket fuqizimit te faktorit shqipetare ne ballkan. shpresoj te mos zhgenjehem.
Ke te drejte pellazgian. kosova ka nevoje shume per arsimim dhe besoj qe gjeneratat qe vijne do permiresohen shume. ne kosove nuk e kane Problem te integrohen ne Kulturen e shqiperise me disa perjashtime .
suksese dy qeverive.