Roland Bejko për tritolin: Sulm politik, po tentojnë të boshatisin Lazaratin

22 Mars 2015, 14:06Politika TEMA

Teksa ka shprehur shqetësimin për sulmin e përsëritur me lëndë eksplozive ndaj familjes së tij, kreu i PD-së Gjirokastër Roland Bejko thotë se ngjarja ka prapavijë politike.

Në një lidhje telefonike për Ora News, Bejko tha se është e pabesueshme sesi akte të tilla kriminale ndodhin nën hundën e një prezence të shtuar të policisë.

Sipas tij ose policia është e paaftë për të identifikuar elementë të tillë, ose ka një koordinim me palëve.

Rreth mesnatës është hedhur një kallëp tritoli në oborrin e shtëpisë së babait tim, ku janë dëmtuar porta dhe disa elementë të tjerë të shtëpisë. Ajo që më shqetëson është fakti se është hera e dytë brenda një jave, pasi ka pasur një tendencë tjetër për të bërë një shpërthim të tillë po në oborrin e shtëpisë së babait tim. Para një jave është hedhur një kallëp tjetër por fitili ishte shuar dhe nuk kishte shpërthyer.

Po fakti që në rrugët e Lazaratit qarkullojnë me shumicë patrulla policie, sidomos këto ditët e fundit pas një përplasje që ka ndodhur aty me një makinë policisë dhe disa njerëz dhe lëvizin paralelisht me ta, hije të zeza, hije nate me kallëpë tritoli në dorë duke shkëmbyer rrugët do të thotë që ose policia është e paaftë për ti zbuluar ose do të ketë një koordinim.

Fakti që është hera e tretë që kjo ndodh në pronën e babait tim , nuk mund të përjashtohet fakti se kjo mund të ketë një prapavijë politike. Gjithsesi policia është në hetim, organet e hetimit do të bëjnë punën e tyre nëse janë të aftë. Përndryshe nëse ata nuk e kryejnë këtë detyrë dhe nuk na japin emrat e personave që janë të implikuar në këtë ngjarje më lind e drejta të mendoj që ka një prapavijë të qartë politike”.

Për kreun e PD-së, ngjarja është e lidhur edhe me zgjedhjet e ardhshme vendore. Sipas tij ka një tendecë për të shtuar konfliktin në atë fshat, me qëllim largimin e banorëve.

“Çdo qytetar sot është i rrezikuar dhe nuk është çështja te një individ. Dje e hodhën tritolin në shtëpinë e babait tim, nesër mund ta hedhin diku tjetër e kështu me radhë. Këta janë misionarë të konflikteve dhe çekuilibrave sociale. Mendoj që është e lidhur kjo edhe me zgjedhjet e ardhshme.

Sepse dihet kjo që nëse do të ketë pasiguri, destabilitet dhe sa më shumë presion dhe dhunë në atë fshat, e ardhur kjo në daç nga kapërcimi i kompetencave të rendit që nuk ka ndodhur herë tjetër, në daç nga keqbërës që janë shërbëtorë të instrumentalizuar të klaneve të ndryshme kanë një qëllim, largimin e banorëve dhe bërjen e këtij fshati të pabanueshëm.

Kjo do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë më pak votues nga Lazarati, pasi dihet që sasia e votave që ka Lazarati do të bëjë diferencën dhe bën garën konkuruese. Kështu them që ka dhe prapavijë politike kjo për të futur konfliktin në Lazarat”.

Teksa kërkoi nga policia të gjejnë dhe arrestojnë keqbërësit, Bejko uroi që shpërthimi i mbrëmshëm të mos shërbejë si pretekst nga blutë për të rritur sërish prezencën e saj atje.

Uroj që policia pas kësaj ngjarje të mos gjejë justifikim për të shtuar prezencën dhe të vështirësojë jetën e banorëve në atë fshat, por në mënyrë operativ e të kryejë punën e saj për të zbuluar keqbërësit.

Për aq kohë sa keqbërësit nuk do të jenë të idenfikuar edhe jeta e babait tim dhe gjithë të tjerëve është e rrezikuar. Shqiptarët jan ë gjithmonë e më të pasigurt si në Lazarat ashtu dhe në zona të tjera”.

7 komente në “Roland Bejko për tritolin: Sulm politik, po tentojnë të boshatisin Lazaratin”

  1. NAN MYZEQARI says:

    BEJKO LAZARATESI populli thote ;cdo mbjellesh do korresh,pse ndodhin vetem ne lazarat ,fushe -kruje.

    1. kujtesa says:

      Roland!
      Ti nxitohesh djale kur thua se policia nese eshte e afte,duhet te te japi ty emrat e atyre qe e hodhen tritolin.
      Nese ti mendon se eshte kaq e shpejte kjo gje,biles me e shpejte se menyra jote e pasurimit,atehere pyet njehere andej nga SHQUP-i nese e gjeten se kush e vrau Azemin apo kush e vrau deputetin e Fierit ose kush e vrau gjyqtarin ne Vlore apo Kosta Trbicken e kushedi sa te tjere qe i vrate vetem e vetem se ishin kundershtare te mendimit tuaj.
      Ka dicka te sigurte Roland qe ti(dhe aq me pak yt ate)nuk jeni kundershtare te drejt perdrejte te qeverise. Mekot perpiqesh qe ta ngreshe lart e me lart steken tende ne Lazarat.
      Ka te tjere ne fakt qe e kane mbushur kupen por te siguroj qe nuk do te jene objekt tritoli meqenese e doni ju.
      Ata do te jene objekt gjykimi nga drejtesia dhe ky eshte tritol me i fuqishem sesa perpjekja per tju goditur ju(booo çfare deshire kane disa per tu viktimizuar).

  2. bato says:

    Bejko!
    Kete e ben Berisha se se pari eshte zemeruar me ty qe nuk i ke siguruar racionin e eurove per kete vit nga kanabisi dhe se dyti per te akuzuar poziten se godet kuadrot e PD me tendence politike. Pika ty e Sales qe tall bythen me ca si ti.

  3. Adi says:

    Roland o bir, mbaji mire hesapet qe ke me ata te tritolit pa leri prapavijat politike se nuk po i plas bytha njeriu per nje pjese plehu qe je ti ne gjithe partine tende. U bete te gjithe si Dosha ju… genje dhe beso

  4. imas says:

    Shume e thjeshte per tu kuptuar. Per t’i bere qejfin saliut, nga frika se mund te zbulohet per vendosjen ne nje vend tjeter, e ka vene te shtepia e tij.

  5. petrit zela says:

    Mos u shqeteso Z Bejko.Tritolin ta kane hedhur ne oborr dhe jo tek
    dhomat e gjumit.Ata jane trimat e juaj,qe hedhin shashka,per te trembur pulat,dhe per te bere shum zhurme,per destabilim te vendit..

  6. fuck . PS , LSI , E CKA KU KA KUALICION TE MAJTE. . Fuck ndyresirat,plehrat,meturine,shkaterruesit,pederastet. Etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje