ISIS thirrje për ekzekutimin e 100 ushtarëve amerikanë: "I vrisni në tokat e tyre, u prisni kokat në shtëpitë e tyre, aty ku ndihen të sigurtë"

22 Mars 2015, 14:03Politika TEMA

Shteti Islamik i ISIS u ka bërë thirrje mbështetësve të tyre që ndodhen në Amerikë për vrasjen e 100 ushtarëve amerikan që kanë luftuar kundër tyre.

Emrat, adresat dhe fografitë e tyre janë postuar online në atë që ISIS e quan “Lista e Vdekjes” .

Pirateria Kibernetike e ISIS mendohet se e ka siguruar listën me emrat e ushtarakëve duke u futur në sistemin e të dhënave të ushtrisë amerikane, por hetuesit e çështjes e kanë hedhur poshtë këtë fakt pasi ata mendojnë se me shumë gjasa të dhënat janë marrë nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale, ku ishin publikuar nga vetë personeli ushtarakë.

Në mesazhin, i cili ishte postuar në Gjuhën Angleze shkruhet:

“I vrisni ata në tokat e tyre, u prisni kokat në shtëpitë e tyre, i qëlloni për vdekje kur ata ecin në rrugë, aty ku mendojnë se janë të sigurtë”.

Ndërkohë një zyrtar i departamentit të mbrojtjes së SHBA-së duke folur në kushte anonimiteti ka deklaruar se nuk mund të konfirmohet vlefshmëria e informacionit, por autoritetet janë duke punuar mbi këtë çështje./ I.B

7 komente në “ISIS thirrje për ekzekutimin e 100 ushtarëve amerikanë: “I vrisni në tokat e tyre, u prisni kokat në shtëpitë e tyre, aty ku ndihen të sigurtë””

  1. tfgs says:

    pune korrakesh,varu sulltan Novruzin…………

    1. arbereshi says:

      Ky qe eshte i pari ne foto, ky malukat qe i duken vetem syte eshte PUCOFAGO kurse ai i funit fare eshte Janulla.

      1. the Punisher says:

        Ca ja fut kot, pucofago nuk ka si te jete ne foto,eshte duke mbajtur rradhen se mos bie ndonje trangull nga kamionet qe cojne ushqime ndihme ne hellaqistan. As Janulla nuk eshte ne Foto.Hiresia e tij,eshte ne Mykonos duke thithur manall zezaku.

  2. Martin says:

    t’ju hani muuuune ju te isist Amerikaneve. plehra, kafshe!

  3. sokol says:

    Nje sulm terrorist masiv kundrejt usa do provokonte perfshirje totale amerikane ne Irak dhe Siri.deritani Isis se ka bere kete dhe Obama ka justifikuar mosnderhyrjen me faktin qe seshte vetem problemi yne..te shohim.

  4. bato says:

    Ky i pari me maske i paska syte si sala hiqani kapucin duhet te jene nje kopje ne fytyre ose do jet nai kushuri i sales .sepse ultimatumet i jepkan si sala

  5. ........ says:

    Ropt ku ti keni o plehra qe po kerkoni gjak…ptu rob q..a

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje