Vlahutin: Zgjedhjet e 21 Qershorit provë e rëndësishme për Shqipërinë

22 Mars 2015, 12:10Politika TEMA

“Zgjedhjet e 21 qershorit janë një provë e vështirë dhe e rëndësishme që Shqipëria duhet të kalojë për të ecur në rrugën drejt hapjes së negociatave për antarësim në BE”.

Kështu u shpreh  Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin në emisionin “Tonight Ilva Tare”.

Ambasadorja Vlahutin ka konfirmuar rrugën e vështirë dhe koston e reformave që duhet të kalojë vendi përpara se jeta e qytetarëve të përmirësohet me anëtarësimin në BE.

“ Ne je mi këtu që të ndihmojmë reformat, disa gjëra themelore. Së pari shteti ligjor që përfshin disa elementë si luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar, reformën në gjyqësor”, tha diplomatja e BE.

Romana Vlahutin është Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri që prej 3 tetorit 2014.

E diplomuar në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale në Universitetin e Zagrebit dhe Master në Universitetin e Harvardit me fokus në fusha të veçanta studimi, si menaxhim konflikti dhe siguria ndërkombëtare.

Emri i saj është i lidhur ngushtë me procesin e integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe eksperienca e saj mund të shfrytëzohet edhe nga shqiptarët. /gj.k/

1 komente në “Vlahutin: Zgjedhjet e 21 Qershorit provë e rëndësishme për Shqipërinë”

  1. Kris says:

    Me vjen shume keq ta bej koment,por vajtja ne Ora News ,tregon shume qarte mendimin dhe vleresimin e BE per Shqiperine! Ilva Tare ,mund te jete gazetare e mire ,por ajo ka konflikt te madh interesi?! Cifti Selami, eshte nje aliazh i cuditshem?! Ilva, hiqet si e pavarur, kur mbron interesat apo “kauzat” e Selamit, “a predigal son”?! Megjithse, eshte heret te japim nje mendim te mbeshtetur ne fakte,kjo flet shume?! Shqiperia eshte e tradhetuar?! Se kush e si koha do ta vertetoje?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje