Sipas testimeve më të fundit nga AV Test për muajin Shkurt, u bënë publike renditjet e antivirusëve më të mirë bazuar në performancën e tyre, sigurinë dhe kostos që ofrojnë. Rezultati i këtij testimi me siguri nuk do t’ju habisë. Emrat e mëdhenj të sigurisë u renditën në fillim të listës ndërsa si zakonisht Microsoft zuri vendet e fundit të saj. Mesazhi është tepër i qartë; nëqoftëse jeni duke përdorur antivirusin e Microsoft për të mbrojtur kompjuterin tuaj atëherë e keni të kotë, kompjuteri juaj është plotësisht i pasigurt. Provoni të blini një antivirus të ri, realisht asnjë antivirus nuk është perfekt por zgjidhni atë që ju jep përqindje më të lartë sigurie.
Ky testim nga AV Test nuk mati vetëm efektivitetin e antivirusëve në mbrotjen e kompjuterit nga maluerët e të gjitha llojeve dhe sa të përdorshëm ata janë. Në disa kategori antivirusi i Microsoft arriti të merrte pikët e mundshme por të njëjtin vlerësim morrën dhe 11 antivirusë të tjerë. Aktualisht shumica e antivirussëve të dorës së dytë ofrojnë mbrojtjen bazë të kompjuterit. Avira për shembull, është një antivirus i cili mund të blihet për 49$ në vit. Në radhë të parë Avira ofron reduktimin e shanseve për të shkarkuar një përmbajtje që përfshin maluer dhe ofron dhe një firewall. Por ajo ç’ka është e rëndësishme është se Avira së bashku me Panda ofrojnë dhe versione falas antivirusi që sigurisht ofrojnë më pak mbrojtje por janë të dobishëm.
Dhe për tu kthyer sërisht tek Microsoft, disa aplikues testesh si AV Test, e përdorin atë si një bazë për krahasimin e viruseve. System Center i Microsoft arriti të identifikonte vetëm 76% të maluerëve që AV Test infektoi në të. Kjo është një përqindje shumë e vogël në krahasim me 95% të maluerëve që arritën të identifikonin rivalët e saj si Bitfender dhe Kaspersky që duket qartë pse u renditën në krye të listës. Nëse përdorni një antivirus të tillë atëherë s’keni pse të shqetësoheni për sigurinë e kompjuterit tuaj. (PCWorld Albanian)
Nje nga antiviruset me te mire, do te thosha se eshte Eset Nod32.
Mut jane te gjitha, spiunim i ligjshem.
E njejta kompani qe prodhon antivirusin , po ajo prodhon edhe virusin.
Kjo pune ka vite qe eshte bere biznes. Me kujton nje film te Charlie Chaplin-it ku cuni i tij i vogel thyente xhamat e lokaleve dhe me pas vinte i ati xhamaxhi dhe i riparonte kundrejt pageses.
Kjo mendoj se eshte e keqja me e vogel e ketyre kompanive pasi une dyshoj qe edhe programet antivirus transmetojne te dhenat e kompjuterit ku jane instaluar drejt agjensive te inteligjences me te cilat kane kontrata.
nje nga antiviruset me te mire eshte te mos blini dhe te mos perdorni fare MS Windows.
ju ka vajtur mendja pse kur ke apple mac computer nuk ke nevoje fare per antivirus!!!
Mos u bej qesharak o nentori,me ato qe shkruan verteton qe nuk je i mireinformuar.Antivirusi me i mire eshte ai qe ndodhet para kompiuterit,nese di se cfare po ben je ne rregull,nese klikon dhe aprovon cdo kerkese atehere nuk ka antivirus apo ”molle” e kalbur qe te qendroje ne kembe.
Mos shkoni tek faqet porno ,dhe shkarkoni vetem programe te certifikuara ,si antivirus mjafton ai baze ,windows defender .N,q,s vazhdoni huqin merrni nje me pagese se do leni lesht pastaj
Linox o ju morrt Virusi te k’Qiat ,
o ai qi s’lejon te depertoj dot asnji virus .
Madje Hakerat e Trojanet me te rrezikshem stratojn nga pistat e fluturimit
te Linox-it,nqs doni me dit ju-eee ?
Ja nji kshtu or taj pa .’ru
Cfare thua o Valet e detit’ viruset jane thjeshte exe ,dhe per sa i perket startimit te fluturimit qe ti thu une them jo sepse fillon startimi qe nga ip ?
Per mendimin tim antivirusi me i mire eshte Kaspersky edhe nese exe apo trojoan si mund ta quajme crtypted Kaspersky mbase nuk e kap si skanim ip por e kap sapo tendton te instalohet ne com tuaj,kshu qe per mendimin tim eshte Kaspersky nr 1 ?
…me pa renditjen duket qe ka edhe nje AV te trete qe quhet Me falni per shprehjen ? QIHOO duket sheshit qe eshte po aq i mire sa Kaspersky dhe Bitdefender, po ka vetem nje ” Defekt ” eshte Kinez dhe eshte PA PAGESE, dhe ka nje detection rate shume te mire, eshte i thjeshtre dhe ka edhe opsione shtese