Greqia hedh vështrimin nga Rusia

30 Mars 2015, 17:40Rajoni TEMA

Për të mbështetur ekonominë që lëngon të vendit, Greqia po kërkon burime financimi edhe jashtë Bashkimit Evropian. Përfaqësues të qeverisë greke ia konfirmuan këtë numrit online të së shtunës të revistës “Der Spiegel”. Greqia përpiqet të sigurojë investime dhe financim jashtë BE, “para së gjithash nga Kina”, u tha nga Athina.

Interesi kinez dhe investimet kineze në Greqi nuk janë temë e re. Edhe planet e qeverisë greke, që portin e Pireut t’ua “shesë” plotësisht kinezëve nuk tërheqin vëmendjen. Kinezët kanë në këtë port gjithsesi një pjesë të aksioneve, me Grupin e tyre Cosco, kujton në numrin e së dielës (29.03.2015) Neue Zürcher Zeitung.

Ajo që tërheq vëmendjen evropiane dhe ka sjellë edhe reagimet e para janë planet e Athinës për të kërkuar mbështetje ekonomike nga Rusia. Meqenëse negociatat e Athinës me Brukselin për financimin e borxheve greke po avancojnë me shumë vështirësi, Greqia luan kartën e pozicionit të saj gjeopolitik. Sipas informacioneve të “Spiegel”-it, Greqia është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me Rusinë për ta siguruar ndikimin rus në tregun energjetik të rajonit. Athina do të përshëndeste investime ruse dhe kineze edhe në sipërmarrje greke shtetërore me humbje, si në Hekurudhën Greke dhe në Portin e Selanikut.

Në këtë kuadër, ministri grek i Energjisë, Panajotis Lafazanis dhe zëdhënësi i Syrizas në Parlament kanë nisur sot (30.03.2015) një vizitë dyditore në Moskë. Sipas Spiegelit, përfaqësuesit e qeverisë greke pritet t’i kërkojnë Rusisë ta ulë çmimin e gazit për ekonominë greke. Gjithashtu pritet që Greqia të kërkojë të përjashtohet nga embargoja ruse ndaj BE për produkte të tilla si frutat e freskëta.

Cipras në 8 prill në Moskë

Po jo vetëm kaq. Në 8 prill, në Moskë do të qendrojë vetë kryeministri i qeverisë greke, Alexis Cipras. Vizita bëhet një muaj më herët se planifikimi. Sipas vëzhguesve, Cipras mund të tatojë pulsin në Moskë edhe nëse Rusia është e gatshme të mbështesë më kredi Greqinë.

Që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk e jep mbështetjen vetëm në kuadër të “afërisë” që ndiejnë dy kombe ortodokse për njëri-tjetrin, kjo mund të merret me mend. Putini mund të shfrytëzojë shansin ta përçajë BE dhe të forcojë ndikimin në Evropën Juglindore, druhen në Bruksel dhe në Berlin.

Disa politikanë kryesorë të Syrizas ndihen më afër me Moskën se me Brukselin, konstaton revista “Der Spiegel”. Ministri i Energjisë, Lafazanis, kreu i platformës ekstremiste të majtë të Syrizas tha në një intervistë të shtunën se “Bashkimi Evropian i gjermanizuar po na mbyt me plotëkuptimin e fjalës.”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Manfred Weber paralajmëroi që Cipras përpiqet t’i kundërvërë kundër njeri-tjetrit shtetet e BE në kurriz të popullit grek. Kjo është “një strategji shumë e rrezikshme”. Ndërsa Herbert Reul, kryetar i Grupit CDU/CSU në PE citohet me fjalët: “Anëtarësimi në BE do të thotë veprime të parashikueshme dhe besim – dhe jo truke. Ai që luan me zjarrin dhe kërkon tani ndihmë në Rusi, mund të djegë gishtat!”. Edhe kryetari i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman, Gunther Krichbaum i tha Spiegelit: “Ai që kërkon edhe më tej ndihma nga BE, duhet të ketë busull që tregon nga Brukseli, jo nga Moska.”

26 komente në “Greqia hedh vështrimin nga Rusia”

  1. beni says:

    po pse more komshinj nuk ju pelqen i gjermanit qe doni te provoni edhe te rusit tani!? Hajt pra mend ne koke dhe bythe te forta i thone kesaj pune…

    1. Pilo Lala says:

      Greket bejne si harrixhinjte, bertasin, cirren, shajne Gjermanine.
      Por sa te merret vesh qe po hyn Muzhiku Rus ne Greqi, menjehere do e kuptojne qe Gjermanet jane shume korrekte, dhe kane kontrolle qe nuk e lejojne Qeverine Greke te bej aventura. Moska eshte nje shtet i Korruptuar, dhe menjehere do e perkeqesoje gjendjen e Greqise.
      Pas vizites ne Moske, une mendoj qe Kryeministri Grek do perplaset me Popullin Grek.

      1. Adriatik says:

        Eshte normale. Jane vellezer ata. Si keni ju bab erdoganin.

        1. komunalja says:

          Qeveri karagjozesh, pune Llafazanesh!

  2. Halit o xhan says:

    Hajt se ua tregon muzhiku kamzhiku,,tani..Palloshat e Greqis.Do bejn namin keta bithqiret e Athines.Keta te han mune.Hahahhaaaa

  3. safo says:

    Qani hallin greqise? o te mjere qe jetoni ne nje vend qe prej 25 vjetesh vetem duan te ikin. Greqia ben ate qe do bente cdo shtet qe synon ti jape fund zgjedhes se xhambazeve europiane. Merruni me punet tuaja, askush nuk e di se egziston ndonje bin apo lale.

    1. the Punisher says:

      Safo dylberi, ketu tema eshte per Greqine. Kur te jete artikulli mbi bythet e Kimit, do komentojme per Kimin….kur te jete per dylberat e Janulles, do komentojme per dylberat. Morre vesh…hajd ik kap ndonje rrote prasi tani nga kamionat e ndihmes.

    2. safo says:

      Me duket se ke hyre gabimisht ne forum njerezish, ferma e derrave eshte diku gjekte.

  4. Z/Kallami says:

    Nuk asht as pak gabim nese Greqia thithe financime edhe nga shtete te tjera per te mbijetue qofte nga Rusia apo nga Kina.Po deri aty sa te mos krijoje percarje brenda BE.Ne te kunderten Greqia kalon ne gabim fatal e teper te rrezikshme per veten.Me pasoja te dhimbeshme.

  5. Albani says:

    Nuk ka asnje te keqe,ne Shqipetaret tradicionalisht kemi lidhje te vjetra dhe me Ruset dhe Kinezet.
    Kur ne e mbanim per dekada yllin komunist ne balle,Greket ishin ata qe u mbyllen dyert komunizmit.
    Tani qe Ruset e hoqen yllin,neve u larguam dhe Greket po afrohen,politika dhe diplomacia keshtu eshte.
    Ne vellezerve tuaj keq e kemi punen ne Greqi,por ku te vemi?
    keq kendej-mut andej,buke thate ketej-pa buke fare andej.
    Atje rilindja vetem me Sali Berishen ka ngelur pa bere koalicion.
    Mos te merzitemi,Shqiperia eshte pa zot,por e madhe dhe ka per te ngrene te gjithe,perse te mos bejne koalicion?
    Femijet tane ketej fluturuan nga fitorja e kuq-e zinjve,ju andej hidheni perpjete me shume kur fiton Gjermani,dilni dhe festoni neper rruge,mire beni se ku i dihet se c’benin gjyshet kur kalonin Gjermanet,kaq shume dashuri per Merkelin dhe Gjermanet nuk e shpjegoj ndryshe.
    Mos u merzisni per Grekun,se rruget e lira i ka,po,eshte e vertete se mbi 50.000 Greke shkuan dhe punojne ne Gjermani,por shkuan si qytetare Evropiane dhe jo si qytetare te botes se katert sic po shkoni ju vellezerit tane,dhe as keni per tu legalizuar dhe punuar,pra mos mendoni se jemi te privilegjuarit e Gjermaneve jo,Greket Jane te privilegjuarit,ne viktimat,sepse ne vetem tu lepihemi te tjereve dime dhe prandaj nuk na respektojne.
    Nga lagja ime kishin ikur gra me femije per ti shpetuar mizerjes,kishin lene burrat ne shtepi sic bejne sllavet,ku shkoi burreria e Shqipetarit,con grate ne emigracion tani.
    MOS ME KEQ-KUPTONI DHE MOS MENDONI QE JENI ME SHQIPETARE.
    MUA TE ME RROJE GREQIA QE PO ME JEP MUNDESINE TE PUNOJ ,TE USHQEHEM DHE TE NDIHMOJ TE AFERM NE SHQIPERI.
    TY TE TE RROJE ITALIA.
    ATIJ TI RROJE ANGLIA,
    DIKUJT TJETER GJERMANIA APO AMERIKA……
    …..

    1. Ballisti (KS) says:

      @tourkopordhos alias Albani, per cilet shqiptar e ke fjalen mor “yunan” muti apo mutophagos?

  6. Crusader says:

    Ato parate qe Greqia i ka borxh Gjermanise, ajo mund tia marre dhe ti paguaj me ndihmen e Rusise dhe te Kines. Pastaj Gjermania ta marri dhe ta fusi ne b……the Euron bashke me BE-ne.

    Une po te isha Cipras, kete do te kisha bere dhe do te fitoja sovranitetin perseri. Greqia duhet qe te marrre shembullin e Islandes, e cila i tregoi gishtin e mesit BE-se.

    1. anticensurë 234 says:

      si ti dhe labani keni një gabim të vogël!
      albani shikon momnetin,barkun e mbushur ose gjysëm të mbushur,dhe shpreson që do të ketë ndonjë mundësi ta mbajë të paktën po aq të mbushur sa tani,kurse i bën llogaritë komplet gabim!!
      albani e di fare mirë se si duhet të dalë greqia nga kriza,e ka shprehur fare mirë më parë,kurse ti flet si e jëma e safos e rënë nga thana(e kam për atë safon që është nevrikosur se po i “shajnë”dashnorin pa të drejtë”)!!
      rusia është në pikë të hallit për vete!i kanë rënë brekët përtokë fare!!rusia është një nga ata shtete që kërkojnë para nga greqia!!është kreditor i saj,të paktën me gazin!!greqia ka një borxh që akush nuk mund tia lajë!rusi mund ta ndihmojë me ndonjë lehtësim të vogël por jo ti japë para të thata për të paguar borxhet!!
      sa për ortodoksinë që flisni!?është thjeshtë një injorancë tuaja!tregon kutin tuaj të matjes,asgjë më tepër!!
      si rusi sërbi e partnerët e tyre,arabët,kanë interesat e tyre politike që nuk lidhen aspak me ato fetare!!ata po shkatërrojnë një shtet po ortodoks e me të njëjtën gjuhë,në të njëjtën kohë që mbrojnë deri në gati “vetsakrifikim”një shtet,shtete me fe komplet të ndryshme nga e tyre!!të njëjetën gjë bëjnë dhe partnerët e tyre!!
      sa për kinezin,nëse nuk ja keni idenë,është tregëtari më i pa skrupullt dhe i pamëshirshëm!!për kinezin duhet të dalë fitmi dhe pikë!!ai akoma,megjithse jo zyrtarisht,i trajton njerzit si skllevër!ai nuk jepa asgjë për asgjë!!sidomos grekut që është një fuçi pa fund!!
      ashtu si gjermania dhe gjithë europa kinezi e di se greqia është shtet që konsumon para dhe jo prodhon të tilla!!
      po nuk ndryshoi një gjë e tillë sdo të ketë asnjëherë mëkëmbje të atij shteti!!po u hëngër më shumë se prodhohet!?nuk ke rrugë tjetë veç falimentimit!!
      shtete si portogalia e spanja dolën nga kriza me masat që iu rekomanduan nga BE,greku është i vetmi që i kundërshton!që të dy këto vënde iberike në këtë momnet janë kundër veprimeve të qeverisë greke,megjithës eu parashikua e kundërta!
      grekun vetëm vetvetja,korigjimi i vetvetes mund ta shpëtojë!!falimnetimet janë të dhimshme,e kemi provuar në ’92 me ajdin sejdinë por e kemi provuar në ’97 me sali berishën!!shumë njerëz hoqën të zitë e ullirit dhe jo vetëm nga falimentimi i piramidave,por dhe i shtetit!!tërë ai kaos tërë ai kriminalitet,por prap me shtrëngim rripi dhe punë ngrihet vëndi!!ndonjë nga ju mund të thotë “çfar u ngrit,ne të fundit jemi”,por ju them se mund të ishim shumë më keq po nuk mësuam nga përvoja jonë e viteve të këqija,po nuk mësuam nga përvoja e grekut me marrjen e pambaruar të borxheve,do ë shkojmë dhe më keq!!
      kjo është arsyeja që shkruajmë shpesh në artikujt që kanë të bëjnë me “çështjen greke”!!ne duhet të mësojmë ku të çon politika e gabuar!politika taktike,politika e momentit,politika pa një strategji zhvillimi për shtetin,forcimin e tij!!shteti nuk është gjë tjetër ndryshe nga familia,kuleta e individit!!
      po vodhe vetveten,familjen shtetin përfundon atje ku është greku,ku jemi ne,ku janë vëndet afrikane!!

      1. Crusader says:

        Neqoftese Greqia del nga Eurozona, Euro do te zhvleresohet dhe do te filloj efekti domino edhe per vendet e tjera te Eurozones. Ky eshte nje realitet i cili eshte thene dhe eshte sterthene nga ekonomistet ne gjithe boten.

        Gjithsesi, komentet e komunitetit Cam ne kete forum, nuk e zbehin dhe as nuk e tjetersojne te verteten. Une e kuptoj mllefin dhe prapambetjen e tyre mendore.

  7. Zigur Qarri says:

    (Profecia e autorit Robert David Kaplan me Librin e tij,
    GREQIA:DASHNORJA E PERENDIMIT,GRUAJA E LINDJES)
    Rusine me Greqine i bashkon feja,pse jo edhe bashkpunimi ekonomik.Ne fakt,Greqia ka deficit tregtare me Rusine,importon shume dhe eksporton pak,sepse partneri tregtare me strategjik eshte Turqia(vellezerit e tyre)
    ne vend te pare,pasuar nga Italia dhe Gjermania(Europa ne teresi).
    Afrimi me Rusine,ku Greqia do te jete e humbur,do sjelli dhe krisjen e
    miqesise tradicionale,sepse perplasja do te jete e pashmangshme.

  8. Shqiperia ETNIKE says:

    @@ Greqia eshte bere e Neveritshme me Politiken e “Kurves”…po perpiqet qe te Kopjoje Titon e ish-Jugosllavise,qe me “Neutralitetin” e saje Merrte Borxhe ne Miljarda sa nga ish.-Bashkimi Sovjetik..aq edhe nga Amerika.
    1-Qeveria Greke pervec,programit te saj Cocjal:Ndihmes qe parashikon per njerezit qe jane nen-nivelin e varferise,nuk ka asgje tjeter per tu vleresuar..
    2-JA HEDHIN FAJIN Gjermanise,kur e dine edhe vete se jane MASHTRUESIT me te medhenje…Vodhen miljarda nga Ndihmat e BE-se…manipuluan Shifrat ekonomike per te Hyre ne Eurozone…dhe tani dalin dhe THONE:NE JEMI NE EUROPE,dhe duhet nje “zgjidhje politike”..kjo perkthehet..ose na Jepni para te tjera..ose ne do te shkojme te Shkerdhehemi edhe me Mongolin edhe Me Russine edhe me Djallin me te bire..
    3-Lista e Reformave qe kerkon Europa nga greqia eshte :Ne shkruajme ato qe na thoni,por ne nukbejme si te doni ju…
    4-Europa e di se kush jane Greket…jo me kote Spanjollet thone:Ne jemi ne halle per vete pse u dashka ti japim Para -Paraziteve Greke…
    5-Qe Greket jane Koqa e Dembelit me mire se kushedo e dine Shqipetaret,qe kane provuar “Dashamiresine” dhe Perbuzjen Greke dhe c´do leke e kane nxjerre me gjake ne Greqi..
    @@ Kaloja para nje kafeneje Greke para nja dy ditesh kur degjoj:Ne i kemi mesuar Gjermanet te Hane..sepse vetem Schinken dhe Patate te zjera Hanin….kthej koken dhe shikoj se ishin nja dy Jevgje ,nga ata qe hane nga parate e taksapaguesit Gjermane,dhe llomotisin kafeneve…
    Qija..nenen thashe “Patriotizem Jevgjish greke”..te shohim se ku do te dalin…

  9. GENI Karagjozi says:

    Grekerit dhe Qeveria Cipras nuk duan te pranojne relitetin.E keqja qendron ne Greqi dhe jo ne Bruksel.Ne vitet 80-90,kur akoma Spanja, Portugalia,etj nuk ishin ne EU,
    (gjithashtu Europa lindore nuk ishte e lidhur me Brukselin),Greqia me fondet per zhvillim qe merrte nga EU dhe vecanerisht nga Shteti Gjerman ndertoi infrastukturen,ujsjedhsa,metro etj,etj dhe nuk diti te thoje nje faleminderit e te jete mirenjohese.Nje investitor Gjerman ne Greqi i pyetur nga une se cfare mendimi kishte per Greket me tha: “Greket e lene cdo pune per neser”.
    Greqia e ka te arthmen me Evropen dhe punen serioze qe duhet te beje populli dhe Qeveria e saj.Vitet e “ARTA”(ato 70)kane ikur dhe jo vetem per Greqine por edhe per Europen.
    Qeveria Cipras nuk eshte seriose,eshte e pa qendrushme ne kerkesa, me oreks te madh,dhe pa vizion per sot e per neser.
    Greqia nuk eshte Qendra e Botes.Sot i ben presion Europes e Gjermanise,neser kerkon solidaritet,pastaj i drejtohet Kines dhe se fundi i tund bishtin Rusise.Ka haruar te beje dashuri me mikun e rinise USA dhe ne fund te mos haroje komshin e vjeter Turqine e Erdoganit.
    Dy jane zgjidhet dhe ato jane afat shkurter: a)Ose do i leshoje pe e lemoshe Brukseli, b)Ose do kthehet ne dhramine e saj dhe “BANK-ROT”.Populli Grek dhe QEVERIA Cipras duhet te mesoje te pakten nje fjale Gjermanisht,qe punes i thone
    “Arbeit” dhe ate duhet ta duan e ta zbatojne.Sa me shpejte aq me mire.

  10. kuq e zi says:

    Me be-ne greqia tregoi se eshte borxhli qe nuk respekton ujdine askush nuk i jep para nje borxhliu te tille
    Nqs i falen rusise duhet te leshojne pamvarsine dhe te ndjekin fatin e ukraines sepse nqs falen atje do i hedhin jashte nga nato askush nuk don rruspija ne nato se po te ishte ashtu serbia do ishte me kohe ne kete organizate

  11. zegfiri says:

    Te shkoje ne rusi dhe te jetoje me arushen atje,se ruset nuk kane problem plus ti shtohen dhe kinezet dhe ta shikoje mire te semes ciprazi

  12. berlinalia says:

    Gjermont i kane dhene arrixhinjve gjak dhjere duret me kohe e vakt …vetem se tani po zyrtarizohen gjerat !

  13. tfgs papai i tredhur says:

    Varikarosin po jep doreheqjen, Cipreshi kerkon millokop rus…..
    Greqia paska akoma bythe te forte qe i heqka breckat per rusin.
    Hajde mo, per hajer kjo pune atehere.

  14. Me jep ca lek se jam lypes Grek. says:

    Prsh Safo
    Idiotë ngelet gjithe jeten. Greket nuk po kerkojne bashkepunim, por po kthejne by…n nga Ruset. Nqs Gjermanet jua fusin” Ruset do t’jua shperthejne fare. I kemi provuar kta plehra perpara jush

    1. safo says:

      E pse e harxhon kohen me idiote a derezi, merruni me kryeveprat tuaja kulturore (xhihad, ISIS etj), qe tregon se sa lart jane ca tipa si puna jote.

  15. rrumpalle hesapi says:

    Fuck xhihadis edhe isis dhe janullat. Une kam rrespect per popullin Grek se punoj me ta per dite ne Londer, po per shtetin Grek ta fal ty me mire. E gezofsh

  16. sokol says:

    jashte evgjitet nga evropa.keta jane ne Nato po veprimet e Natos nuk i mbeshtesin,jane ne evrope po evropen e shajne dhe nuk pajtohen me te kur vjen puna per tu kthyer parate ;tamam jevgjite ikni kepusni qafen e kthehuni ne fis si 60 vjet me pare.Greket rrezik do katandisen duke punuar tokat e shqiptareve per nja 2 dekada hahaha

  17. Crusader says:

    Sa qesharake qe behen disa. Harrojne se nuk vijne Greket ne Shqiperi, por shkojne keta ketu per te bere ushtrine dhe per te marre nje pasaporte Greke. Gjermania ka hapur vend ne kampe per keta qe e duan fort, dhe po jep dy sanduice ne dite falas. Pastaj do ti nise pako postale ne Shqiperi. Keshtu ndodh kur fryhesh si k….ari. Greqia ka nje gabim te madh. Gabimi eshte qe ju hapi dyert e shtepise ketyre bredhjereve dhe i mbajti me buke per 20 vite. Duhet ti kishte lene qe te hanin te gjatin e Ramizit dhe Saliut, ose ti kishte nisur ne Gjermani si ja Kastro SHBA-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje