Së fundmi u ktheva nga një vizitë një-javore në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi. Vizitova Sarajevën dhe – përveç takimeve të shumta – mora pjesë në konferencën mbi një çështje interesante: ndikimi i imazhit publik të Bosnje-Hercegovinës në rritjen dhe zhvillim ekonomik të vendit.
Duke vazhduar në Banja Luka, mora pjesë në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung, BE Kafe, ku ne – së bashku me studentët dhe profesionistët e rinj – diskutuam përfitimet e anëtarësimit të Bosnje-Hercegovinës në BE dhe u përpoqëm të vlerësojmë rrugën europiane të Bosnjës deri më tani.
Në Beograd, si pjesë e Delegacionit të Parlamentit Europian me Serbinë, u takova me kryeministrin, ministrin e jashtëm, kryetarin e parlamentit dhe disa liderë të tjerë.
Çdo herë që kthehem në Bosnje më impresionon. Është një vend kaq i bukur, me shumëllojshmëri kulturore, gjuhësore dhe fetare, me një potencial të madh për t’u bërë një nga destinacionet më popullore të Europës, por ende vazhdon të ndërmarrë hapa pas, në krahasim me përpara.
Duket se kjo ‘Bukuroshja pa tualet”. “Lindja e Perëndimit”, “Vendi i gjakut dhe mjaltit” siç quhet figurativisht Bosnja, nuk ka reshtur së promovuari interesat tre kombeve të veta konstitutive në vend të përpjekjes për të përmbushur interesat e shtetasve të saj.
Dua të shoh një Bosnje ku të rinjtë ëndërrojnë të gjejnë një punë në Sarajevë, Banja Luka apo Tuzla, jo një vend ku të rinjtë konsiderojnë suksesin në termat e largimit nga vendi në kërkim të kushteve më të mira të jetesës.
Dua të shoh liderët e Bosnjës të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbajnë për njerëzit e tyre dhe të vënë interesat e përbashkëta përpara atyre individuale. Liderët që përpiqen të bëjnë progres të vërtetë, jo të ruajnë status quo-në. Drita e gjelbër e dhënë së fundmi për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit është sigurisht një hap në drejtimin e duhur, por punë serioze mbetet për t’u bërë në rrugën drejt BE.
Në Serbi m’u krijua ideja se qeveria është shumë e përkushtuar të marrë rrugën për në BE: reforma po kryhen, po miratohen ligje, po bëhet procesi i shqyrtimi të BE, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën kanë marrë tjetër shtysë.
Ende, shumë detyra mbeten për t’u përmbushur: për mua, sfida më e madhe është sigurimi që sundimi i ligjit të respektohet dhe ligjet të zbatohen siç duhet, jo të qëndrojnë vetëm si fjalë në letër.
Duke ardhur nga bota e gazetarisë, unë besoj fort se një demokraci e shëndetshme dhe funksionale mund të arrihet vetëm përmes një media që funksionon mirë, ku liria e shprehjes dhe transparenca e zotërimit të medias janë drejtuese të raportimi të medias.
Për ta përmbyllur, mbetem optimiste, duke e parë gotën gjysmë-plot dhe duke besuar se kohë më të mira do të vijnë për Bosnjën dhe Serbinë. Historia e kohëve të fundit të këtyre dy vendeve ishte e errët, por e ardhmja është e ndritur. Shënjoftë 20-vjetori i masakrës së Srebrenicës – që do të përkujtohet edhe në Parlamentin Europian – fundin e hidhërimit në rajon, duke hapur rrugë për ditë më të mira brenda familjes së BE-së.
Vetem shqiptaret bejne akullore qe I mban mend goce…
Fajon eshte nje eurodeputete e cila duhet te respektohet nga te gjithe shqiptaret, per kontributin e dhene ne favor te Shqiperise prane parlamentiti Europian.
Por ne analizen e bere mbi zhvillimet ne Bosnje-Hercegovine dhe Serbi, kam pershtypjen se mbetet ne kufijte e nje endrrimtareje romantike me frymen e saj optimiste per hapat e hedhura ne keto shtete, drejt prosperitetit dhe integrimit europian.
Uroj qe une te jem i gabuar ne kete perceptim.
Per TANJA FAJON, evrodeputetja socialiste nga Sllovenia, njekohesisht edhe gazetare te cilen e nderoj dhe e respektoj shume sepse ishte kjo me grupin e saj lobues te Parlamentin Evropian beri ate qe na hoqi vizat per ne shqiptaret e Shqiperise te levizem lirshem ne hapesiren evropiane SHENGEN.
Se po te ishte per reformat “e sukseshme” te qeverive shqiptare te cilat pafilluar akoma ishin te deshtuara sepse politikaneve, pushtetareve tane dhe konsujve te vizave te ambasadave te huaja nuk i interesonte liberalizimi i vizave nga perfitimet marremendese qe kishin per dhenien e nje vize nga rushfeti dhe bakshishi.
Respekte TANJA FAJON sa here ndigjoj emerit tuaj. Tung.
Procesi i liberalizimit te vizave nga vendet anetare ne zonen Shengen te BE-se, per Ballkanin Perendimor, ka qene nje proces shume i vjecar dhe i zgjatur, i cili e ka zanafillen shume vite me pare. Shqiperia, perfitoi e fundit nga ky proces per arsye, se Shteti Shqiptar e zvarriti ne maksimum, dixhitalizimin e gjendjes civile te shtetasve te tij.
Zonja Fajon nuk ka asnje kredi per kete, sepse asaj ju ngarkua nga Brukseli qe te bej lajmetarin duke zbatuar urdhera strikte te BE-se dhe duke transmetuar mesazhet e Brukselit, per vende si Shqiperia ku per arsye te klientelizmit dhe korrupsionit, keto mesazhe binin ne vesh te shurdher. Ky proces do te finalizohej nje dite, por me i rendesishem ishte vullneti i qeverive ky ku proces do te aplikohej (te cilat duhet qe te perbushnin disa kritere baze). Per mua, liberalizimin e vizave e ka sjelle vullneti i Shqiptar, i cili permbushi kriteret baze te cilat kerkoheshin nga vendet anetare te Shengenit, dhe jo Tanja Fajon!
Edhe dicka tjeter. Meqenese Zonja Fajon i do kaq shume Shqiptaret dhe paska bere kaq shume per ta, do ti lutesha qe te liberalizoj edhe vizat per shtetasit Shqiptare Kosovare. Por ajo nuk mundet qe ta bej kete gje!
ne shqiptaret e kemi ves,,gjithmon mendojm se ky eshte mik i shqiptarve ai eshte vllai dhe ajo halla…dhe ne fund fare te na rroj Turku..