Gazetari malazez dënohet për artikujt racistë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri

26 Mars 2015, 20:42Rajoni TEMA

Një gjykatë në Malin e Zi të mërkurën shpalli Novak Uskokoviç, kryeredaktorin e gazetës Informer, fajtor për ‘lejimin e publikimeve të artikujve ofendues rreth shqiptarëve’.

Uskokoviç, që drejton botimin e versioneve malazeze të së përditshmes me bazë në Beograd, u gjobit me 3,000 euro – dënimi minimal për të tilla shkelje. Maksimali parashikonte gjobën 10,000 euro.

Gjykatësja Jelena Peroviç tha se ishte e qartë që synimi i artikujve ofendues nuk ishte raportimi objektiv i ngjarjeve por fyerja e shqiptarëve etnikë të Malit të Zi.

Zyra e prokurorit e akuzoi Uskokoviçin për veprën penale të dhunimit të reputacionit të pakicave në dhjetorin e shkuar.

Artikujt bënin fjalë për ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri të mbajtur në Beograd më 15 tetor 2014, që përfundoi në dhunë pasi një dron që mbante një hartë të “Shqipërisë së Madhe” fluturoi mbi fushë.

Në raportimin e saj, faqja e parë e versionit malazez të Informer i quajti lojtarët shqiptarë ‘shiptari’ – një term fyes.

I njëjti botim përdori gjuhë të ngjashme në raportimet e veta mbi zënkën që ndodhi midis nxënësve në një gjimnaz shqiptaro-malazez në kryeqytetin, Podgoricë, mbi ndeshjen e futbollit.

“I pandehuri… i talli publikisht pakicat që jetojnë në Malin e Zi, kur, në tetor 2014, miratoi titujt kryesorë diskreditues në dy botimet e gazetës,” tha prokurori.

Liderët shqiptarë në Malin e Zi gjithashtu ngritën padi kundër gazetës për gjuhë urrejtje nëntorin e shkuar.

Pas kritikimit për stilin e raportimit, Informer lëshoi një ndjesë, duke pretenduar se ‘nuk kishte pasur kurrë si qëllim të ofendojë qytetarët me origjinë shqiptare që kanë jetuar për shekuj në Malin e Zi’.

Pasi u lajmërua vendimi, Uskokoviç tha se ai do ta apelonte atë dhe ishte gati të shkonte përpara Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Ai ka pretenduar më parë se një fushatë politike po kryhej kundër Informer dhe se ‘dikush dukej që donte të nxirrte nga botimi gazetën’.

Vitin e shkuar, Gjykata e Shkallës së Parë të Malit të Zi ndaloi dy herë shpërndarjen e disa botimeve të Informer për përmbajtje provokuese.

Gazeta pretendoi se kishte provë se aktivistja e të drejtave të njeriut Vanja Valoviç, drejtore e OJQ-së së mirënjohur MANS, kishte pasur lidhje seksuale me dy qentë e saj.

Shqiptarët përbëjnë rreth 5 për qind të popullatës së Malit të Zi.

12 komente në “Gazetari malazez dënohet për artikujt racistë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri”

  1. Zig Zag Man says:

    Ne u vaftisem qe heret po keta..?

    1. mario says:

      Nqs aty u gjobit per nje fjale, ne Shqiperine e sotme mesjetare po te kishte Demokraci, kryeministri duhej te futej ne Burge per foton provokuese ndaj fqinjeve te “Shqiperise se Madhe” ne muret e Kryeministrise.

      Ky eshte nje shembull per te pare ndryshimin e Demokracis dhe te mentalitetit Evropian te popujve te Ballkanit dhe te Shqiperise Mesjetare.

  2. Cmimi i lirise says:

    Po gjykatat shqiptare kur do t ven para gjyqit pergjegjest e agazetes Tema per komentet rraziste dhe anti fetaredhe antishqiptare nga shume komentues ne vazhdimesi vecanerisht per fyerjet dhe urrejtjen qe shprehin ndaj Kosovareve???

    1. Marini says:

      Cmimi i lirise,
      Ajo qe thoni ju eshte e drejte, kjo te behet edhe ketu, ata qe jane shqiptar ndihen te fyer nga keta psoudo shqiptar qe ofendojne vendin qe kane lindur dhe popullin shqiptar.

      1. 007 says:

        Po gjykata ku do ti denoj komentuesit me IP ne kakardhokqok?

    2. Zhelefina says:

      E cfar shqiptari je ti,me kete gjuhe qe shkruan ketu,dhe…,e ndjeke veten te fyer?! A e ke vene re,se deri ku shkon gjuha vulgare dhe tejet fyese e proserbe qe perdoret nga nje pjese e mire e komentuesve kosovare ?!

  3. Me jep ca lek se jam Grek says:

    Me vijka shume inat qe na e ka kaluar edhe Mali I Zi. Gjykata te felliqura keto tonat.

  4. Gattamelata says:

    Kurse ketej nje kenge me permbajtje shoviniste reklamohet cdo pese minuta ne televizionin me te madh dhe behet dhe kenge shoqeruese e Kombetares…

  5. Bato says:

    Cmimi i lirise, mos u bej dhe ti me keq se ato qe shajne te kosoves,kupto qe kjo eshte individuale si shan nje nga shqiperia nje te kosoves po ashtu mos harro se nje tjeter individ nga kosova shan nje te shqiperise,kshu qe eshte individe kjo gje kshu qe mos e merr per personale dhe gjitheperfshirese jo per gje po shton urrejtjen ndaj shqipetareve qe je dhe vete besoj ?

  6. Ballisti (KS) says:

    Ne asnji treve shqiptare ne Ballkan, nuk i kane palua veshet si lepujt ma fort se keta shqiptaret e Malit te Zi, mendja e tyre, mjafton qe folklori patriotik i Rexhep Qosjes dhe i ketyre te dyve ketu ma poshte mjafton:

    https://www.youtube.com/watch?v=yWLOnFe3sXQ

  7. TONI says:

    Shikoni cfare poshtersie!Edhe me ndjesen qe kane bere e kane dhjere me shume muhabetin!Kane thene:-Sqiptaret qe kane disa shekuj qe jetojne ne Malin e Zi!Jo mor jo!!Shqiptaret kane 1 shekull e pak vjet qe jane nen MZ,por kane mijera vjet qe jetojne ne tokat e tyre!!!

  8. D O K L E A T I says:

    Eshte e vertete qe shqiptaret e Malit te Zi i kan palua veshet. Berisha per 23 vite i thonte Gjukanovicit dhe botes shqiptaret ne Mal te Zi i kan te gjitha te drejtat. Plus udheheqesia Kosovare. Kordinues ishte ambasadori antishqiptar ne Tirane Ferhat Dinosha. Ferhatit Akademia Diplomatike i Shqioerise i botoi autobiografine. Ne Kosove kengetaret i thuren kenge me qifteli. Ju kujtohe sa mire i pati qetesua Enveri shqiptaret per 40 vite. Apo Rankovici ne Kosove. Ne luften antishqiptare te Gjukanovicit nuk mungoi perkrahja e Sali Berushes dhe Hashim Thacit.Prandaj mos tu “japin zemer” ky denim ” drastik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje