Ish-komandanti serb rrëfen masakrat: Prisnin dhe zienin kokat e kosovarëve

26 Mars 2015, 15:59Rajoni TEMA

Sllobodan Jovanoviç, një ndër ish-komandantët e njësive speciale të policisë serbe që kanë kryer spastrime etnike në Kosovë, në një intervistë për televizionin publik kosovar RTK, ka përmendur disa nga krimet më monstruoze që policia serbe ka bërë në Kosovë.

Në çetën e Sllobodan Jovanoviç ishin 150 policë, 10 prej të cilëve ishin kriminelë të nxjerrë nga burgjet.

“Ne ishim 150 policë në çetë. Nga ata, 10 dalloheshin për vjedhje, vrasje e masakra që unë nuk arrija t’i besoja. Nuk konsumonin as drogë e as alkool, por u interesonte pasurimi brenda një nate. Kam patur një rast në Rahovec, me një polic që një shqiptari i preu kokën dhe ia zieu për disa ditë për të nxjerrë tre dhëmbë të artë nga ajo kokë. Këtë e tregoj, sepse kjo më përndjek dhe duhet ta tregoj që ta kem më të lehtë. Pasi e zieu për tre ditë, e mori kokën në shtëpi dhe e bëri llampë tavoline. Ky është tmerr, nuk mund ta kuptoj… Unë nuk e dija çfarë po ziente, mendoja se po përgatiste drekën. Më vonë kur u kthyem përsëri, ai të njëjtën gjë bëri edhe me kokën e një femre, e bëri llampë tavoline. Në shtëpi donte të kishte dy koka. Pas disa vitesh, pas të gjithë këtyre ngjarjeve dëgjova se ka përfunduar në çmendinë, pasi një njeri normal nuk do të mund ta bënte atë që bëri ai”, ka treguar Jovanoviç.

Por krimet monstruoze nuk kishin fund. Mijëra civilë të pafajshëm janë ekzekutuar dhe torturuar në format më çnjerëzore, edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë bërë rezistencë.

“Kur ishim në terren na thoshin ‘gomën ose shkrepësen’, çka do të thoshte se ose do të shkatërronim gjithë fshatin, ose do ta digjnim plotësisht. E vrisnin dikë edhe për qejf, nëse ai nuk kishte para. Gjithçka që u shihte syri në terren e grabisnin, asgjë nuk falnin. Por jo të gjithë bënin kështu. Vetëm individët bënin kështu dhe këtë nuk e kuptoj. Komanda e lartë e dinte se çfarë bëhej në terren. Komandantët jepnin urdhër që të shkatërroheshin vendbanimet tuaja, të vriteshin civilët e pafajshëm”, ka thënë Jovanoviç.

Ish-komandanti i njësive speciale ka thënë më tej se, prej këtyre dëshmive është cilësuar si tradhtar dhe se familjes së tij nuk i jepet asnjë shërbim, madje i janë mbyllur të gjitha dyert.

“Shefi i stacionit policor më vendosi në programin e mbrojtjes. Policia më mbron që të mos vritem nga policët. Më kanë kërcënuar që të heq dorë nga dëshmitë. Vukçeviç ka thënë se ai e di që janë të paktën 300 kriminelë lufte që lëvizin lirshëm në Beograd. Ai i fsheh kriminelët e luftës që lëvizin lirshëm në Beograd. Askush në Beograd nuk më mbron, më quajnë armik, më kanë përjashtuar nga të gjitha shërbimet”, ka shtuar Jovanoviç./TCH

41 komente në “Ish-komandanti serb rrëfen masakrat: Prisnin dhe zienin kokat e kosovarëve”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Kanibale.. Nuk ka shkrim e poezi te pershkruash masakrat qe ju jane bere Kosovareve pervec memorieve te vet killerve kur zgjohen nga gjumi me keto endrra makaber qe fatkeqesisht ishin realitet.. Zoti ju ndihmofte se c’fare I keni bere popullit shqiptar..

  2. treporti says:

    E more vesh Zoro cfare kane bere serbet ne Kosove?Nuk besoj se do te thuash,qe i vrau NATO.

    1. Taulant/Tirane says:

      Juve ju komplimenton po t’ju quash kafshe!

  3. Zigur Qarri says:

    Skenar i perseritur historik!Ashtu si para 15 vitesh,Serbet lirojn kriminelet nga burgjet ne luften Ballkanike per te justifikuar krimet,se gjoja nuk jan bere nga ushtria e rregullt.
    Ne te njenten koh,te njeten gje bene edhe greket duke liruar te gjith kriminelat e burgosur ne Korfuz,per ti armatosur dhe ndersyer kundra popullsise civile shqiptare.
    Natyrisht me bekimin e Kishave te tyre,ideatoret e ketyre masakrave qe i
    jepnin ngjyra fetare.
    Eshte kjo rastesi?

    Te njejten gje konstaton edhe personaliteti i njohur Leon Trocki.
    Trocki dëshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptarëve në Shkup
    http://www.albaniapress.com/lajme/13366/Trocki-deshmitari-i-masakrave-serbe-ndaj-shqiptareve-ne-Shkup.html

  4. temujin says:

    Ke Allahu do ktheheni po hajt…do jua bejne Zebaniet tre here ne dite kete…

    1. Ilir says:

      Allahu??? Ik mor turkofil

      1. WEB says:

        Te lumte ilir ,kujdes njerez ! se mbrapa kesaj tragjedie rrenqethese, kerkojne te perfitojne dhe te marrin rrolin e patriotit ekstremistet islamike ,kerkojne te justifikojne bemat e tyre ne frontin sirian ,ne nje kohe qe shqiperia ,kosova dhe maqedonia jane te mberthyera nga ky fenomen

    2. mirel says:

      po mor majmun, keta jane vete dora e Allahut
      E kane aleatin numer 1

  5. Flamur_Vlore says:

    O ZOT—HAKMARRJE PER DREJTESI OJ KOSOVE E SHQIPERI!!!

  6. mirel says:

    Kalifet e ballkanit , kriminele

  7. Ajaxs says:

    Kam degju tregime makabre, por te tille nuk kisha degjuar. Po te ma thosh ndonje i njohur qe ka jetuar luften e Kosoves nuk do ta besoja , por kur nje gje te tille e thote armiku me gojen e vete po tmerrohem , çfar mbane kjo toke mbi dhe ?

  8. Moeris says:

    Çdo gjykatë në k’të botë nga ajo më e para dhe deri tek ajo më e larta nuk është më e lartë se gjykata e ndërgjegjes.

  9. elinor,.,,,.. says:

    Nuk ka korigjim pa pranim te gabimit. Nuk ka sherim pa pranim te semundjes. Serbet kane nisur te sherohen si popull. Pak nga pak me shume zera do dalin qe te pranojne ate qe ka ndodhur dhe ne fund edhe masa e gjere te popullit e si pasoje edhe politika do sensibilizohen. Do te jete dicka e mire per nje te ardhme me te qete ne Ballkan.

    1. Blendi says:

      Sakte, Elinor. Zorr eshte sa te dale i pari, te tjereve u del me pas frika dhe ndrojtjapak nga pak.

      Vrasja e ndergjegjes dhe pranimi i fajit tregon qe ne ate popull dicka po leviz per mire.

      Fqinjet tane te tjere, greket, kane dhene shembullin qe dine te kene vrasje ndergjegje. E treguan kete me Iliaden dhe Odisene, ku zbuluan te gjitha permasat e vrasjes ne gjume te nje populli tjeter. Te shpresojme qe nje dite ndergjegja t’u zgjohet perseri nga klithmat e cameve te zbuar me dhune nga tokat e tyre e te masakruar kafsherisht nga ata. Nje “mea culpa” per kete tragjedi mungon ende.

      Pershendetje,
      Blendi

  10. nardone says:

    futja pordhes o elinor,ky ka pas 140 ushtare te ndershem dhe nja 10 kanibal dhe si komandant nuk mban asnje lloj pergjegjesije se cfare bejne ushtaret e tij qe kushedi sa fshatra kane djeg dhe ja ve fajin ketyre 10 veteve nje lloj justifikimi,dua te them qe ata jane te gjithe njelloj.

    1. Toni KS says:

      Shfarosja/debimi i shqiptareve eshte politike shteterore e shtetit serb qe nga shek. XIX (jo vetem 10 ushtareve). Ne e dime kete, e gjithe bota e civilizuar e di kete (prandaj u be bombardimi ne 99), edhe ky kriminel serb e pohon vete kete. Bile kishte plan konkret ushtarako-policor te quajtur “Patkoi” i cili u realizua gati ne teresi. Relativizimi i krimeve ndaj njerezeve te pafajshem te nje gjaku nga nje “shqiptar” apo shqipefoles eshte dicka me bizare dhe absurde qe mund te egzistoje. Ky cinizem, kjo fjalamani, kjo dashakeqesi ekstreme do te beje toksike se pari jeten e atij njeriu qe ka kesi mendimesh te pshtira, pastaj rrethin ky jeton e mepastaj marredhenjet me gjysmen e kombit.

  11. njeriu says:

    Nuk ka ndryshim midis ISIT dhe ketyre mostrave serbe! Ata duhet te shkojne te gjithe ne çmendine!

  12. krist says:

    Prandaj kosova ngelet djepi i shqiptarizmite dhe kosovaret shqiptaret e vertet
    Keshtu shpjegohet edhe propoganda antikosovare nga disa qarqe te ballkanit pasi e dine forcen qe ka kosova per ceshtjen shqiptare

  13. ..... says:

    Ty te lumte, qe qeteson shpirtin tend me keto rrefime shume te renda.
    Po keta Gerrkete qelbur qe nuk lane poshtersi pa u bere Cameve si nuk po tregohet dikush njeri dhe te rrefehet si ky?!

    1. Dardanet says:

      Per krimet ndaj cameve nuk tregojne,sepse ato i drejtoj Kisha ortodokse raciste greke,por serbet tani jane percare dhe vareferu skajshmerisht,u duhen leket per te ngrene dhe mbajte familjet.Tani do kete pune edhe Gjykata speciale e Hages per kanibalet serb.Besoj se pas ketyre deklaratave te kriminelit serb,nuk do ndihen mire shpellaret nga Shqiperia qe mbrojne,ne forume, kete race te ndyre kanibalesh.

  14. irena says:

    Cfare ben politika Kosovare? Turp, turp.
    Nuk ka fjale dhe urrejtje per ata kanibale qe jane ne Europe.

  15. alex xinxa says:

    Keto nuk jane krime lufte ! Kane mare bekimin e patriarqise ortodokse dhe te vete irineut, piskopit te serbise !

    1. E vertete says:

      Sigurisht,te gjitha krimet,me pare, jane bekuar me uje nga Kisha shoveniste ortodokpordhe serbe.Si Kisha serbe njashtu edhe Kisha greke ka bere vepra raciste edhe me camet e Camerise,por zoti po i denon,varferon,zvoglon dhe njollose keta hajna c’do dite e me shume para civilizimit demokratik euroipian dhe boterore.Ky eshte fundamentalizem xhihadist ortodoks serbo-grek.Keta raciste kane vrare dhe masakruar edhe me shume se sa ISIS,shqiptare dhe te tjere joortodoks.

  16. CANI says:

    Rrefimin e keti krimineli tregon se tegjithe serrbet jane kriminel ,ket e din edhe BE pore po heshte shtriga plak ,po fermone gjykate speciale kunder shqiptarve qe e mbroten pragun e shtepis nga qfarosja e kriminelet serrb po i pergdhelin ky per mue eshte turpi i evropes .

  17. kapedantrimi says:

    po Sali berisha pak krime ka bere ne Kosove??????????????

    1. jan says:

      Krimet e Salit jane indirekte, por krime ka ba edhe ai,do dali dikush edhe per te !

  18. h says:

    xristianet e TGFS jane keta apo mutlimanet e ISIS?
    Nga vajte a te qivsha hut …….

  19. eri says:

    nuk do te gjeni kurr qetesi shpirtrore do ti paguani te gjitha do tju ndjekin viktimat nga pas krimenela te ndyer jeni te mallkuar te gjith ju

  20. jan says:

    Megjithate, faleminderit Sllobodan Jovanoviq per keto deshmi, ne keto rethana une te konsideroj trim

  21. SKORPION says:

    A eshte gjalle Tourkofagosi,ai qeni i zgjebosur? Car do thote tani? Ende ka fytyre te flase?

  22. stili> says:

    Ja kush jane ortodokset serbe ,vellezer prej gjaku, shpirti e zemre te atij mut mutit ,tgfs,ku eshte ai dobic ,ku fshihet , qe na can koken per dite,,?Keshtu kane bere edhe ata greke ortodokset me camet e me shqiptaret ne Permet me 1914,e thoni pastaj se fete jane nje gje -mut i dare ne sa pjese te doni..U mbeti goja td shajne myslimanet,,,,,!Serbet rracz me e poshter qe njeh ky glob, jo larg prej tyre edhe ata te tfgs.

    1. Ilir says:

      Si i harrove turqit mor turko-fil qe te pushtuan per 500 vjet

      1. h says:

        po flasim per serbet mo grekofil tash se edhe turqve mos ua pafshim bojen

  23. Albani says:

    Do te doja qe te degjoja dhe komentet e
    Enter
    frank
    tfgs dhe te disa te tjereve Shqipetaro-fobe.
    Ne te kundert do te jene “krimba” qe fshihen.

  24. Alphade says:

    Krimet i kane bere serbet ,tash na hiqen si viktima ! O tempora, o mores …!!!!

  25. johannes kristianson says:

    Sali Berisha u dha naften ketyre qe te zienin kokat.

  26. Cmimi i lirise says:

    Ky serbi e thot vet se nuk e len shpirti te qet per masakrat e bera ne Kosove kjo eshte nje shfryerje e mllefit
    kuner vetevehtes kunder bashkeluftetarve dhe kunder politikes serbe ne pergjithesi me ket rrefim kerkon qetsoj pak shpirtin per ato qe ka pare dhe ato qe ka bere.Serbet gjat gjith historis kan pas nje ideal dhe nje qellim zhdukjen fizike te shiptareve jo te muslimaneve shqiptare paraqesin komentuesit kujdestar te gazetes Tema por te shqiptareve musliman e katolik thjesht zhdukjen qenjes shqiptare.Serbis nuk dot i pengonte kurr sikur shqiptaret e Kosoves tasimiloheshin dhe te deklaroheshin si musliman dhe lojal ndaj Serbis ashtu si jan goranet musliman te cileve ne luften e Kosoves nuk u.mungoi asnje privilegj qe kishin edhe vet serbet ata sot mbajn mesim ne gjuhen serbe dhe me planprograme te serbise enderrojn dhe punojne per kthimin e Serbis ne Kosove.Shqiptaret e Kosoves ne te gjitha fazat histotis shqiptare ishin frontin e pare te luftes per lirin dhe pavarsis nderkaq ne luften e fundit ishin len vetem ne luften e Davidit me Goliatin, fakti qe rrethanat politike ne Ballkan dhe Evrope ia lehtesuan SHBA s intervenimin ushtarak ne Kosove per te mos lejuar ate qe perjetuan hebrejt ne luften e dyte te mbeteshin refugjat te perjetshem neper Europe dhe Shqiperi e Maqedoni.Krimet e serbeve ne Kosove i jan te njohura t gjithe shiptareve te Kosoves dhe botes mbare por per fat te keq gjykuar ne baze te numrit te larte komentuesve mbi 80% te gazetes Tema mund te thuhet se ne Shqiperi vetedija per per katrahurat dhe vuajtjet biblike te Kosovareve jan te panjohura ose injorohen ashtu siq i injorojne dhe mohojne vet serbet?!!!

  27. SHQIPE says:

    Shqipetare ,sa here te shikoni monstruozitetet e ISIS ne ekrane ,kini parasysh se ato jane amatoreske ne krahasim me perbindshat serbe.Puna eshte se kjo kaste politike qe mban pushtetin me qindra makinacione sot ne Kosove eshte thellesisht e korruptuar ,e kapur e nuk mund te flase per ato qe di ,psh permijra gra e vajza te perdhunuara neper Kosove per grabitjet masive e per fatin e te zhdukurve qe sic flitet jane djegur ne furrnaltat e trepces,me keq se cifutet gjate luftes se dyte boterore!Nje qeveri e dale nga lufta duhet ta kishte objektiv jete denoncimin e mizorive e sensibilizimin e opininit publik nderkombetar!

  28. Bardhi says:

    Ka levizje pozitive tek shqiptaret,perkatsisht tek lexuesit e kesaj gazete.Eshte here e pare qe nje pjese e komentuesve nga nje pjese e Shqiperise,se paku deri ne momentin kur po shkruaj une,nuk than se po mire ua beri serbi kosovarve te felliqur.perndryshe zakonisht shkruajne si theksova me pare,meqense do e perserise per te saten here se ne Shqiperi sherbimi sekret serb po edhe ai grek e kan pllakos Shqiperine ton te dashur.Keto sherbime ndajne leke,kercnojne njerze,thjesht e kan gjendjen ne dore.Sa here qe u duhet ,keto sherbime inskenojne situata nga me denigrueset ne Shqiperi,protesta me gjakderdhje,luft civile,1997,hyrje ne ambasada,kenge dhe qofte serbe njemujore ne qender te Tiranes me rastin e promovimit te librit e cka jo tjeter.Kush do jet ai bire shqiponje qe do nxjerr Shqiperin nga kthetrat serbo-greke do permendet ne histori.Nuk do jet jo as Edi rama e as Salih Berisha,bile keta mund ti ken ndihmuar sherbimet e huaja.

  29. Pelasgian says:

    Per “shtepine e verdhe” na u cu ne kam e gjithe serbia bashk me europen , per krimet qe TREGOHEN nga nje KOMANDANT I POLICISE SERBE ASKUSH SE VE UJIN NE ZJARR .

    Prandaj kan pesu masakra kronike shqipKARET……skan MEMORIE , SKAN GJAK PER TU HAKMARR .

    DELE MOR DELE …DELE QE PERSERI TE KASAPI DO SHKOJNE !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje