Vritet një polic në Kosovë, teksa shkonte në punë

25 Mars 2015, 10:18Rajoni TEMA

Punonjësi i policisë Shemsi Gashi, 61 vjeçar, është vrarë sot në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar njëri prej kushërinjve të viktimës, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët e tjerë që kanë qenë në vendin e ngjarjes nuk kanë dashur të flasin për mediat, por kanë treguar se në orën 07:00 të mëngjesit kanë dëgjuar të shtëna armësh.

Viktima ka qenë duke shkuar në punë, kur u qellua me arme, raporton KosovaPress.

Gashi ka qenë duke punuar në departamentin e Kriminalistikës në Policinë e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje