Rama e Thaçi kundër BE-së: Të heq vizat për Kosovën, ky është turp për të

23 Mars 2015, 11:22Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si trup mbajtjen e Kosovës nën regjimin e vizave nga BE.

Në fjalën e tij në fillim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama tha se Bashkimi Europian duhet t’i liberalizojë sa më shpejt vizat për shtetin e ri të Kosovës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se, “shqiptarët kërkojnë ekuilibër dhe bashkëpunim në rajon”. Sipas tij, “mbledhja e sotme e dy qeverive po zhvillohet në kohën e duhur”.

Rama kërkoi që të garantohen të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa siguroi angazhimin për bashkëpunim konstruktiv me Serbinë.

 “Shqipëria dhe Kosova nuk e shohin Europën dhe NATO-n si një biznes, por si një ideal që frymëzon zhvillim, harmoninë dhe që jetëson ëndrrën e tyre për bashkim”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë u shpreh se shqiptarët nuk reshtin së ndërtuari ura lidhëse drejt ëndrrës europiane, duke shtrirë dorën për bashkëpunim.

“Bashkëpunimi mes dy qeverive tona dhe krejt rajonit tonë në Europën e bashkuar është ajo që shqiptarët aspirojnë. Shqiptarët duan ekuilibër dhe jo prishje ekuilibrash, kërkojnë vetëm të drejtat e tyre.

Shqiptarët sot janë një shembull fisnik i bahkëjetesës me etni të tjera”, u shpreh Rama, i cili shtoi se, Ballkani dhe si pjesë e tij, Kosova dhe Shqipëria, e kanë zgjedhur politikbërjen në bazë realitetesh, realitetin e një toke, një populli dhe një ëndrre.

Duke folur për bashkëpunimin mes dy vendeve, Rama tha se, Kosova dhe Shqipëria kanë një partneritet të thellë strategjik. Kreu i qeverisë njoftoi se do të vijojë procesi i çeljeve të konsullatave të përbashkëta, si ajo Mynihut, pas asaj të Milanos të çelur më parë.

Po ashtu, Rama kujtoi se shkëbimi ekonomik mes dy vendeve ka kapur vlerën e 160 milionë eurove, një shifër që është fakt, por që nuk kënaq, pasi duhet të dyfishohet. Rama tha gjithashtu se Kosova dhe Shqipëria kanë vënë themelet e një bashkëpunimi në fushën energjetike, arsimit, kulturës, turizmit dhe bujqësisë, duke kujtuar këtu njehsimin e sistemit arsimor, bashkëpunimin për sigurinë ushqimore, apo dhe bashkëpunimet e ngushta në fushën e turizmit.

Gjithashtu, Rama i hapi rrugën bashkëpunimeve në fushën e sigurisë, në sistemin e kontrollit të brendshëm, në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar, etj, teksa nënvizoi rëndësinë e heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke i bërë thirrje BE-së të heq këtë regjim.

Kreu i qeverisë deklaroi se  nismat e ndërmarra për partneritet strategjik të nënshkruara në Prizren, do të vijojnë të konkretizohen, ashtu si marrëveshja doganore, në kuadër të bashkërendimit strategjik të hapësirës së përbashkët.

Ai tha se, instrumentet e bashkëpunimit që do të nënshkruhen sot nuk janë instrumente të zakonshme, por në funksion të mbrojtjes së lirive të shqiptarëve.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se “dy qeveritë po realizojnë ëndrrën për bashkëpunim pa pengesa”. “Bashkëpunimi mes dy vendeve tona është model për rajonin”, tha Mustafa.

Ai theksoi gjithashtu se “Shqipëria dhe Kosova kanë dëshmuar gatishmërinë për t’iu bashkuar luftës ndaj terrorizmit”.

Është kënaqësi të ju drejtohem në këtë takim të përbashkët, këtu në Tiranë. Ky takim si edhe i pari në Prizren dëshmon se dy qeveritë po realizojnë ëndrrat e motshme të kombit tonë për bashkëpunim dhe marrëdhënie vëllazërore. Jemi në Tiranë pas luftës, ku vëllezërit kosovarë ishin dëbuar para 16 vitesh dhe u priten në bujarinë e shtëpive të shqiptarëve. Dua të falenderoj të gjitha familjet që pranuan vëllezërit e tyre kosovarë.  Me të drejtë mund të themi se ky bashkëpunim Kosovë-Shqipëri, është bërë model i bashkëpunimit rajonal.

Për qeverinë e Kosovës, prioritet mbetet bashkëpunimi me Shqipërinë, për projektet e përbashkëta të karakterit rajonal dhe proceseve euroatlantike.

Bashkëpunimi ynë i jep kontribut paqes dhe stabilitetit në rajon. Në fushat që konsiderohen të përbashkëta, të bashkëngjisim politikat tona me rezultate sa më të mundshme. Me tolerancën fetare ne sot jemi shembull në mbarë botën.

Po ashtu Shqipëria dhe Kosova janë krah vendeve partnere në luftën kundër terrorizmit të kryesuar nga SHBA.  Marrëdhëniet ekonomike kanë mbetur më mbrapa se në fushat e tjera. Nuk guxojmë të mendojmë se afërsia unike do të zgjidhë të gjitha problemet tona.

Probleme të tilla nuk mund të zgjidhen as me idealizmin romantik. Qeveritë tona duhet të heqin të gjitha barrierat që bashkëpunimi ekonomik të jetë sa më rezultativ. Ne kemi bërë hapat e parë në këtë drejtim por do të ndërmarrim edhe hapa të tjerë.

Rregullimi i pikës së përbashkët kufitare në Vërnicë është shembulli. Tjetër shembull është autostrada energjetike 400 kë që do t’i bëjë vendet tona lider të prodhimit në rajon dhe të mos varen më nga importi. Bashkëpunimi në zhvillimin ndërkufitar Has-Kosovë-Gjakovë do të barazojë kushtet e këtyre popullsive“, tha Kryeministri i Kosovës.

Kritika ndaj BE-së ka rezervuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kosova është duke pritur për të fituar liberalizimin e vizave, proces i cili është tejzgjatur në mënyrë të padrejtë në vitet e fundit. Edhe pse ne kemi zbatuar kriteret, ne ende nuk kemi siguruar liberalizimin, çka të lë të mendohet për standarde të dyfishta”, tha Thaçi./j.h

25 komente në “Rama e Thaçi kundër BE-së: Të heq vizat për Kosovën, ky është turp për të”

  1. alban says:

    Tek rreshti i pare ka nje gabim shtypi. Jo “trup”, por “turp”.

    1. Patrioti says:

      Turp eshte per Ju, qe e morret Kosoven (nga Serbi) dhe e bete nje burdello Xhihadistesh, dikur Kosovaret bridhnin Evropen para Shqipove dhe tani e Izoluat ju per 7 vjete qe po qeverisni.

      Dikur zotoheshit qe me potencialin Natyror qe ka Kosova nqs do shkeputej nga Serbia, Kosovaret do te “hane me lug te Arte”, po per Ironi Ju ka ngel luga e Titos ne dore dhe tasi bosh.

  2. Sharmuta says:

    “Nje toke,nje popull nje enderr”??!!
    Teper heret. Ne duhet te konsolidojme mardheniet me ato qe kemi dale nga e njejta HOLE,pastaj te mendojme per tu bere nje toke,nje popull,nje enderr.
    By the way,ate shqiponjen,po ta kishi bere me te vogel,nuk do kishte prishur ndonje pune.

    1. *.* says:

      @ sharmuta
      dekorimi dhe skenografia behen nga specialiste qe i dine mire raportet e permasave te njera tjetres.
      Mos u beni te zgjuar per cdo gje. Kjo aftesi idiote e jona per te qene specialiste per gjithcka duhet hequr. Thjesht te behemi si bota, qe i jep kopetenca specilistit dhe profesionistit!

    2. eleΥΘeriskeΨi says:

      pse te shqeteson shqiponja e madhe ty dobiç ?
      yyyt sharmuta

  3. Selim Rroshi says:

    Mo mire qe ben memorandume te tilla po pse flet sikur EU eshte bacja e sateme e ti thuash turp asaj.
    Kaq shume te ka hyre vetja ne qef sa stilin tend arrogant ta perdoresh ne arenen nderkombetare?
    Mos te hyje hic vetja ne qef se je fatkeqsi per kete komb. Je fatkeqesi se truri jot mendon vetem vizualisht e asnjehere ekonomikisht. Si i tille ke shkaterruar esencen e cdo kombi punen. Ska pune vetem shtrengese kudo. Shtoi dhe ardhjen tende tende ne pushtet e paske bere me kontrata te pista me te fortet. Te ishe i sakte sdo i beje ato kontrata te pista po burri qe eshte burre i con deri ne fund ato, ti hengre perfitimin po detyrimet si njeh. E shikon cburre i perdale je? Ci duhesh me ktij vendi ti.

  4. ALEKSANDER says:

    Shqiperia dhe Kosova kane vetem nje fat, do te bashkohen. Nuk ka llogjike qe nje komb te jetoje i ndare midis dy shteteve, ashtu si nje familje s’ka arsye te jetoje e ndare ne dy cati. Megjithate jam i lumtur per kete ndeshje shahu me europen, loja ka hyre ne fazen e levizjeve te detyruara dhe se shpejti, mat! ?

    1. demi says:

      o toc ti thua si ne kohen …..kur jtonin familjet ne bashkesi ajde llogjik ajde .

  5. Albani says:

    Ti kerkosh Evropes liberalizimin e vizave per Kosovaret ashtu si i akuzove me perpara qe u mungon deshira te na integrojne ne BE,eshte vazhdim i politikes droniste qe jo vetem nuk te jep pike por ti heq ato qe ke,lerini deklaratat per konsum te mbrendshem zoterinj kryeministra dhe fokusohuni tek varferia dhe krizat sociale qe kane kapluar te dy shtetet tona.
    Evropa po e ben taman punen qe i takon,por liberalizimi i vizave nuk e ndreq katastrofen ekonomike te ciles ju i sherbeni me vullnet,dhe Kosovaret duan pune dhe mireqenje ashtu si dhe ne Shqiperi,
    vetem ne qofte se ju nenkuptoni me liberalizim vizash ate qe te gjithe te ikin nga vatrat e tyre dhe te kerkojne azile ekonomike per shkak te varferise ne shtetet evropiane,sepse ne dhe Kosovareve nuk na mori malli per kullen ejfel por per te shkuar te marrim ndonje dite pune,dhe kjo nuk te nderon z.KRYEMINISTER POR TE TURPERON TY.
    MJAFT AKUZUAT NDERKOMBETARET PER DESHTIMET TUAJA,DHE PER ATE QE NUK JENI DOT NE GJENDJE TE PERMBUSHNI KUSHTET DHE STANDARTET E LIBERALIZIMEVE DHE INTEGRIMEVE. TURP.

    1. anticensurë 234 says:

      thjesht konsum i brëndëshëm!!njëlloj si sala,por me fasadë më të bukur!!kërkon thejshtë të ndryshojë mendimin e një pjese të popullit të kosovës!!propagandë shumë e punë pak!!do të ishte më mirë e kudërta!
      por kur ska punë ka llafe!!

  6. milo says:

    sic duket rama nuk ka deshire qe shqiperia te hape negociatat me BE , prandaj ai shan ate per kosoven.

    ka ikur edhe ky nga fiqiri.

    mjere ne ne duart e kujt kemi rene

  7. enter''" says:

    Ska asnje turp. Europa duhet te ruaje veten e saj nga xhihadistet Kosovare.

  8. Insistoj says:

    Po u liberalizuan vizat, s’ka për të mbetur asnjë kosovar, në Kosovë…(???!!!)

  9. Lumo Skendo says:

    Jo vetem te mos u japin viza,
    por ti rrethojne me tela me gjemba,
    si leproze!

  10. Debatiku(Prishtinë) says:

    Shqiptaret dote hyne ne BE,kurse shteti i janulles dote debohet nga BE.dote kemi dy fesata:1.Hyrja e shqiptarve ne BE,…2.kapitullim ekonomik dhe financiar i lypsarve helenojevg-njegosishte edhe shqelmimi nga BE.pastaj te shohim se si exporton janulla uzo dhe vaj ulliri.

  11. Poshte hafija Sali! says:

    E mbushet Kosoven me “kerpudha”,kriminele,xhihadista ne shekullin e lulezimit te trafiqeve,droges,prostitucionit,varferimit te popullit ju sulltanet e rajonit me kapo bande saliun dhe nuk perpiqeni te korigjoheni,por thelloni keqesite… Perfundimisht leshoni edhe po…e neper mediat tuaja

  12. Poshte Salia! says:

    E mbushet Kosoven me “kerpudha”,kriminele,xhihadista ne shekullin e lulezimit te trafiqeve,droges,prostitucionit,varferimit te popullit ju sulltanet e rajonit me kapo bande saliun dhe nuk perpiqeni te korigjoheni,por thelloni keqesite… Perfundimisht leshoni edhe po…e neper mediat tuaja.Sa te pa pergjegjshem!

  13. turisti says:

    More Rama, te sulmosh Berishen te pakten gjysmen e popullit ketu ne Shqiperi e ke me vehte.

    Por te sulmosh BE-ne , nuk te mbeshtet askush ore lumemadh.Prandaj thirri rradakes !

  14. bato says:

    Se kuptoj perse e marrin si gogol fjalet e Rama e Thaci ndaj europes ? Kush eshte europa ? per disa jam i bindur qe nuk e dine cfare lidhje ka emeri europe,,,
    Tema nga gazetari eshte gabim mbase apo keqkuptohet nga te tjere, Nese Rama e Thaci kane dale kundra europes kane dale ne mendime apo jane shprehur per nje padrejtesi qe eshte bere ndaj shqipetareve shume e shume vite me rralle qe kur u ndan kufit qe anglin kurve qe kishte nje rol kryesor,e na e dha pjesen me te mire grekut e me dhadhe ,Jane disa vende te bashkimit europian qe duan te dalin nga eurozona dhe europa,por pse sepse nuk munden dot,europa eshte thjeshte politike,interes ekonomik,asgje me shume,por ne nuk i dime brenda europes problemet qe ka thjeshte nje mendim europe asgje me shume,dhe persa i perket temes ska pse ta marrim per kushedi se cfare kundra europes ca ka ktu ? ne thjeshte po shprehim mendimet tona per dicka qe kemi te drejte ,Kundra europes dhe amerikes ka dal Rusia une e urrej por ne realitet eshte nje popull fisnik, nga cdo aspekt ka dal kundra dhe sija ndjen ,ku eshte europa ? ku i ka rregullat,nato ku eshte ,?
    Ju dhjefsha europen.nese do kishte ineteres do na kishte fut me koh ,shikojeni zvicren dhe norvegjine nuk jane ne europe dhe jane shume me lart se e gjithe europa qe europianet sot spo kan as dinjitet jetojne si kafshet mbase mund te kene kushte por jo moral e dinjitet.

  15. Arben says:

    SHUME E DREJTE.

    TURP ESHTE PER EUROPEN QE I TRAJTON SHQIPETARET E KOSOVES NE KETE MENYRE.

  16. ec daku says:

    Dolën edhe cubat shqiptarë…..për ti bërë moral Europës. O Edi rri urtë se edhe shqiptarëve ja bënë dhuratë Europianët liberalizimin.Akoma nuk i kemi plotësuar detyrat e shtëpisë. Mos bo gam gam kotë se të njoftëm edhe ty. Jo vetëm ta bllokojnë Kosovën por t’ja heqin edhe shqiptarëve se nuk e meritojnë!!! Boll të duruar janë treguar Europianët me farën shqiptare

  17. Kush jan keta qe shkelin mbi Flamur?kush jan kta specialist qe bejn Flamurin dysheme? Fuck everyone of you.

  18. ladi says:

    Eshte e turpeshme dhe Shume indinjuese simbolet tona te vihen nen kembet dhe bythet e atyre idioteve qe jane mbledhur aty.mjere ne shqiptaret nga kush udhehiqemi.

  19. skifteri says:

    /Moj evrope moj kurva e motit/ ka thene dikush ne nje kohe, me duket kur u ndane u shkatrruan kufijte e kombi shqiptar ne luften e pare botrore.Lenja jashta levizjes lire te qytetarve vetem e shtetit vogel te kosoves nga B.E-ja eshte nje turp me te vertete te Bashkimit Europian dhe e pershendes kryeministrin z. E.R .Por ky diskriminim per popullin e kosoves them se ka nje prapavi minuese si pune e nje kurvelleku te nendheshme te serbise okupuese kunder kosoves.Kosovaret kane levizur ne gjithe boten dhe ne B.E-ne me kohe ne sistemin e Titos,kurse tani ata bllokhen te levizin pa viza ne B.E.?!..Perse????!!!KUSH FSHIHET PAS KETIJ KURVELLOKU????!!!Serbet e kushe tjeter?…

  20. Insistoj says:

    Ti @Debatiku(Prishtinë), duhet të jesh ndonjë nip i Xhaferr Devës…(???!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje