Isa Mustafa për mbledhjen e dy qeverive: Optimist për një kapitull të ri bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë

22 Mars 2015, 11:38Rajoni TEMA

Një ditë para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë, kryeministri kosovar Isa Mustafa është shprehur se kjo mbledhje do të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Dua të ndajë me Ju gëzimin që tashmë po kryhen përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Së këndejmi, jam optimist se mbledhja e së hënës në Tiranë do të jetë e suksesshme dhe do ta hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy shteteve tona.
Për qeverinë që unë drejtoj, prioritet është bashkëpunimi me Shqipërinë, përmes një politike të bashkërenditur për interesat tona të përbashkëta, për interesat e shqiptarëve në rajon, si dhe për realizimin e bashkëpunimit edhe për çështje të karakterit rajonal dhe të procesit të integrimeve euro-atlantike”, shkruan Mustafa në Facebook.

Kryeministri Kosovar më tej shkruan se kjo është periudha më e mirë për dy shtetet shqiptare.

“Dy shtetet tona, kurrë deri më tash nuk e kanë pasur situatën më të përshtatshme në shtëpi, por edhe atë rajonale e ndërkombëtare, që të krijojnë politika të përbashkëta në të gjitha fushat, që na lidhin dhe i bëjnë marrëdhëniet tona dypalëshe të veçanta.
I gjithë kabineti qeveritar që gjendet në Kosovë do të kalojë së bashku udhën e kombit për të arritur të organizuar dhe në të njëjtën kohë në Tiranë.“, citon Mustafa.

Mbledhja e dytë e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë do të zhvillohet të hënën në Tiranë.

Sipas Zyrës së Shtypit të Kryeministrisë, mësohet se delegacioni nga Kosova do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 10:40, ku pas pritjes dhe ceremonisë përkatëse, në orën 11:00 do të nisë mbledhja e dy qeverive në Pallatin e Kongreseve.

Zyra e shtypit bëri të ditur se, në orën 12:00 do të zhvillohet ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy qeverive dhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve, rreth orës 12:20 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Isa Mustafa.

Në mbledhjen mes dy qeverive pritet të nënshkruhen 8 marrëveshje, të cilat janë diskutuar edhe më herët, ku 4 prej tyre janë në fushën e sigurisë./j.h

 

6 komente në “Isa Mustafa për mbledhjen e dy qeverive: Optimist për një kapitull të ri bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë”

  1. ismeti says:

    komunisto-qetniku i milloshit, u duhet pekethyes ,merreni salen

    1. E vertete says:

      Ik ore Ismet leshi i VV.Isa eshte akademik i pare qe qeverise Kosoven dardane.Kjo eshte mburrje dhe krenari per kombin tane,nderesa ti leh si qen dhe percane si UDBA serbe.Kosova i eshte mirenjohes ish Kryeministrit Berisha per Rrugen e kombit dhe tani Rames per bashkimin tone ekonomik,kulturore etj.Rrofshin qeverite dhe popujt e te dyja shteteve.Vetem perpara!

  2. Ate kujtohet isa kur nuk e prite edi ramen ne parlament me urdher te karaduzes sali rame tritoli turp te keshe

  3. albani. says:

    kto jane qeverit e errsires shqiptare

    .qeveri pa identitete

    .ktu jane perzier turku e sllavi ne kto qeveri

  4. Skrapaali-Skrapi says:

    @@ Na thoni pak per “Bashkpunimin” e frutshem qe Kosova ka me serbine..z.Mustafa..
    @@Pak nga pake Kosova po i kthene perseri syte nga serbia..kete po e deklarojne vete Qeveritaret serbe…si e komentoni z.mustafa???

  5. mustafa says:

    ska lidhje me serbet se jau hoqi nga dora bashkpunimin e thaqit me serb se ja mori kryeministrine e kosoves tani punet do te shkojne mbar ndersa ju qe hani mut jeni proserb e i martoni vajzat e juaja nga shqiperia per serbet mos komentoni kinse ne emer te patriotizmit sepse ises nuk i intereson serbia ndresa refuzimin qe ja kan bere rames ne kuvendin e kosoves ka qen se ai foli per dy derra pro serb regjsp qosiqin edhe adem duvaqin qe u thirrke ne emnin vllaznit serb jau qifsha robt ndersa me themelimine gjykates speciale do ti qoj tradhtaret ne hoga duke filluar nga thaqi me bashkpuntor dhe do te qlirohet kosove do i vijn punet mbar ndersa serbev ne kosove deshen te jetojne mir nese jo do te shkojne ne pidh nane te serbis sdo te ken jet at dit kur do te largohet kompania pdk thaqi kompani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje