Shërbimet sekrete: Kosova e rrezikuar nga sulmet terroriste

22 Mars 2015, 13:45Rajoni TEMA

Ekstremizmi dhe terrorizmi paraqet rrezik për sigurinë dhe interesat e Kosovës. Si fenomen i përdorimit ekstrem të mjeteve të dhunshme, ai mund të prodhojë akte të dhunshme edhe në Kosovë, thuhet në raportin konfidencial të shërbimeve të inteligjencës, i shkëmbyer ndërmjet autoriteteve vendore e ndërkombëtare.

“Pozita gjeostrategjike e Kosovës është element shtesë, që mund të shndërrojë vendin si cak transiti për grupet e jashtme radikale dhe ekstremiste, si ISIS, Al Nusra dhe grupeve të tjera terroriste, të cilat në të shumtën e rasteve përdorin dhunën si mjet për realizimin e synimeve të tyre politike”, thuhet në këtë raport, për rrezikun që për momentin zanafillën e ka jashtë kufijve të Ballkanit Perëndimor.

Nga përfundimi i luftërave në Ballkan, por edhe pas luftës së fundit në Kosovë është përhapur fenomeni i doktrinës së ashtuquajtur selefiste, sipas të cilës, duke u thirrur mbi parime fetare të interpretuara me koncepte të ngushta dhe fanatike, si qasje strikte ndaj fesë islame, përjashton shpesh edhe katër shkollat e mendimit Maliki, Shafi, Hanbali dhe Hanafi, duke krijuar ligjet, sistemin dhe liderët e tyre me mësim-besimin strikt të islamit.

“Si rezultat i ekstremizmit është shfaqur trendi i pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktin në Siri dhe Irak, kryesisht praktikues të fesë sipas doktrinës selefiste, që i janë bashkuar grupeve terroriste si ISIS/L dhe Al Nusra”, thuhet në këtë raport konfidencial, derisa shqetësues përshkruhet niveli rritës i radikalizimit të tyre si pasojë e pjesëmarrjes në luftime, duke rënë në kontakt me persona dhe duke u bërë pjesë e celulave të caktuara terroriste.

Pjesëmarrja e shtetasve të Kosovës në luftimet në Siri paraqet shqetësim, sepse këta persona janë në kontakt me individë dhe grupe radikale/ekstremiste që janë trajnuar për përdorim të armëve, eksplozivëve, të cilët për arritjen e qëllimeve të veta kanë si metodë përdorimin e dhunës.

“Deri më tani Kosova është ballafaquar me raste individuale dhe grupe të vogla të organizuara, të cilët kanë shfaqur ide për planifikim dhe organizim të mundshëm për kryerje të sulmit ndaj personave të caktuar dhe ndaj individëve të tillë janë ndërmarrë masat e nevojshme ligjore”, thuhet në këtë raport të siguruar nga lajmi.net.

7 komente në “Shërbimet sekrete: Kosova e rrezikuar nga sulmet terroriste”

  1. tfgs says:

    bashkim te Kosoves me gyzelet e Zike sunitit,normalisht der ne Skumbin……..

    1. Ramy says:

      Oppsss ortodhjeret ne sulme, cfar keni oj rrace muti me shqiptaret ju??? shikoni halen tuaj greqo ortodhjakse se qelbet europen

  2. Ludmila says:

    Kosova……ka qene dhe do mbetet ne jete te jeteve Popull islamik….rrace e pabese turku….100 % anadollake Osmane arabe .

  3. Lumo Skendo says:

    E do Kosova,nje sulm qe te vije ne vete …
    Te kuptoje se eshte duke bere harakiri
    nga vete bijte e saj bastarde islamike.

  4. Re says:

    Rrace e qelbur islamike!Turq qe flasin shqip.

  5. Eraldi says:

    Kosova do te korre vetem ate qe ka mbjell! Ne mos sot ndoshta mot.

  6. mirel says:

    Ku ka dore sllavizmi, islamizmi eshte present
    Pisat ortodhjakse I kane ngulur pas shpine thiken Skenderbeut.
    Ata jane ISi ballkanik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje