Francezi ia dha serbit planet e bombardimit: Kështu sulmet e NATO-s u shtynë për gjashtë muaj

22 Mars 2015, 18:56Rajoni TEMA

Bombardimi i NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe në mbrojtje të popullatës civile në Kosovë, që filloi më 24 mars 1999, ka mundur të ndodhte gjashtë muaj më herët, po të mos i prishte këto plane gjeneralmajori serb, Jovan Millanoviqc

Ai është mbështetur tek majori francez Pierre-Henri Bunel, po ashtu pjesë e inteligjencës franceze, i cili kishte siguruar skicat për caqet e sulmit të aeroplanëve të NATO-s. Millanoviq, në botimin e plotësuar të librit të tij “Serbia dhe NATO”, thotë se më 1995 kishte detyrë të jetë spiun në Bruksel, në selinë e NATO-s, por nën postin zyrtar si këshilltar-ministër në Ambasadë, që të ndërtojë një rrjet informimi që do të zbulonte planet e NATO-s, shkruan Kurir, transmeton Telegrafi.

“Unë jam ndoshta një nga njerëzit e paktë në Serbi, një nga oficerët apo gjeneralët, si të doni ju, që më së gjati ishte në luftë me NATO-n. Rrjeti informativ që kam formuar, po ju them për herë të parë, kishte mbi dhjetëra njerëz të rangut më të lartë diplomatik në NATO dhe në misionet tjera diplomatike në Bruksel”, thotë ai.

Ai thotë se në këtë e ka ndihmuar ushtaraku i sipërpërmendur francez.

“Informacionin e parë që kam pasur nga ai e kam kontrolluar në dy ose tre anët, dhe pastaj kam filluar t’i jap detyra. Ai u fut në lojën e spiunimit, shumë i sinqertë dhe i vetëdijshëm për të gjitha pasojat”, thotë Millanoviq, i cili thekson se përgatitjet për sulm në NATO janë bërë gati më 1998 dhe se vendimi për sulm është dashtë të merret më 12-13 tetor.

Këto informata e këto plane të NATO-s ia kishte dërguar Bunel atij në banesë.

“I kemi analizuar në mbrëmje dhe pastaj u ndamë duke menduar se që të dy atë natë do të arrestohemi. Për mua atëherë nisi ferri. Çfarë të bëj me letrat? Ku të shkoj në ora 11:30? Si t’i barti ato? Dola te dalja nga kontejnerët. Hodha një qese e tjetrën e barta. Në Ambasadë kam përpunuar dokumentet, siç kërkon procedura, dhe i dërgova në Beograd”, thotë ai, duke shtuar se në bazë të këtyre informatave bëhet ripozicionimi i forcave serbe, për çka shtyhen bombardimet e NATO-s.

 

 

20 komente në “Francezi ia dha serbit planet e bombardimit: Kështu sulmet e NATO-s u shtynë për gjashtë muaj”

  1. enoch says:

    spekulime…sulmet filluan ekzaktesisht pas deshtimit te bisedimeve te Rambujese…planet i rishikojne per tre kater dite shtabet e NATOS se kane aq staf e teknologji…megjithate Italia dhe Franca kane luajtur rol shume negativ gjate fushates ajrore dhe kjo nuk mohohet se ka shume material per kete…edhe Ambasada e Kines kishte te fshehur nje radar shume te perparuar brenda prandaj u bombardua…

    1. Pelasgian says:

      Franca dhe Greqia , per kto dy vende as qe kam minimumin e dyshimit por per Italine nuk e di te keq luajtur ndonje rol negativ , avionat e NATOs niseshin nga bazat italiane.

      Nejse , kur vendos USA eshte sikur vendos ZOTI DORA VET .

      Oki shumi prej Pripjati-?

    2. Ishte loja qe Italianet gjoja ishin asnjanes per bombardimet ne Serbi , pasi si vend pjesmarres gjate bombardimeve ne token Serbe,Italia mund te themi si vend fqije (ne teori pasi i n’dane deti dhe pak toke,me pak fjale si vendi me me afersi Gjeografike te Bazave Ushtarake te NATO-s) ish-Jugoskllavine mund te pritej edhe nje kunderpergjigje nga Aviacjoni Serb, per hakmarrje, pasi ne ket konflikt Bazat Amerikane ne Itali kane luajtur rolin kryesor psh Baza Amerikane ne Avjano (PN) bombardimet nga kjo Baze Ushtarakme kane qene te shumta dhe ne disa Baza te tjera po ne Itali.

    3. Arti says:

      Spekullimet e leshit, kjo eshte ditur gjithmone, puna eshte pse po i nxjerr tani detajet ky ? Franca po pergatitet te shkoj “djathtas” dhe te vej kurven Le Pen ne krye te vendit, dhe me shume gjasa kjo do te thote rilidhje e frengeve si putane e Rusise sic ka qene gjithmone keto 200 vitet e fundit.

      1. anna says:

        hahahahahah po e vertete eshte

  2. Hëm... says:

    e megjithate na rrofte anetarsimi ne frankofoni… e po sepse cuditerisht politikanet e tranzicionit kane qene te gjithe ne France… nderkohe qe orientimi duhet te jete pa lekundje anglo-sakson (USA, Gjermani, Angli) kur te vije ne politike nje brez me kete orientim do fillojme te shohim si gjerat behen shume me lehte. Deri tani jane sabotuar qellimisht sepse ajo eshte vija franko-ruso-serbe

    1. Arti says:

      Bravo, qenke nga te paktet ne kete gazete me komentet qe ke bere qe duket se zotron nje narrativ te fuqishem te problematikes Shqiptare dhe me ke jemi ne lufte sot dhe mot.
      Pershendetje

  3. rrem vogli jr. says:

    a e dine lexuesit e tu Mero se gjithe ambasadoret tane ne Nato kane qene spiuna apo punonjes te Sigurimit……..

    1. fatmiri says:

      Pse Shaban Memia eshte spiun? Kush e tha? Ai vetem sa shperndau pistoletat militanteve te Tiranes ne 1997-en dhe pak kallashnikov. Ne na rrofte NATO se çdo gje e bejme vete.

  4. WEB says:

    Nuk ka asnje spekullim ,objektivat qe NATO kishte marre persiper ti bombardonte,si psh,,, qendra llogjistike ,poste policie apo ushtarake ,divisione tankesh apo ushtaresh ,reparte apo paramilitare serbe ,ishin godina dhe vende te braktisura me kohe ,(flas per kosoven,bombardimet beograd nuk kishin nisur akoma),gati nje muaj para fillimit te bombardimeve.Kjo fale rrjedhes se informacioneve te nxjerra fshehurazi nga oficere te komandes NATO.Ambasada kineze nuk u bombardua per shkak te nje super-radari, por nga aty komanda serbe komunikonte urdherat per 40.000 ushtaret serbe te stacionuar ne kosove

  5. hafijet? says:

    Te gjithe ne ferr!

  6. esa says:

    Francezet si gjithmone pro serb dhe antishqiptare. me vjen neveri me ata shqiptare qe duan te duken tipa modern, trendi, eiropiane dhe te emancipuar kur festojne diten e frankofonise dhe e quajne veten frankofone. E dine veten per te kulturuar, por jane vec vemje te peshtira servilo-bastarde. Fati i madh i Shqiperise eshte se i perputhen interesat USA-s, dhe per sa kohe amerika eshte ne krahun tone, francezet, greket, serbet, maqedonasit dhe malazezet, na rruajne ‘vazhdimin e kofsheve’

  7. A mund te dije e t’a thot kush se sa ushtare serbe u vrane nga bombardimet e NATOs gjate konfliktit ne Kosove ?

    1. WEB says:

      1031 ushtare ,,,,,perfshi ketu edhe ata te vrare nga UCK

  8. rudi says:

    bombardun mullaret e mi

  9. Mallakastrioti says:

    @@ Avjonet francez i Hidhnin Bombat e destinuara kunder caqeve te Ushtrise Serbe ne Detin Adriatik…
    Vetem Avjonet Amerikan Angles dhe Turq, si dhe GJerman moren pjese ne Bombardimet intensive…Francezet kane qene ne Luften e Pare Boterore ne Koalicjon me Serbine…Greqia eshte nje Shtet qe ka Pretendime Territorjale kunder Shqiperise…
    1-Shqiperia duhet te Forcoje Marrdhenjet me Angline..Gjermanine..Turqine..Italine.si dhe SHBA…pa Harruar marrdhenjet me Kroacine …Kosova eshte Shqiperi…lol

  10. kushtrimi says:

    ESA,
    Nuk i heq asnji presje fjaleve tua. shume e vertete.
    qysh ne luften e pare boterore franzezet i mbanin anen serbeve dhe ruseve.nuk kane ndryshuar as sot.

  11. Al says:

    franca mund te jete vend i bukur e djep kulture per francezet e turistet por nje ferr i vertete per emigrantet e prosllav (po behet ferr edhe per qytetaret e vet se fundmi) POlitikat e frances duhet ti ngjallin neveri Shqiptareve sepse kurre nuk kane qene pro tyre. Bombardimet e NATO fatmiresisht gjeneruan minimunin e mundshem te viktimave por duke shkaterruar logjistiken e prapavijen serbe duke i lene shurdh e qorr ne nje situate lufte. Bravo u qofte planizimit e operacioneve qe i lane ato bretkosat gejnereale franceze jashte komunikimi me sa mundeshin se mund te kishte ndryshuar rrjedha e historise. Heil to Adem JAshari and Wesley Clark!!

  12. Drilon says:

    Ama edhe qe i ra serbise, kush ja di per nder? kosovaret e urrejne Ameriken dhe jane me ISIS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje