Prokurori që e futi Kroacinë në BE (Një shembull për Adriatik Llallën)

23 Mars 2015, 19:49Rajoni TEMA

Në kohën kur në Shqipëri ka nisur një fushatë e ethshme për dekriminalizimin e politikës, në Tiranë mbërriti Dinko Cvitan, kryeprokurori i Kroacisë. I një shteti, i cili vetëm pak kohë më parë u bë pjesë e Bashkimit Europian, falë edhe punës së këtij personi.

I lindur në Zagreb në vitin 1958, i diplomuar në Drejtësi, Cvitan nisi karrierën e tij si një avokat, për të përfunduar aty ku është sot, Prokurori i Përgjithshëm i Kroacisë. Por nuk ka qenë ky post ai që e ka bërë të njohur Dinko Cvitanin.

Nga viti 2005 deri në mars 2014, ai ishte drejtori i Byrosë Kundër Korrpupsionit dhe Krimit të Organizuar, zyrë kjo që në bazë të hetimeve të saj çoi në prangosjen e ish-kryeministrit të Kroacisë, Ivo Sanader.

Një vit pasi ishte larguar nga pushteti, në dhjetor të vitit 2010 në tentativë për t’iu shmangur hetimeve të nisura ndaj tij për korrpupsion, Sanader u arrestua nga policia austriake e më pas u ekstradua në Kroaci.

Nën akuzën e korropsionit dhe abuzimit me pushtetin për përfitime personale, Gjykata e Zagrebit, në nëntor 2012 e dënoi ish-kryeministrin e vendit me 10 vite burg. Por nuk ishte ky i vetmi dënim për Sanader, pasi vetëm pak ditë më parë ai u dënua edhe me 9 vite burg.

Ish-kryeministri Sanader dhe partia e tij politike, Unioni Demokratik Kroat, akuzohen për devijim të më shumë se 9 milionë eurove nga fondet publike, duke përdorur agjencinë e marketingut “Fimi Media”.

Më shumë se 2 milionë euro pritet t’i konfiskohen ish-kryeministrit kroat, ndërsa partia e tij do të paguajë një dëmshpërblim prej 3 milionë eurosh. Dhe ishte kjo lëvizje e drejtuar nga Dinko Cvitan ajo që i hapi rrugën anëtarësimit të Kroacisë për në Bashkimin Europian.

Por Cvitan nuk u mjaftua me kaq.

Pasi kishte marrë postin e kryeprokurorit, po me firmën e tij u bë dhe arrestimi i kryebashkiakut të Zagrebit, Milan Bandiç, i cili po ashtu u akuzua për korrupsion.

Nëse flamuri i Kroacisë valëvitet sot mes 28 flamujve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, një meritë të padiskutueshme ka dhe Dinko Cvitan, i cili ndryshe nga retorika e dekirminalizimit që përdoret në Shqipëri arriti atë që Bashkimi Europian i kërkoi Kroacisë, edhe pse jo zyrtarisht, arrestimin e zyrtarëve të korruptuar.

I ngjashëm për vendosmërinë dhe guximin e tij me Falcone apo Borselino në Itali, Dinko Cvitan përtej meritave të politikës, të cilat gjithnjë rendin të korrin sukseset, do të jetë personi i cili ka meritat e vërteta të anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian./TCH

16 komente në “Prokurori që e futi Kroacinë në BE (Një shembull për Adriatik Llallën)”

  1. Elton says:

    Dhe ky takoi Ilir Meten ??? Cfare komedie

  2. Emigrant says:

    Llalla nuk e ben dot kete pune se nuk ka asnje gje te perbashket me ate prokuror Nje Silvia KOnti qe ishte ate e persvali Sala dhe ky qe ka ardhur nuk i ka afruar asnje vend pune.

  3. Suferina says:

    Sa mire sikur te marre pak shembull edhe ky kokelopa jone. Por s’kam shume besim se ketyre u dhimbsen me shume grabitjet e tyre se sa Shqiperia.

  4. tfgs says:

    si mund te krahasohet nje prokuror kristian kroat me nje palokorrak …!!!?
    ne cilin shtet arab[90% muslims] ka drejtesi!!!!??
    pune korrakesh,varu kutite e kepuceve me dollars………..

    1. Taulant says:

      Ka ne Etiopi. Ka edhe ne Gayeqi.

    2. Taulant says:

      Ka gjithashtu edhe ne Rusi.

  5. Aurelius says:

    prokurori dhalla eshte i tredhur nga salush dudushi

  6. sadushi says:

    KROACINE NE BE NUK E FUTI PROKURORI POR GJERMANIA TE TJERAT JANE KODRA NGA PAS BREGUT

  7. sulo permeti says:

    Llallallallalla….llalla…lla!

  8. kashi says:

    po vjen nje fllad pranveror,
    me duket se me ne fund do te shohim salen ne burg

    1. Alban komunist Dega New York says:

      N’qs futet sala,me te duhet te perfundojne ne burg te gjithe ish-kryeministrat dhe shumica e ish-ministrave dhe kta qe jane tani bashke me kryeministrin per:Lidhje me krimin e organizuar,pastrim parashe nga trafiqet e ndryshme,vrasje,rrembime,tortura dhe korrupsion galopant,grabitje dhe tjetersim me dhune te pasurise se popullit,sherbime te interesave dashakeqese te Shqipetareve,tradheti ndaj Atdheut dhe me e renda bllokim me dashje e perparimit dhe zhvillimit te Shqiperise per interesa personale dhe te atyre qe i udheheqin keta politikane bastarde,bije kurvash te pa-identitet,pa moral dhe kriminele ne shpirte dhe ne gen.

  9. Iva Tico says:

    Perrallat shqiptare per te mbuluar pisllekun e qeveritareve tane. Selanik e tatepjete, ky vend sic ka qene do te jete.

  10. dhalla e bardhe says:

    Eh moj dhalle une hidh uje e ti perseri e bardhe (kupto e dhjere).
    Ku mund te krahasohet Kroacia me Shqiperine?
    Ku Kroacia e ku Albanistani.
    Keta kriminelet e parlamentit ne Albanistan 2 milione euro i kane nje kafe.

  11. Insistoj says:

    Po, po, tani ja hodhëm… Një shëmbull i mungonte Llallës dhe politikanëve tanë…! Pika që s’u bie…!

  12. Flamur_Vlore says:

    A SRB AA PO KOT NUK I HEDH BOMBAT TI DHE KOT SKERKON DESTABILIZIM SEPSE E VETMJA MENYRE PER TU FUTUR NE EU ESHTE QE NE MENYRE DEMOKTARIKE TE ARRIHET TE ARRESTOHESH ESHTE E VETMJA SHPRES!!1

  13. sokol says:

    K.prokuroret shqiptare jane aty vetem per te marre rrogen dhe per interesat e tyre.e dine mire se sfutin dot njeri ne burg keshtuqe nuk I hyne atij telashi te bejne armiq.kujtoni rastin e lul bashes para ca viteve qe mpb nuk zbatonte urdhrin e prokurorise…dmth futja pordhes kot.po ashtu dhe kministri yne qekur hengri ngjalat sja hyn asaj pune me telashe po vetem shfajesohet qe drejtesine e ka ne dore Nishan sakat me (pa) mustaqe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje