Pse e quajta ‘Fitore’ vajzën time që lindi gjatë luftës në Kosovë

24 Mars 2015, 15:16Rajoni TEMA

Më 23 mars 1999, Nazmi Kaçiku ishte në shtëpi në qytetin verior të Kosovës, në Vushtrri, kur dëgjoi lajmin se aleanca e NATO-s kishte vendosur të bombardonte forcat e Beogradit në një ofensivë për t’i dhënë fund fushatës ushtarake të Sllobodan Millosheviçit në Kosovë.

Të nesërmen, të gjithë anëtarët e familjes së tij u mblodhën për të parë lajmet në televizor, të cilat po tregomin fluturimet e para luftarake të nisura nga baza ajrore e NATO-s në Aviano, në verilindje të Italisë, të cilat synonin objektivat ushtarake të Beogradit në Serbi dhe Kosovë.

Kaciku thotë se ai mban mend se mendoi se fushata bombarduese ose do t’i mposhtte forcat e Serbisë ose do t’i provokonte ato të merrnin hak në mënyrë brutale mbi shqiptarët e Kosovës: “Tani ose do të shpëtonim ose do të vdisnim të gjithë,” mendoi ai.

Kaçiku ishte i lumtur kur dëgjoi lajmin se bombardimet kishin filluar, por lumturia e tij u zbeh nga meraku: “Isha shumë i shqetësuar për gruan time. Ajo ishte shtatzënë. Mjekët kishin parashikuar që ajo do të lindte në fund të marsit,” thotë ai.

Fëmija lindi atë ditë. Ishte një vajzë e shëndetshme, fëmija i dytë i çiftit.

“Gruaja ime lindi në shtëpi. Kishim frikë të shkonim në spitalin e qytetit. Dëgjuam gjithashtu se spitali nuk po punonte,” thotë Kaçiku, tani një baba 57-vjeçar i pesë fëmijëve.

Gruan e tij e ndihmuan gjatë lindjes gratë e lagjes dhe Kaçiku arriti të gjente disa qetësues për të. “Vetëm kaq kishim. Ajo lindi në mënyrë tradicionale, por, fatmirësisht, ajo dhe vajza ishin mirë,” kujton ai.

Një dilemë NATO-je

Kaciku më pas filloi të diskutonte me të afërmit e tij se çfarë emri t’i vinte fëmijës së sapolindur. Ai mban mend se kishte dy opsione për emrat Nato ose Fitore.

Por familja Kaçiku vendosi për Fitore, sepse Nato u tingëllonte emër serb.

Kaçiku thotë se vajza e një të afërmi të afërt quhej gjithashtu Fitore dhe në traditën shqiptare, të afërmit e afërt nuk i vënë fëmijëve emra të njëjtë, por ai diskutoi gjatë dhe në fund i bindi të gjithë se ishte gjëja e duhur për të bërë.

“S’mund të imagjinoja ndonjë emër tjetër në ato rrethana të veçanta. Njerëzit kishin nevojë për fitore në këtë luftë,” thotë ai.

Vënia e emrit të një fëmije në këtë mënyrë s’ishte e pazakontë në Kosovë në vitin 1999; disa djem që lindën pas luftës u quajtën Tonibler në nder të rolit të kryeministrit anglez në promovimin e ofensivës së NATO-s kundër Millosheviçit.

Por gëzimi i Kaçikut së shpejti u zëvendësua nga terrori. Forcat serbe u zhvendosën më 1 prill duke i detyruar familjet shqiptare të largoheshin.

Me vajzën e tij një javëshe dhe gruan ende pa e marrë veten, ai hipi në pjesën e pasme të kamionit dhe u nis drejt kufirit të Kosovës me Maqedoninë.

“Kamioni ishte i mbingarkuar. Ishim rreth 100 njerëz në pjesën e prapme të kamionit. Gruaja ime e fshihte dhimbjen, por unë e shikoja që ajo po vuante shumë,” thotë ai.

Për fat të mirë, kamioni nuk u ndal në ndonjë postobllok policor apo ushtarak gjatë rrugës drejt kufirit, dhe në fund ata u strehuan në Tetovë, Maqedoni.

“Ime bijë kishte temperaturë dhe gruaja ime ishte shumë e lodhur,” kujton ai.

Kaçiku thotë se ai ende nuk e besonte se Sllobodan Millosheviçi do të dorëzohej pas 78 ditë bombardimesh nga ana e NATO-s.

“Prisja qe bombardimi të zgjaste ca kohë, sepse ushtria e Millosheviçit ishte e pajisur mirë,” thotë ai.

Dorëzimi i Millosheviçit në qershor të vitit 1999 nënkuptonte se familja Kaçiku, me vajzën e tyre të vogël Fitoren, mund të ktheheshin më në fund në shtëpi.

Ndërsa zyrtarët e Kosovës ditën e martë festojnë 16 vjetorin e fillimit të bombardimeve nga ana e NATO-s, një ngjarje që shqiptarët e konsiderojnë si një hap vendimtar drejt çlirimit të Kosovës nga sundimi serb, familja Kaçiku do të festojë gjithashtu diçka më personale: 16 vjetorin e Fitores, fëmijës që lindi gjatë luftës.

7 komente në “Pse e quajta ‘Fitore’ vajzën time që lindi gjatë luftës në Kosovë”

  1. Zig Zag Man says:

    E quaje USA o taleban ballkani!

    1. dukesh qe je shqipfoles says:

      Nese ka taleban ketu, ti je oh funderin me emrin Zig Zag Man.

  2. Djaloshi says:

    @ Zig Zag Man qka e ke nanen ti grue a qik

  3. Luani says:

    Ti “zoti”Zig Zag Man” duhet te jesh ose shume pa tru, po pa tru fare, ose je thjesht nje provokator, shume e mundur serb ose kopil serbi.

  4. Oh cfar po degjojme! says:

    Rrofte Populli autokton shqiptar i Kosoves, poshte armiqte e shqiperise, dhe plera si ky Zig Zag Man.

  5. Insistoj says:

    Hahahahahahahahaha……!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. Gattamelata says:

    Tonibler…hahahaha…mu si jevgjit ketu ne Shqiperi qe ua vene emrat Macedun, Cuenlai, Ronaldo, Rivaldo etj etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje