BE premton 1 miliard euro për infrastrukturën në Ballkanin Perëndimor

25 Mars 2015, 14:58Rajoni TEMA

Bashkimi Evropian është i gatshëm të investojë deri në 1 miliard euro për projektet e përbashkëta të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor.

Këtë e ka konfirmuar Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Han pas konferencës ministrore të gjashtë vendeve ballkanike të mbajtur të mërkurën në Prishtinë, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Por, për marrjen e mjeteve të Bashkimit Evropian, vendet e rajonit u tha se duhet të zhvillojnë projekte të përbashkëta të standardeve evropiane, qofshin ato rrugore, hekurudhore dhe doganore, për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Në fund të konferencës, ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë miratuar dhe një deklaratë të përbashkët me të cilën janë pajtuar në parim për arritjen e marrëveshjeve të përbashkëta ditëve në vijim.

Komisioneri Han, tha se duhet të zhvillohet edhe një takim tjetër i përfaqësuesve të rajonit para datës 21 prill, kur në Bruksel do të mbahet takimi i ministrave, ku edhe pritet të nënshkruhet kjo marrëveshje nga e cila do të përfitojnë projektet ndërshtetërore që lidhin qytete e porte në rajon.

Fillimisht, ai ka thënë se përmes fondeve të Instrumentit të Para Aderimit të quajtur IPA, do të investohen 180 milionë euro për këto projekte, kurse në planet më afatgjate parashihet një shumë më e madhe.

“Ne jemi të gatshëm të ndajmë deri në 1 miliard euro nga ‘IPA dy’ deri në përfundim të këtyre projekteve”, ka thënë Johanes Han.

Komisioneri i Bashkimit Evropian i ka inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të angazhohen në projekte të infrastrukturës doganore me standarde më të larta evropiane dhe zhvillimin e projekteve nga fusha e energjisë.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aty u paraqit edhe si nikoqir i këtij takimi, ka thënë se Kosova është bërë tashmë një faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon.

Ai ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve edhe me Serbinë fqinje.

Vetë prania e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq në këtë konferencë në Prishtinë, sipas Thaçit, dëshmon për avancimin drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dyja vendeve.

“Pjesëmarrja e sotme e ministrit Daçiq në konferencën në Prishtinë është mesazh apo edhe një hap përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Në të njëjtën kohë është një hap përpara në sjelljen tonë të lidershipit rajonal të një sjellje evropiane”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se çështjet historike dhe problemet nga e kaluara, nuk do të duhej të pengonin zhvillimin e projekteve për të ardhmen, siç ishte rasti me diskutimet në konferencën e së mërkurës në Prishtinë.

“Duhet të përqendrohemi në atë që është pozitive, do të thotë, duhet t’u ikim deklaratave që na kthejnë prapa, dhe të përqendrohemi në çështjet kaq të rëndësishme për të cilat sot po bisedojmë”, ka thënë Daçiq.

Kosova dhe Serbia tashmë kanë edhe një marrëveshje për autostradën Prishtinë – Nish, të arritur në Bruksel dhe të cilën Bashkimi Evropian është zotuar se do ta financojë.

Konferenca në Prishtinë pason atë të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

10 komente në “BE premton 1 miliard euro për infrastrukturën në Ballkanin Perëndimor”

  1. Vlora says:

    Nuk i duam keto para nga BE. Me mire ti nxjerrim keto leke, duke shfrytezuar pasurite dhe mendjen tone, dhe a bejme vete kete pune se sa te marrim 1-milard Euro nga BE, qe neser do na kushtijne 50-miliarde dhe me e bukura eshte, se nuk do te jene as tonat por do te vazhdojme qe te paguajme faturen edhe pas kesaj!

  2. Vlora says:

    Nuk i duam keto para nga BE. Me mire ti nxjerrim keto leke, duke shfrytezuar pasurite dhe mendjen tone, dhe a bejme vete kete pune se sa te marrim 1-milard Euro nga BE, qe neser do na kushtojne 50-miliarde Euro dhe me e bukura eshte, se nuk do te jene as tonat por do te vazhdojme qe te paguajme faturen edhe pas kesaj!

  3. Albani says:

    E sakte ‘Vlora’,dhe une ndaj te njejtin qendrim,keto para ne radhe te pare do te perfundojne neper xhepa,e dyta eshte qe jane shume pak,e treta me cfare interesash do te financohen keto projekte,e katerta nderi ne kete rast u behet atyre qe e japin parane me interes
    dhe e fundit eshte qe ne ne Shqiperi nje miliarde euro na kushtuan vetem 50 kilometra rruge kombi,cfare mund te beje i gjithe ballkani me keto kacidhe per xhepat e mafiozeve ballkanas dhe Shqipetare ne vecanti,ato vetem portofolin i Lulit apo Metes do te mbushnin.

  4. Shumë e saktë .Të gjithë komentuesit e mësipërm për mendimin tim kanë të drejtë..Janë dhënë shumë para të tilla..por hairin…nuk ja u kemi parë ne si popuj..por grupet e politikanëve hajdutë..Mos të na ndodhë siç ndodhi me Greqinë..që:Kur gjeti vaj,i valarati../leu bythë e,gjithë ç’pati../As kontroll e as projekte skish..Ndërsa ,tani që prej vitit 2010..i nxjerr koka tym..e sdi çtë bëjë..populli,se politikanët e kanë gjetur rehatin..Ngrejnë rrogat e tyre çdo vit,kur popullin e nxjerrin të papunë…Mos të ndodhë e njëjta gjë edhe tek ne,prandaj e them..!

  5. ed says:

    Po ne ndërtuam vetëm një rrugë me dy miliard euro. Me 100 milionsha do na gënjeni ju neve?

  6. Treviso says:

    Kur thuhet se jane parashikuar 1 miljard euro ndihme per ballkanin, duhet te jene pa interes. Kjo ndihme jepet per te stimuluar zhvillimin e Ballkanit perendimor, qe eshte ne i teres te te gjithe Europes. 30-50% e kesaje shume do te sherbeje vetem per te bere projektet. Qeveite e ketyre shteteve duke perfshire dhe Shqiperine, kjo shume do ti ndihmoje dhe do ti ikurajoje per te marre nisma te medha. Frontet e reja te punes do vene ne levizje motorret e ekonomise se vendit. Sa me shume fronte te reja pune te kete aq me shume shvillim do kete. Jane puntoret ato qe forcojne ekonomine e shtetit. Sa me shume para te kete puntori, aq me shume fuqizohet shteti.
    Do ta quaja nje gabim te madh berje buze e kesaj shume qe ofron B.E.

  7. Gora says:

    Eshte me te vertet turp 1miliard euro vetem 20 perqind e klubit te real madritit mund te kushtoj keta tallen me neve turp te kene.

  8. GAMORI says:

    RRUGET E BE DO DHITET SHQIPERIA E TERE DHE NJE PJESE E BALLKANIT NGA E GJITHE EUROPA QE KA THESARE DHE SHQIPTARET NUK DO BLEJNE DOT NAFTEN FARE SE DO VENDOSEN DISA PENGARE!

  9. GAMORI says:

    RRUGET E BE DO DHITET SHQIPERIA E TERE DHE NJE PJESE E BALLKANIT PERNDIMOR NGA E GJITHE EUROPA DHE RUSIA ,QE KANE THESARE DHE SHQIPTARET NUK DO BLEJNE DOT NAFTEN FARE SE DO VENDOSEN DISA PENGARE!

  10. GAMORI says:

    CDO GJE QE I AFROHET NGA ” BE ” SHQIPERISE ESHTE NJE THIKE ME DY PRESA SHUME TE MEDHA MU NE ZEMER , MUSHKRI, DHE ARTERJET E SAJ ! KETO PROJEKTE vrasese dhe shkaterruse te perjeteshme
    ” BE ” NUK I BEN DOT NE VENDET E 12 VENDEVE THEMELUSE TE SAJ , SE ATJE NUK TE LENE PATRIOTET E TYRE!

    Ju hengert mortja burrave te Shqiperise ,qe pranojne cdo lloj shkaterrimi te Atdheut te tyre ;vetem e vetem qe te pasurohen ata sot sa me shpejt dhe kjo qe nga 1990 e deri me sot !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje