Greqia liron gardianët që dhunuan për vdekje Ilia Karelin

26 Mars 2015, 17:38Rajoni TEMA

Gjashtë gardianë të tjerë që mbaheshin në burg për torturimin me pasojë vdekjen të të burgosurit shqiptar, Kudret Kume, njohur ndryshe edhe si Ilia Kareli janë liruar me kusht.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Selanik dhe gjashtë gardianët e burgosur në Prillin e vitit të kaluar janë lënë të lirë me kusht që të mos largohen nga Greqia, të paraqiten periodikisht në stacionin më të afërt policore dhe një garanci prej 3 mijë eurosh, raporton TCH.

Torturimi dhe vrasja e Ilia Karelit në burgun e Serresit në Greqi tronditi opinionin publik shqiptar e grek një vit më parë. Pamjet e kamerave të burgut tregonin dhunën e makabre të ushtruar ndaj të burgosurit shqiptar, i cili gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Gjithsej ishin 15 gardianët e akuzuar. Gjashtë prej tyre u hetuan në gjendje të lirë në Marsin e vitit të kaluar, ndërsa pjesa tjetër u arrestua.

Në dhunën ndaj 42-vjeçarit shqiptar është përfshirë edhe vetë drejtori i burgut të Nigritas. Pamjet tregonin qartë se drejtori ka qenë në dhomën frigorifer, ku janë ushtruar torturat që i shkaktuan vdekjen e Kudret Kumes (Ilia Karelit).

Ilia Kareli, që në Shqipëri njihej si Kudret Kume pasi ka vrarë një roje të burgut ë Amfisas humbi jetën si rezultat i dhunës së shtruar ndaj tij nga rojet e tjerë të këtij burgu, dhe më pas prej rojeve të burgut të Nigritas, ku u transferua menjëherë pas vrasjes.

Para se të qëllonte gardianin, Ilia Kareli i ka dhënë atij një letër ku duket qartë se ka qenë në gjendje të rënduar shpirtërore, shpreh padrejtësinë për vitet e jetës të humbura në burg dhe paralajmëron se është i vendosur të marrë një jetë prej atyre që i konsideron përgjegjës për këtë.

37 komente në “Greqia liron gardianët që dhunuan për vdekje Ilia Karelin”

  1. gora says:

    KA NDO NJE KOMENT JANULLATET PER KETE SHTETIN E TYRE DEMOKRATIK QE BEJNE KTO MREKULLIRA LE TE VEJE JANULLA ATJE TE PREDIKOJE.

    1. Adriatik says:

      Sa kudreter e kume ka rrugeve te greqise.

      Ky eshte problemi.

      1. Zigur Qarri says:

        Dhe jashtqitjet si puna jote,po ne vend te dyte te komenteve,

        (http://www.gazetatema.net/web/2014/04/10/videopamje-te-reja-shokueseja-si-u-torturua-kudret-kume-ne-burgun-grek/

        tipike per debilat,qe nuk gjejn ne asnje rast edhe nje fjale te vetme kritike per kete skandal te drejtesise!!!
        O debil i helmatisur ne mendje dhe ne shpirt,nuk njesohet krimi shtetrore me ate te individit,ky rast ka te beje me krim institucional
        more vemje,ku eshte i inkriminuar shteti,dhe kjo ndodh vetem ne vendet
        diktatoriale,por kurresesi ne nje vend te vertete Demokratik.

        1. mario says:

          Nuk ngelet ju te vleresoni gjykatat humanizmin dhe moralin Grek, por Evropa, e cila ju ka vleresuar shume me poshte Greqise persa i perket Gjykatave dhe lirise se Shtypit.

          Ky eshte thelbi i Demokracise o Zike kari.

          1. Zigur Qarri says:

            Qe kur na paskan moral greket(qe ka telendisur nje Bote),o Mario Kari?!

      2. Ilir Hoti says:

        problem eshte demokradhia greke, e mbetur prapa Europes qe nga mesjeta..grekerir jane akoma fjetur e jetojne me enderra e perralla per femije! Edhe kure shkojne ne banjo ..kujtojne se kane prodhuar flori(e hane). ti o qen grek: si guxon te gezohesh qe 15-20 qen si ti, i leshohen nje te burgosuri i lidhur duar e kembe!!!! Cfare ‘trimerie’ eshte o zagare zorresh? pamje te tilla shikojme edhe tek fqinjet tuaj historike e lidhje te forte IS terroristet ne siri e irak.Ashtu si i bekon ata imami i tyre, ju bekon ju jonllatosi pop .. Europa eshte shume perpara ..Vendi yne eshte Europe , kete mund ta shikoni edhe tek trajtimi qe ju behet edhe qenieve te uleta si ju.

    2. enter''" says:

      Clidhje ka Janullatosi???

      Te jap nje shembull. Berisha eshte kriminel, atehere edhe ti “gora” je kriminel…apo jo??

    3. ec daku says:

      Ke ndonjë koment per gardianin që vrau ky tipi me dy emra? Ke ca ti thuash fëmijëve të gardianit pse janë pa baba? Ke ca ti thuash atyre personave që janë plagosur nga ky tipi (që është turp për Shqipërinë)për tu plaçkitur….

  2. alex xinxa says:

    Xsxaxaxaaaa po pse c’prisnit o vulehumbur allvaniqes !? A nuk ka ndodhur gjithmone keshtu ?

  3. Pilo Lala says:

    Frroku i cili vrau nje Komisar Policije, duhet te mendohet mire, dhe solidariteti i Gardianeve te Burgut per vrasjen e Kolegut te tyre, duhet ti tregoje Frrokut, qe nuk shlyhet kollaj vrasja e nje Polici!

  4. Leshi says:

    Europa luftoni korropsjonin thone a ashte greqia ne europe

    1. Dardanet says:

      Greqia eshte nje shtet nen tutellen e Kishes ortodokse raciste greke.Vetem ata dine te bejne krime ndaj te burgosurve dhe jogrekerve.Ata i ka mallkuar dhe do ti mallkoj edhe me shume hajnat e korruptuar.

      1. mario says:

        Po “tutellell” e Fondamentalizmit Islamik te Partis se Erdoganit nuk te bene pershtypje, ti si Koqevar qe je duhet ti dish mire gjykatat e shtetit tend am Turqise.

  5. Zig Zag Man says:

    Gjynah se Ilia burre i mire shume! Ti bejme edhe atij nje kenge bashke me Lul Bashes!

  6. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Dilni ju kokepalare dhe komentoni kunder Greqise.

    1. Dardanet says:

      Ike ore kokepalare ortodopordhe raciste greke.Me ardhjen e demokrateve do shpetoj Shqiperia.Do ndalen vrasjet me tritol dhe nuk do mbushen burgjet me te pafajshem.

      1. BERISHA LARGOHU says:

        Kur do vini ne pushtet sepse ju nuk vini ne pushtet te pakten per nje kohe te gjate? Pastaj komenti I juaj nuk perputhet me temen, e shikoni se jeni injorant Berishian?

  7. h says:

    Hesap alla younistan…

  8. Zigur Qarri says:

    Kush besonte se do ndodhte ndryshe?!
    Nga nje popull bastard,produkt oriental,qe pabesine e ka ngritur ne moral,
    dhe moralin pevers e ka legjitimuar si te drejten e Zotit,ku faji eshte gjithmone jasht tyre,ku mjeku te vjedh zemren,ku polici eshte dhunuesi
    numer nje i ligjit,ku ushtrija frymesohet te mendoje ndryshe nga sa eshte
    sanksionuar me ligj,ku Kisha eshte genjeshtarja me e madhe,vend qe gjeografikisht megjithese eshte ne Europe,nuk kan asgje prej Europiani,ne
    zyrat e tyre jo se jo,por as ne pamje,ne sjellje,ne kulture,e sidomos ne ADN e tyre te qelbur pre bastardesh anadollake.
    Shqiptari eshte antipodi i grekut.Kush mendon ndryshe….!
    “Shqiptarë! Juve djemtë tanë brez pas brezi kur të zini në gojë fjalën grek mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet.” Këtë porosi e jep prifti Kosta Papa Tomorri.

    Krimineli perbindesh norvegjez,Anders Behring Breivik,vrau 70 veta,njerez qe nuk i kishte pare kurre apo te kishte pasur ndonje konflikt me ta,apo padrejtesi,dhe askush nuk e preku,duke u sjellur konform ligjit.Ndersa hienat andollake,kolektivisht dhunuan ligjin dhe personin,ne menyren me ordinere duke perdhosur çdo kod juridik e njerezor,rast i paprecendece per nje Polici dhe drejtesi Europiane.

    1. safeti says:

      Kush merr jeten e tjetrit kot, ka firmosur vdekjen e vet. Zgjidhje e drejte

    2. seleni says:

      Gjykata shqiptare i quajti te pafajshem personat qe vrane me paramendim himarjotin me motorr. A sheh ndonje ngjashmeri ketu me gjykatat greke?

      1. tfgs papudhi i tredhur says:

        E para, ata u denuan,
        e dyta, cfare ka te beje kjo ngjarje me kete te greqise ?
        E treta, vetem dobica te pabese si ty dhe janullatosi perpiqen ti japin kesaj zenke te rendomte, nje sfond fetaro / etnik.

      2. Zigur Qarri says:

        Me paramendim thone vetem greket(ata qe e politizuan).
        Un e di qe Ilir Muka eshte denuar(nga presioni i shtetit grek), megjithese ekspertiza e provoi si aksident dhe jo krim te paramenduar.
        Deshmia e kamerave,eshte deshmia me bindese,dhe rasti ne Greqi ishte i paster fare per gjykuesit.
        Por problemi qe shtrova un me siper,nuk shkon me pyetjen tende!
        Ngjashmeri do te kishte,nese i ndjeri Guma,do te ishte vrare nga
        shteti shqiptar dhe jo nga persona private.
        Pra,ne Greqi eshte krim institucional(Policia),ku eshte implikuar shteti.Po legjitimoi krimin shteti,eshte fundi i Botes.
        Rastet e inkriminimit te shtetit,njihen historikish vetem nga regjimet diktatoriale.Jan mbi 150 vrasje te emigranteve shqiptare ne
        Greqi,shumica nga Policia,por askush nuk eshte denuar.
        Kjo implikon dy institucione,DREJTESINE dhe POLICINE.
        Ky eshte tmerr,po tmerri me i madh eshte,qe ka shqipfoles,qe gjithmone mbajne anen e krimineleve,edhe atehere kur ka nje opinion grek kundra dhunes shtetrore.
        Ka pasur shume italiane,qe ne konfliktet me shqiptaret kan mbajtur qendrim kritik ndaj krimeve qe ka bere ushtria,ka gjithashtu edhe serb qe kan folur per krimet serbe ndaj shqiptareve,kurse tek greket,megjithese kan kryer krime me shume se italianet dhe serbet te marre se bashku ndaj shqiptareve,ndjehen ne te drejte,ashtu si edhe shqipfolesit te ashtuquajtur grek ne Shqiperi,qe ne te gjith periudhat historike,kan qene thike mbas shpine per shqiptaret,
        megjithese kan jetuar me shume sebashku me shqiptaret se sa me greket.

        1. seleri says:

          Nuk kishte kamera ne ate pjese te rruges, madje as ne qender te Himares nuk kamera e jo ne Vishe ku u krye krimi. Krimenelet shqiptare po e ndiqnin si te terbuar djalin nga Himara sepse… fliste greqisht, madje kishin kembyer edhe fjale pak me pare kur kriminelet i kerkonin llogari sepse fliste gjuhen e nenes. Nuk ka pse te politizohej kjo ngjarje, vete krimminelet ishin te frymezuar nga kuq-e zinjte dhe media shqiptare. Deri disa jave me pas krimit dukeshin gjurmet e motorit dhe makines ne rruge. Gjykata shqiptare i fali kriminelet kurse personat e leruar nga gjykata greke jane ne gjykim, gjyqi nuk ka mbaruar.

          1. Zigur Qarri says:

            seleri(seleni),ti nuk di te lexosh,apo nuk kupton shqip?

          2. vlonjati says:

            TE GJIUTHE JUVE BEQIRAVE QE PRETENDONI TE JENI GREKE DO UA Q. ROBT, NJE NGA NJE DO TJU ZHDUKIM. TRADHETARI GUMA, QE E RRITI BUKA SHQIPTARE GJETI ATE QE KERKONTE.

        2. askushi says:

          Rregullo shtepine tende ti, pa leri denglat.
          Meqe je ne korrent te ketyre ngjarjeve a mund te na thuash cfare u be me shefin e policise ne Korce qe arrestoi dhe e rrihte vete personin qe i gervishi makinen?
          Po me shefin e policise ne Shengjin, ku vajti nje qytetare per tu ankimuar per nje problem te saj dhe ai iu hodh, cfare u be?
          Per tu shitur te tjereve dengla demokracie dhe per te folur per shtet ligjor, shqiptaret jane te paret. Ka mundesi qe shqiptaret te jene te paret ne Evrope ne perdorimin e fjaleve “kushtetute”, “vendim gjykate” etj.

  9. Reflection says:

    @ Mero Bze: Po sikur kishe bere nje artikull ku na kaloje per kombetarista te semure (mua me pelqen guximi yt per gjithcka po ketu po mbroje per “filozofi” te tepert) kur iu kundervume zagareve te shtetit fqinj po ti, gjithe butesi, na the se ishim, nacionalista, demagoge,se shteti fqinj po i rraste ne burg nje nga nje ata… ? ? ? Pretendoj te falurat, nga ti…. faleminderit!

  10. gora says:

    o ENTER e di qe sje i vetmi qe te vjen keq qe te shajme ate janullen se dhe ti je pjell e tij. po jeni te padeshirushem per shqiptaret e vertet. ti skupton thelbin clidhje ka berisha ne kete mes,apo je vellai TFG DHE TI

  11. demokrat says:

    Greqia eshte ne krize jo vetem ekonomike por edhe morale. Mjafton te kujtojme vargjet e poetes greke qe jeton ne Suedi per te kuptuar makabritetin e kesaj ngjarje qe u mbyll ne menyren me te turpshme nga drejtesia e nje vendi qe pretendon te jete pjese e humanizmit dhe drejtesise perendimore. Sa zhgenjim.

  12. Zigur Qarri says:

    Ju miltantet e Temes,hajt se nuk lejoni shkrime kritike ndaj politikaneve tuaj(Metes dhe Balles),edhe kur nuk ka as edhe nje fjale ofenduese,(kur per kundershtaret tuaj lejoni fjalorin me vulgare ne familje),po pergjigjen me te njejten monedhe perse nuk e lejoni?

  13. Zigur Qarri says:

    Faleminderrit Tema per mirkuptimin,jeni Gazeta me as-njanese ne Shqiperi,
    edhe nga profesionalizmi jeni me lart se komentuesit.

  14. kosovaeshteshqiperi says:

    Dihej qe keshtu do te perfundonte kjo pune. Absolutisht asnje iluzion nuk kam pasur se mund te denoheshin gardianet kriminele. Arestimi i tyre ishte vetem loje per te qetesuar opinionin publik shqiptar dhe europian.

    PADREJTESI e ke emrin DREJTESI GREKE!!!!!!!

  15. ylli polar says:

    ATA QE DHUNOJNE POSHTEROJNE DHE VRASIN SHQIPTARET NE GREQI KANE QENQE DHE JANE HERONJE .

    1. BALLKAN says:

      Ata qe dhunojne,
      Ata qe poshterojne,
      Ata qe vrasin Emigrantet Shqiptar ne Greqi,

      Kane qene dhe jane Halete e Zeza te Ballkanit,
      Kane qene dhe jane Greko Maskarenj e Shpirtzinj.

  16. Pelasgian says:

    Pse kur jan denu noj here ….kto deri dje nxirrnin nga burgu te burosmit me te eger per te vrare shqiptare civil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje