Balla përcjell mesazhin e Ramës në Kongresin e PBDI në Maqedoni

28 Mars 2015, 20:46Rajoni TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjesë sot në Kongresin tematik te Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të Maqedonise, ku ka percjellë edhe mesazhin e Kryeministrit Rama drejtuar ketij Kongresi.

 

I dashur Ali,

E nderuar kryesi e Bashkimit Demokrat për Integrim,

Të nderuar delegatë dhe pjesmarrës në këtë Kongres,

Të dashur vëllezër,

Koha që jetojmë, me vrullin dhe shpejtësinë e komunikimit që e karakterizojnë, mund t’i duket shumëkujt e papërshtatshme për mbledhje kuvendesh të cilët shpalosen në hapësira që kërkojnë reflektim, dialog dhe shkëmbime me orë të tejzgjatura.

Si për ata që janë të angazhuar në vorbullën e aksionit, si për të tjerë që kërkojnë kompromise konsensuale, një kongres është padyshim një sfidë ndaj intelektit dhe një sprovë për durimin dhe nevojën për tu ulur dhe kuvenduar së bashku.

Cilatdoqofshin kritikat apo pritshmëritë ndaj këtij kongresi, nuk nguroj ta përshëndes, me shpresën se do të jetë një gur më shumë në ndërgjegjësimin e shqiptarëve të Maqedonisë, përtej elektoratit tuaj tradicional, mbi rolin dhe vokacionin e tyre në vendin ku kanë rrënjët tash sa mot dhe në një rajon të pajtuar e të paqtuar, i cili mbetet instrumenti kryesor për shkuar drejt ëndrrës së përbashkët europiane.

E përshëndes këtë Kongres, si Shqiptar, si kryetar partie por edhe si Kryeministër në kontekstin e përpjekjeve tona të përbashkëta për të implementuar në Ballkan, pa komplekse dhe në vërtetësi, përballjen e çiltër mes ideve, kulturën e dialogut mes nesh dhe me fqinjët, strategjinë gjithpërfshirëse të partneriteteve rajonale, aq të domosdoshme për të ardhmen.

Mbledhja e dy Qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, që mishëron rrugëtimin institucional të një populli me një ëndërr zemërbardhë prej së cilës kurrkush, bashkombas a fqinjë qofshin, nuk është i përjashtuar, u shpreh qartë se pa përfshirjen në proceset vendimmarrëse madhore të faktorit shtetformues shqiptar në Maqedoni, sfidat e integrimit europian dhe të mirëkuptimit mes Shteteve në Ballkan, nuk mund të japin frutet e shpresuara.

Duke reflektuar dhe shkëmbyer mes jush mbi rolin historik që i bie barrë dhe që naltëson vokacionin stabilizues dhe emancipues të shqiptarëve të Maqedonisë, ju shfaqeni, në sytë e partnerëve ndërkombëtarë vullnetmirë dhe të kthjellët, të gatshëm e të denjë të vetqeveriseni në bashkësitë e tuaja jo si një minorancë apo tepricë e anashkalueshme, por si një pjesë konstitutive thelbësore e Shtetit që ka për detyrë t’ju përfaqësojë.

Të prirur për të respektuar deri në vetmohim angazhimet e marra në marrëveshjen e Ohrit, horizont por jo limit i perspektivës suaj vetvendosëse në kuadrin e një Maqedonie të larmishme dhe të rithemeluar në parimet e barazisë dhe braktisjes së diskriminimit dhe segregacionit, Shqiptarët e Maqedonisë, të cilado partie qofshin, janë të ftuar të bëhen aktorë të debatit që ju çelni sot në këtë kongres.

Për mbarëvajtjen e tyre dhe përfundimin me sukses në interes të zgjedhësve tuaj dhe popullit tonë anëembanë bjeshkëve dhe gjoleve që na bashkojnë, ju përcjell urimet më të mira personale. Dalshi faqebardhë!

Edi Rama

 

8 komente në “Balla përcjell mesazhin e Ramës në Kongresin e PBDI në Maqedoni”

  1. gjakshqipe says:

    ky katunari i vogek qe kendo,nuk ngja me ket katunarin qe esht ne podium

  2. Albani says:

    E para nuk quhet PBDI POR BDI.Mos na shpikni terma te reja tani.
    Ikni more spurdhjake beni shurren.
    Porosia per BDI-ne duhet te ishte qe BDI-ja po qe se i ka ngelur ndopak dinjitet duhet urgjentisht te dale nga koalicioni.
    Apo BDI-ja nuk i ka shijuar te gjitha frutet materiale te ketij koalicioni.
    NE MAQEDONI ASHTU SI DHE NE SHQIPERI QEVERISIN KOALICIONET E SHTRIGAVE.

  3. anannananan says:

    m*ti percjell mesazhin e sh*rres!

  4. [email protected]@n Nolisti says:

    ti kendoje Enver Hoxhes ,ishte ne te vertete nji pergjigje ndaj nji gjigandi patriot !

    kurse ata qe i mbajne ison ,apo i kendojne mender Sali trapit,jane dhe trapa dhe antishqiptare !

    [ e kupton mesazhin ti ardit ?]

    po nuk e kupton, do te mundohem prape…..

  5. A-Loqe says:

    Me ka marre malli te shoh Sali Berishen ne varken e ENVERIT apo Sali Barishen ne bisht te hoxhakut te ENVERIT!

  6. Tela says:

    Me i lumte goja, nuk e dinim qe qenka dhe artist, sidoqofte te majtet kane kulture te pakten apo jo Arditushhhh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje